Shitja e 100 % të aksioneve që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, Bankers Petrolium” firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës.
Gazeta “Mapo” thotë se aktualisht ka nisur kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut.
Autoriteti i ka kërkuar shoqërisë kineze dokumentet që provojnë se përfitimi nga firma që sapo ka blerë nuk bëhet për interesa të një pronari të vetëm.
Në kërkimet e autoritetit të Konkurrencës ka rezultuar se pronare e “Geo Jade Petrolium Corporation” është “Charter Poëer Investiment Limited”, një shoqëri publike kineze.
Më 14 mars “Bankers Petrolium” që operon në zonën e Patos-Marinzës shiti aksionet e saj për 575 milionë dollarë.
Ky transaksion vjen pak kohë pasi zgjidhjes së mosmarrëveshjes së “Bankers” me qeverinë shqiptare, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi 75 mln dollarë taksa, pas një rivlerësimi tatimor mbi shpenzimet e kompanisë në vitin 2011.
Privatizimet ne Shqiperi jane kryer mbi bazen e skemes mashtruese ABC. Nje grup spekulativ, zakonisht i huaj, formon shoqerine A, merr borxhe ne banka dhe vjen ne Shqiperi ku privatizon ndermarrjen shtetrore B, pastaj formon firmen C, qe nuk eshte gje tjeter vetem ndermarrja shteterore B ku jane shtuar borxhet e A-se. Per shume vite kjo firme nuk paguan taksa pasi ka “borxhe ” per te paguar. Ben sikur po investon dhe trukon tere bilancet. E tere ky maskarallek behet me ndihmen e shtetareve te korruptuar. Ku ne pushtet vjen nje klase politike qe i zbulon keto marifete dhe kerkohen te paguhen taksat, ndermarrja shitet dhe grupi spekulativ largohet nga vendi. Kjo ndodhi me Cez, me Aeroportin e Rinasit, tani edhe me Bankers dhe do te vazhdoje edhe me te tjeret. Shume shtete tashme kane bere ligje te tilla qe te mbrojne pasurite e tyre. P.Sh. nuk lejojne bashkimin e bilanceve A+B, kontrollojne rreptesisht investimet, bilancet si dhe kushtet e tjera te nenshkruara ne momentin e privatizimit, nuk lejojne eskluzivitetet, monopolet etj. Mjerisht Shqiperia ka pasur nje boshellek te madhe ligjor ne kete drejtim. Shikohet qe tashme Rilindja po i korigjon keto gabime. Bankers po largohet jo vetem per taksat qe duhet te paguaje, por edhe per zbulimin tashme te demit e helmimit qe i ka bere ambjentit dhe ujrave nentokesore me metodat kimike e termetet shkaterruese eksplozive te “shail oil” me te cilat ka nxjerre naften ne Shqiperi.