Derbi i zhvilluar ditën e djeshme ndaj Tiranës dhe Partizanit në “Selman Stërmasi” nuk ka lënë shije aspak të mirë tek sportdashësit vendas dhe të huaj.
Në përfundim të ndeshjes, situata degjeneroi deri në dhunë fizike mes dy stafëve të klubeve.
Drejtori sportiv i Tiranës Devi Muka është konfrontuar me administratorin e Partizanit, Dervishin, ndërsa është grushtuar nga nipi i presidentit Halili.
Gjatë kësaj përplasjeje në video dëgjohet zëri i njërit prej zyrtarëve të Tiranës që i thotë Dervishit ” O Tan ti duhesh lidh për qafe i pari”.
Dyshohet të jetë vetë presidenti 24 herë kampionëve ai që i ka deklaruar diçka të tillë ndaj drejtuesit të të kuqve.
Menjëherë pasi ngjarja ka ndodhur policia e pranishme në stadium ka arrestuar ish-lojtarin e bardhebluve së bashku me 9 tifozë dhe nipin e presidentit të vendasve.
Tensionet e kësaj përballjeje kanë nisur që nga momenti kur drejtori i stadiumit të Tiranës u hodhi flakadanët tifozëve “Guerrils”.
Po c’jane keta legena, burra te pabese. Ate zoterine e mbajne prej krahu tre police, ai k.r d.rri shkon dhe e qellon.
Federata duhet t’ja zbrese tre piket Tirenes dhe ate rrugacin duhet ta denoje drejtesia.
Ndryshe nuk behet sport ne Shqiperi.
Po ku ka dibran te beses mor aman….per policine cfar te flasesh polica coban qe kane zbrit nga male ne vend qe te arrestonin personat qe ushtronin dhune mbanin te dhunuarit dhe benin sikur i ndanin pffff medet ne ca na ka gjet ne cfar shteti jetojme….po te kishte fshf ekipi i tirane do perjashtohej qe ne ndeshjen me vllaznine para dy vjetesh,po keshtu eshte kur sporti ka rene ne duar te mafiozve