Jurgen Uldedaj po ngjit hap pas hapi shkallët e karrierës në boksin profesionist. Lezhjani i cili është tashmë pjesë e klubit gjerman më të njohur në Europë për prodhimin e kampionëve “SES Boxing” zhvilloi sot një sfidë mbresëlënëse kundër gjermanit Sven Haselhun.
Përballë Hasenhum i cili mbante nofkën “Lokalmatador”, Uldedaj tregoi një përgatitje të shkëlqyer tekniko- taktike dhe një gjendje shumë të mirë fizike. Shqiptari dominoi të gjitha raundet duke arritur me sukses të plotë te fitorja mjaft domethënëse, kundër gjermanit i cili kishte 23 ndeshje në boksin profesionist.
Mediat gjermane kanë shkruar me superlativë për boksierin shqiptar që është pjesë e nje nga klubeve me te medhenj europian SES Boxing, ku bën pjesë edhe 2 here sfiduesi per kampion bote, Robin(Haxhi) Krasniqi. Në shkrimet e mediave, gjermanët i janë referuar karrierës gjithnjë në ngritje të Uldedajt.
Më 14 nëntor Uldedaj bëri debutimin e tij në boksin profesionit në peshat gjysmë te rënda duke mposhtur pas 4 raundesh, polakun Mateus Gatek, pavarësisht se ky i fundit vinte me petkun e favoritit.
Jurgen Uldedaj përpara se të përfshihej në boksin profesionist ka rregjistruar një sërë suksesesh në atë amataor, duke fituar disa tituj kombëtar dhe triumfuar në shumë evente ndërkombëtare si kundër ishte ai në Axerbaixhan, apo edhe medalja e bronxit në kampionatin europian për të rinj që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.
Oranews.tv
bravo jurgen uldedaj..ngrije sa me larte flamurin shqiptar zoti i bekofte te gjithe ata shqiptar qe na nderojne
Pyet nje here mire perpara se te thuash nje Bravo?
Jurgen uldedaj do te ngreje flamurin Shqipetar apo ate “”nazist””?
Jam dakord
Zoti i bekofte te gjithe ata Shqipetare qe na nderojne kombin dhe Shqipetarine
Zotit u ardhte gjynah dhe i meshirofte te gjithe ata Shqipetare qe mohojne Kombin.
Vigan I Malaise Madhe, suksese o njish,kampion bote shume shpejt me nime to Zotit.
Nuk kishte emer shqiptare po duhesh patjeter emer gjerman “Jurgen” inferioriteti shqiptare nuk ka kufi Cmenduri