Vasili: Pranimi i pagesave në dorë, një lehtësi për fermerët

1 Maj 2016, 12:45Ekonomia TEMA

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson pranimin e pagesave në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore një ndihmë tejet të madhe për fermerët. Në një prononcim për mediat,  Vasili thekson se propozimi i LSI-së shpreh pikërisht vullnetin e fermerëve shqiptarë.

“Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët. Propozimi ynë ishte vullneti i fermerëve. Fermerët nuk do të jenë më pre e sekserëve”, tha Vasili.

Duke e vlerësuar sektorin e bujqësisë si jetik për ekonominë shqiptare, Vasili theksoi se fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve bujqësore.

“Fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve. Bujqësia është sektor jetik për ekonominë kombëtare”, tha Petrit Vasili, Kryetar i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje