Policia thotë se të paktën 17 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 35 janë lënduar sot gjatë shpërthimit të një makine, që kishte për cak civilët në juglindje të Bagdadit.
Shpërthimi ndodhi në një rrugë në zonën Nahrawav, e cila përdorej nga pelegrinët shiitë të cilët shkojnë në këmbë në faltoren e shenjtë Kadhimiya të Bagdadit, për përkujtimet vjetore.
Policia lokale në vend të ngjarjes tha se sulmi kishte për cak pelegrinët shiitë, por zyrtarë të tjerë të sigurisë thonë se objektivi sulmit ishte një treg i hapur, që ndodhej në afërsi.
ISIS ka marrë përsipër sulmin duke thënë se e kanë organizuar ata.