Juve, “ultimatum” për Pogba

4 Maj 2016, 15:08Sport TEMA

Fitimi i titullit kampion në Itali për Juventusin është kthyer në dicka normale. Këtë fakt e vërteton dhe dominimi i bardhezinjve për 5 vite radhazi. Vëmendja e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” tashmë është kthyer nga trofeu i Champions League dhe për ta arritur këtë objektiv skuadra ka nevojë për përforcime cilësore. Trajneri i Juventusit Masililiano Allegri dhe drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marrota do të takohen për të firmosur kontratën e re të teknikut livornez, por dhe për të diskutuar mbi merkaton.

Paul Pogba është kryefjala në kampin torinez. Largimi i tij nuk është një opsion dhe për ta mbajtur atë, kampionët e Italisë janë të gatshëm t’i ofrojnë francezit një rritje page, por nëse mesfushori dëshiron largimin atij do t’i duhet të njoftojë klubin brënda këtyre 15-20 ditëve. Më pas në listën e lojtarëve, që kërkohen të mbeten në Torino është sulmuesi Alvaro Morata i cili është dhënë në formë huazimi tek Juventusi. Kontrata e spanjollit është me të drejtë riblereje nga ana e klubit të Real Madrid. Beppe Marotta duket se ka ndërmënd t’i ofrojë Florentino Perezit 25 milionë Euro, për ta mbajtur Moratën,por me shumë gjasa  oferta pritet të refuzohet. E njëtja situatë është edhe për kolumbianin Juan Cuadrado, i huazuar nga skuadra e Chelsea.

Trajneri i ri “Bluve të Londrës” Antonio Conte do të bëjë të pamundurën për ta rikthyer atë në Stanford Bridge. Në frontin e afrimeve Andre Gomez i Valencias është vënë në qëndër të vëmendjes. Vlera e kartonit të mesfushorit kap shifrën e 30 milionë Eurove. Shkodran Mustafi shihet si një alternativë e mirë në repartin e prapavijës. 24-vjecari mund të aktivizohet në qëdër të mbrojtjes por edhe në krahë. Vlera e kartonit të shqiptarit është 15 milionë Euro. Një pafundësi emrash në listën e dëshirave të Juventusit, por perpara se të nisë puna për afrimin e ndonjërit prejt tyre, si fillim duhet blinduar Allegri dhe më pas të nisin tratativat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje