Historike! Kosova anëtarësohet në UEFA

3 Maj 2016, 13:12Sport TEMA

3 Maj 2016. Kosova ka një tjetër datë historike. Federata Kosovare e Futbollit është zyrtarisht anëtarja e 55-të e UEFA-s. Vendimi u morr në Kongresin e Zakonshëm të Konfederatës Europiane, të zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Festa për pranimin e përfaqësueses së Kosovës kishte nisur ditë përpara zhvillimeve të punimeve të Kongresit, që u drejtua nga Theodore Theodoridis, i cili është përkohësisht në krye të UEFA-s, për aq kohë sa mungon një president apo sekretar i përgjithshëm në këto detyra.

Kosova njihet si shtet nga 38 vende anëtare të Konfederatës Europiane që votuan dhe kjo ishte arsyeja përse pranimi i saj u shndërrua thjesht në formalitet pavarësisht lobimeve kundër.

Me pranimin në UEFA merr fund kalvari i përfaqësueses së Kosovës, që prej 6 Majit 2008 hodhi hapin e parë drejt ndërkombëtarizimit, me kërkesën që në atë kohë nuk u miratua nga FIFA.

Por, me anëtarësimin pranë UEFA-s edhe pranimi në FIFA është çështje ditësh dhe pritet të realizohet në Kongresin e institucionit që drejton futbollin botëror më 12 dhe 13 Maj në Mexico City. Kjo është arsyeja përse menjëherë pas aprovimit të marrë nga pjesa më e madhe e federatave Europiane, tashmë për Kosovën do të nisin procedurat për t’u përfshirë në programin e kualifikueseve të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi./SS

19 komente në “Historike! Kosova anëtarësohet në UEFA”

  1. tfgs1 says:

    allah uakbar………….

    1. FAKT says:

      MJERE NJEREZIT QE TE KANE AFER DHE LUM ATA QE STE NJOHIN,MEGJITHE VRERIR QE KE NXJERR GJITHE KETO VITE KUSHEDI SE CFARE QENIE PAKURRIZORE MUND TE JESH.

      1. tfgs1 says:

        o beqir,qe kur ”Zoti eshte i madh”[ne arabisht] qenka mekat apo vrer….!!!???
        Mekat eshte te mohosh ate cfare je,pra origjinen qofte edhe ajo arabe,gje te cilen beni ju sunitet shqipfoles duke luajtur ”shqiptarin”…!!!!

    2. Toni KS says:

      UEFA/Europa injoroi Serbine sllavo-magjupo-orthodhijakse (aka ISIS-i ortodoks) dhe pranoi ne gjirin e saj Kosoven iliro-arberore. Ska kush na prish festen. Veq e turperon veten.

  2. Labi says:

    Urime Kosovë

  3. FAKT says:

    URIME KOSOVE!! EDHE PSE E DI SE NGA SOT GJERAT DO NDRYSHOJNE PERGJITHMONE SEPSE U SHKEPUT FIJA E FUNDIT QE BASHKONTE GJITHE SHQIPTARET.NGA SOT EDHE MUND TE NA DUHET TE PERBALLEMI ME NJERI TJETRIN ,SIGURISHT KJO DO TA NDAJE FAKTORIN SHQIPTAR NE BOTE,NDOSHTA STADIUMET NE PERENDIM NUK DO TE MBUSHEN ME NJESOJ ME SHQIPTARE NGA KOSOVA QE ISHIN AQ TE DHENE PAS KOMBETARES,NDOSHTA NUK DO TE KETE ME RADHE TE GJATA NE KUFI NGA KOSOVA QE PRISNIN TE HYNIN PER TE PARE NDESHJEN,NDOSHTA NE KETE REALITET TE RI DO ME MUNGOJNE THIRRJET PATRIOTIKE TE TIFOZEVE PER SHQIPERI ETNIKE OSE KENGET PER KOMBETAREN SHQIPTARE NGA TE DYJA ANET E KUFIRIT EDHE PSE GJITHE KJO ME ESHTE DUKUR SHUME FOLKLORIKE .NDOSHTA NE EKRANET E PRISHTINES NUK DO TE NDIQET VETEM NDESHJA E SHQIPERISE SIC KA NDODHUR GJITHMONE ,NDOSHTA DO NA DUHET TE PERBALLEMI ME REALITETIN E RI TE NGJYRAVE VERDH E BLU.THJESHT CDO GJE SDO JETE SI ME PERPARA.DO TE DOJA TE ISHIM NJE PO JA QE SKEMI CTI BEJME TE SHKUARES. NGA TE DYJA ANET MUND TE KENE LINDUR NDOSHTA STEREOTIPE OSE PARAGJYKIME PER NJERI TJETRIN POR IMAGJINO NJEHERE ISHIM BASHKE TE GJITHE DHE PREKEM EUROPEN ,PER FAT TE MIRE TE ATYRE QE SNA DUAN SJEMI BASHKE ME DHE PER FATIN TONE TE KEQ SEPSE DO ISHIM MBRETERIT E BALLKANIT. PER TA MBYLLUR ,FALEMINDERIT KOSOVE QE EDHE NJEHERE DHE DJEMTE E TU PER SUKSESIN TONE ,SINQERISHT,FALEMINDERIT!!!!

    1. Pelasgian says:

      Koha do te tregoje nese fjalet e tua do kthehen realitet apo jo – Nejse , analize shume e mire .

      Nga njera ane me behet qejfi qe Kosova u antarsua ne UEFA sepse matane kufirit nuk jan super te korruptuar si Duka pulashitesi me shoke , nga ana tjeter nese Kosova do vazhdoj te nxjerre gjithmon talente dhe Shqiperia ndoshta do zgjohet dhe do investoje ne sport e jo me ne lloto .

      Besoj se Kosovaret kan akoma mall dhe dashuri per Shqiperine dhe do ta ndjekin si neper Europe e si neper TV .

      URIME DARDANISE!

  4. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Urime Kosovë, suksese Kosovë, përpara Kosovë! Jemi me Ty Kosovë, sepse dhe Ti je me ne! Jemi një komb, kemi një gjuhë, një histori, një identitet, një ëndërr. Njëra dorë lanë tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Eshtë dita të thërrasim: “O sa mirë me qenë shqiptar”!

  5. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Urime Kosovë, suksese Kosovë, përpara Kosovë! Jemi me Ty Kosovë, sepse dhe Ti je me ne! Jemi një komb, kemi një gjuhë, një histori, një identitet, një ëndërr. Njëra dorë lanë tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Eshtë dita të thërrasim: “O sa mirë me qenë shqiptar”!

  6. Fottaq says:

    E shikoni o allvanose prape perfituat nga zemergjersia e grekut.

    1. Toni KS says:

      Ruaju nga greku edhe kur sjelle dhurata. Prej kohes se Homerit keshtu ka qene. ?

  7. ylli says:

    Bravo e madhe! Ky turgofakosi qe shqip do te thote turkngrenes dmth vrases turqish ,nuk e di ca i gezon emrit te tij !?!? Mos valle 550 perkudesje seksuale nga turqit.Pastaj si grek duhet ta dije mburrjen idiote greke e te qenit ure ndermjet Lindjes e Perendimit.Dhe dashurine e popullit grek per arabet sduhet ta mohoje.Vete fakti qe ne cdo lufte ne Lindjen e Mesme te vetmit qe bejne protesta pro arabe e pro myslymane jane greket.Pale ato koncertet qesharake per kurdet ,irakenet etj etj ,qe te sjellin zorret ne fyt.Me fenomenalja ishte per Ocalanin ,ne 7 te mengjesit e dorezuan te turqit ,ne 7 te darkes bene koncert pro Ocalanit.Por Kosoves i lumte.Edhe UEFA bravo.Nje rol te madh ka luajtur greku Theodhoridhis dhe ta vleresojme kete.Nuk jane te gjithe greket ….spurthjako- turkofagos.

  8. mirel says:

    Urime Kosova!

  9. polua says:

    Urime Kosoves dhe kosovareve, urime Shqiperise dhe shqiptareve; rruga drejte perfaqesimit shqiptar eshte e pakthyeshme ne te gjitha drejtimet. Rrofte SHQIPERIA!

  10. Akili says:

    Historike do te jete kur Kosova te behet antare e OKB-se dhe te njihet nga vete Serbia. Ndjesa e Serbise dhe njohja reciproke do ishin akti me historik mes dy kombeve tane si paktor paqeje dhe stabiliteti. Po per kete Kosova duhet te kepuse c’do fije te dyshimte qe e lidh me turqizimin,osmanizmin dhe islamizmin regresiv. Edhe Greqia me shume gjase do e njohe se shpejti Kosoven dhe shpresoj qe te njejten te beje edhe Rumania,Sllovakia dhe Spanja pavarsisht problemeve te brendeshme. Gjithsesi antarsimi ne UEFA eshte edhe nje hap me shume ne integrimet evropiane dhe nderkombetare ete Kosoves. Urime.

  11. enter"" says:

    Te shofim tani kur te bier ne nje grup Kosova me Shqiperine, hahahha do kete gallate.

    1. Niko says:

      të shohim njëher se si do jen përballjet Greqi – Qipro që për herë të parë janë në të njëjtin grup tani në eleminatoret për botrorin 2018. Do jetë fat, apo ngatërres??

  12. Niko says:

    urime Kosovë, suksese, suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje