Kohët e fundit, socialistë të rëndësishëm shqiptarë po përmendin shpesh një shifër, që sipas tyre, tregon se premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës në 4 vjet po realizohet – 170 mijë vende pune të reja janë hapur deri tani, thonë ata.
Në qoftë se kjo shifër është e saktë, i bie që punësimi të jetë rritur mesatarisht 7% në vit (970 mijë ishte numri i të punësuarve gjithsej në janar 2014). Ndërkohë, rritja mesatare ekonomike (e PBB-së) ka qenë vetëm 2.3% në vit gjatë dy vjetëve të fundit. Për krahasim, në shtatë vjetët e parë të administratës Obama, rritja e numrit të të punësuarve ka qenë mesatarisht vetëm 1% në vit, ndërkohë që rritja mesatare ekonomike (e PBB-së) ka qenë pothuaj 3% në vit.
Por, a duhet ta besojmë këtë “mrekulli” të Shqipërisë, ku rritja e punësimit është 3 herë më e shpejtë se rritja ekonomike, ndërkohë që në SHBA është e kundërta (rritja ekonomike është 3 herë më e shpejtë se rritja e punësimit)?
Në qoftë se është e vërtetë që Shqipëria ka një korelacion të jashtëzakonshëm në raportin 1:3 mes PBB-së dhe punësimit, duhet që shifrat e INSTAT-it për PBB-në të tregojnë një rënëie vjetore të PBB-së prej rreth 3% në vit në dyvjeçarin 2012-13. Sepse ato shifra na thonë se, nga janari i 2012-ës deri në janarin e 2014, punësimi u pakësua mesatarisht 9% në vit (shihni artikullinhttp://www.respublica.al/2016/04/22/p%C3%ABrshpejtimi-i-rritjes-ekonomike-dhe-pun%C3%ABsimit-rezultat-i-politikave-ekonomike ). Por kjo rënie dramatike e punësimit në dyvjeçarin 2012-13 nuk u shoqërua me rënie të PBB-së. Përkundrazi, sipas INSTAT-it, PBB-ja u rrit 1.33% në 2012-ën dhe 1.09% në 2013-ën…
Kjo mospërputhje e pashpjegueshme mes shifrave të punësimit dhe PBB-së na tregon se diçka çalon shumë në to. Shifrat e PBB-së duken më të besueshme, si për nga ecuria e tyre në 4 vjetët e fundit, ashtu edhe nga fakti se vëzhgohen rreptësisht prej institucioneve ndërkombëtare financiare. Ndërsa shifrat e punësimit, me rënien “e papritur” 9% në vit në dyvjeçarin para ardhjes së socialistëve në pushtet, dhe me rritjen “e mrekullueshme” 7% në vit në dyvjeçarin e qeverisjes së tyre, nuk duhen besuar fare.
Prandaj, kur socialistët të na thonë vitin tjetër se e mbajtëm premtimin për 300 mijë vende të reja pune, s’duhen besuar. Po ashtu s’duhen besuar demokratët apo kushdo tjetër, kur të premtojnë se do të hapin 300 mijë vende pune në 4 vjet. Që të ndodhë kjo, duhet që ekonomia shqiptare të rritet të paktën 15% çdo vit, ndërkohë që parashikimet më optimiste për të janë për një rritje 3%-4% në vit…
Te gjithe e kemi degjuar qeverine qe loz me te punesuarit e siguruar.
Pra ata ishin ne pune, por punedhenesi nuk ju paguante sigurimet shoqerore. Sigurisht qe u be mire qe u siguruan.
Po ata qe ishin fare te papune. Ata jane ende te papune dhe numri i tyre eshte shtuar se tepermi. Numrin me te madh te te punesuarve te pasiguruar e ka patur sipermarrja e ndertimit, e cila ka tre kater vjet qe ka bere hapa prapa, duke hedhur ne rruge mijra njerez. Mirepo si te pasiguruar qe kane qene ustallaret qe ndertonin pallate, marangozet qe pergatitinin dyer e dritare, ata qe shtronin pllakat, hidrauliket, elektricistet, punetoret e cimentos dhe te zhavorrit, sot keta dhe shume te tjere qe lidheshin ne menyren zinxhire me proceset e punes se tyre, sot pra, keta nuk llogariten te papune, ose si te pushuar nga puna.
E beni dot kete analize ju zoti Zaloshnja?
undefined
Cfare Ka ndodhur, z. Zaloshnja? Nuk po na tregoni me se si shqiptaret, qe u genjyen bukur mire nga Edi Rama (edhe nga Erioni yt i preferuar), dhe jo njehere, por edhe ne qershor te 2015 per zgjedhjet lokale, do votojne me shumice te njejten force politike? Ke mare vesh ndonje gje? Po ndaje me ne, qe te te jemi mirenjohes. Na ndrico mendjet tona te rjedhura, qe mos perserisim gabime fatale.
Ben mire te rrish menjane ca kohe, te pakten sa te mbarojne zgjedhjet e ardhshme…Ose, sqaro Edi Ramen dhe mbushi mendjen te shpalle zgjedhje te parakohshme.
Te dytet mbas gjermanise nen udheheqjen e corapekuqit