Kjo shtëpi në Britaninë e Madhe kushton vetëm 1 euro.
Shtëpia gjendet në Lanarkshire-n e Veriut dhe ka dalë në shitje me një çmim të pabesueshëm.
Ka tre kate, por për ta sjellë në gjendje ka nevojë për shumë punime.
Muret janë shumë të rrënuara, parketi i prishur dhe ka nevojë për shumë punime hidraulike.
Por vështirë se dikush do t’i rezistojë këtij çmimi të pabesueshëm.