Llotaria amerikane: Aplikuan 200 mijë, fitojnë 3 mijë

3 Maj 2016, 20:38Sociale TEMA

Prej orës 18.00 të datës 3 maj, gjithkush që aplikoi për llotarinë amerikane mund të shikojë nëse është përzgjedhur apo jo.

Me numrin e konfirmimit të cilin e keni marrë në momentin kur keni aplikuar në muajin tetor të vitit 2015, por edhe me të dhënat e tjera, mund të bëni kontrollin në faqen zyrtare të llotarisë amerikane.

Kontrolli nisi prej orës 18:00 të datës 3 maj deri në shtator të këtij viti.

Por, nëse keni humbur numrin e konfirmimit, llotaria ju jep një zgjidhje duke rifutur të dhënat tuaja në faqen zyrtare të internetit.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur procedurat që ndiqen më pas nëse jeni përzgjedhur si një nga fituesit e llotarisë.

Shumë e rëndësishme, thekson zyra konsullore e Ambasadës Amerikane, është përgatitja për intervistën. Sipas zyrës konsullore, të përzgjedhurit e llotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit.

Edhe nëse nuk e kanë marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i dërgoni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata.

Në vitin 2015 thuhet se kanë aplikuar mbi 200 mijë shtetas shqiptarë, nga të cilët mund të fitojnë 3 mijë.

Zyra konsullore në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane sqaron se aplikantët duhet të kenë kujdes nga mashtrimet.

Një nga mashtrimet janë mesazhet elektronike që njoftojnë se jeni fitues, por duhet të dërgoni një shumë të hollash.

Ky është mashtrim, fituesi shpallet vetëm me një mënyrë.

Dhe pas përzgjedhjes, duhen plotësuar kriteret që kanë të bëjnë me arsimin dhe punësimin./ TCH

4 komente në “Llotaria amerikane: Aplikuan 200 mijë, fitojnë 3 mijë”

  1. A says:

    Nga 200’000 persona shqiptare qe kane bere LLOTARINE AMERIKANE per kete vit, sipas deklaratave te Ambasades Amerikane ne Tirane i del vetem 3’000 personave shqiptare te Shqiperise. Pra, 1,5 PERQIND e kerkesave te shqiptareve.

  2. yo says:

    thuhet qe do fitojne 3 mije. gazetare, thuhet nga KUSH? BURIMI CITOHET

  3. Proletar Balliu-"Toni". says:

    Rrofte Fahri Balliu .Se nerrase nuk ishte Fahrii Balliu Te shkruaje ” te verteta “per mua une sot e keasj dite do isha ” polic rruge” ose thjeshte me then Qen Rruge.Sot jetoje ne Branford Te Conecticut.Por ” zanatin e vjeter” Nuk e nderroje.Ne shpirt ende ndihem “polic Komunisti”.

  4. enter"" says:

    Amerika ja do shume te miren Shqiperise, me llotarine e saj po e zbraz vendin tone……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje