"Kulla tek stadiumi, një tekë e çmendur. Ndërtimi i 'Arenës' në atë vend, budallallëk urban"

29 Prill 2016, 09:37Sport TEMA

Artan Fuga thotë se ndërtimi i “Arenës Kombëtare” ku është stadium “Qemal Stafa”, është një budallalëk urban.

Sipas tij, stadium duhet të ndërtohet në periferi.

Ndërkohë, ndërtimin e kullës ai e cilëson një çmenduri.

“Stadiumi kombëtar i futbollit???

Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo një kullë aty prapa portjerit.

Ky është një teke krejt e çmendur që le të ngrihet si provë për brezat e ardhshëm sesa ekscentrikë kemi qenë ne …

Monumenti i cmendurisë sonë kolektive.

Lavdi çmendurisë – shkruante Erazmi i Roterdamit.

Lavdi!!!

Puna është se një stadium në një lagje rezidenciale, ngjitur me bulevardin kryesor të qytetit, afër institucioneve të shtetit, në zonën më të pasur, pranë një parku ku duhet të mbretërojë qetësia, atje ku turmat e tifozavee do të bllokojnë bashkë me policinë gjithë trafikun e qytetit, nga Skenderbeu deri te Sheratoni, kjo nuk është çmenduri, kjo është një budallik urban.

Amani mo amani !

Po ikni mo bëjeni andej nga Farka, Kombinati, Rrëzë Dajti, popullojini aty zona, urbanizojini, pasurojini, gjallërojini mo se e mblodhët gjithë pasurinë këtu afër kopshtit zoologjik.

Pupupu!!!

Ore ka urbanistë ky vend se Federatë Futbolli u pa se nuk ka…“, shkruan Fuga.

14 komente në ““Kulla tek stadiumi, një tekë e çmendur. Ndërtimi i ‘Arenës’ në atë vend, budallallëk urban””

  1. andi says:

    Ky Fuga ne thelb ka te drejte dhe ne kemi nevoje per njerzit e ditur dhe te urte te shprehin mendimin e tyre pasi ata kane dhe potencialin te shendrohen ne udheheqqesit e levizjeve qytetare kunder arbitraritetit. po menyra si i shpreh ky “profesor” mendimin eshte per te ardhur keq dhe nuk nderon as Fugen dhe as shoqerine shqiptare

  2. BEN QIMJA says:

    O shqiptare po akoma nuk e kapet mo?

    Pronari real i Albstarit eshte BEN QIMJA i Fierit.

    Turp per Edi Ramen qe akoma vazhdon te beje allishverishe me kriminela

  3. klodi says:

    Po lekat zoti filozof ku ti gjejne. Se privatit ne periferi zor se i del rentabel. Do i duhet shtetit te shtoj te pakten 40 milion euro, duke qene se ne nje vend te parapergatitur kushton aq, imagjino ne nje vend te ri me gjithe token sa do te kushtoj. Kaq e thjeshte eshte puna zoti filozof.

  4. Celo Mezani says:

    O profesor, ke rrjedh nga trute. Po ben si eksperte per cdo dhe shkon ne nihilizma ekstreme apo lavdira ekstreme.
    Stadiumi i ri i Tiranes nuk do jete Sansiro apo Bernabeu, qe kerkojne infrastrukture gjigane per te menaxhuar tifozerine. Do te jete 22,000 vende.
    Jane po aq veta sa futeshin ne stadium perpara se te behej me karrige, kur vinin ekipe me emer ose ishin ndeshje decizive (Gjermania, shpresa Italise, Bayern, Belgjika, Greqia, etj)

    Nuk u blloku ndonjehere trafiku as tani e as atehere me shume sa bllokohet tani kur ben aktivitete Erjoni. As parku nuk pati ndonjehere problem. As banoret nuk u bezdisen aq sa thua ti. Stadiumet e vogla i japin jete qytetit dhe nxisin levizjet ne kembe.

    Stadiumet e medhaja behen jashte qytetit dhe duan sistem rrugor dhe parkimi te avancuar. Me pak se 10,000 veta levizen nga Tirana ne Elbasan per ndeshjet e kombetares dhe e beme 3 ore rrugen e kthimit.

  5. al says:

    Ky stadiumi yne eshte ne periferi, apo je ndonje katunar qe rastesisht ke lind ne Tirane.
    Sa per kullen ajo ben “Muuu..” qe eshte nje skandal sic eshte kulla prane Gjykates se Larte,
    per te cilen nuk flet apo nuk ankohet askush, pseeee???
    Cfare jane keto kulla qe ngrihen mbi 20 kate dhe rrine nga dhjet vjet pa u futur ne perdorim
    po e po por dhe si arkivole te hapura ne mes te Tiranes.
    Pse nuk shqetesohesh ti “profesor” per pamje te tilla te shemtuara qe po shkaterrojne dhe financat e
    qytetareve ane e mbane Shqiperise. Pse nuk shqetesohesh per dhjetra mijra apartamente qe kane ngelur
    pa u shitur, per mijra e mijra ambiente dyqanesh qe nuk jane shfrytezuar ndonjehere dhe qe ne fasade do
    u ngelet ne jete tabela ” Jepet me qira”

    philips stadion eindhoven

  6. Shqiptar i Ndershëm says:

    Ndërtimi mbi Arenën Kombëtare të Futbollit, i Një KULLE (Tregëti; Biznes),
    NUK ËSHTË PARËSORE PËR SHQIPTARËT DHE FUTBOLLIN.
    ËSHTË: [SHËRBIM NDAJ OLIGARKISË].

    Ndërtimi i Arenës Kombëtare të Futbollit, në të njëjtin vend pas 77 vjetësh,
    NUK ËSHTË LARGPAMËSI PËR SHQIPTARËT DHE FUTBOLLIN.
    ËSHTË: [MEDIOKRITET AKTUAL & GOMARLLËK FUTURIST].

  7. nn says:

    po pse more zoti Fuga te betonizojme edhe pjese te tjera te Tiranes, si Farka – rreza e Dajtit (ky i fundit eshte edhe park kombetar mesa di une), dhe te mos ristrukturojne stadiumin aktual; a eshte arkitektura e duhura apo jo — edhe kjo ka vend per diskutim me te gjere; dhe Kulla Eifel cuditi boten kur u ndertua, mes polemikash, kundershtive, etj etj – por sot ne te gjithe mezi presim te kemi shansin per ta pare.
    Per sa i perket prishjes se qetesise dhe pozicionimit ne Tirane, prane kujt dhe ku, eshte pak vone per ta thene —– ne cfare viti eshte ndertuar stadiumi Qemal Stafa ?

    1. ATLÉTICO DE MADRID says:

      Stadiumet perspektive, te reja, te kohes, per shume arsye, pergjithesisht ndertohen ne Periferi.

      Estadio Antiguo “Vicente Calderón” MADRID CENTRO.

      Estadio Nuevo “Olímpico La Peineta” MADRID PERIFERIA.

  8. Viking says:

    Po mos ta ndertojne nese nuk kane lek. Le te behet atehere kur te gjenden leket. A e kuptoni qe me tiranen ne mandatin e dyte si kryebashkiak E.Rama beri nje masaker urbane e betonizimi qe nuk ka zot qe e bjen ne terezi mo. Profesori po thote nje te vertete dhe eshte nga te paktet qe fles si qyetetar normar dhe i shqetesuar per te ardhmen e vendit ku banon e ku do rriten femijet tane.Ramen e kemi votuar pa rezerva sepse ishte e keqjame e mire perballe Sali brutalit & co. Por po na zhgenjen totalisht. Po mbulon ato pak te mira qe ka me budalliqe trashanike si kjo. I duhet thene Stop me cdo kusht. Duhet ndalur realizimi i kesaj masakre.

  9. corape kuqi says:

    Nuk e di car ndryshimi ka edi e koqo nga ben qimja. Te tee barbare jane. Po ju sugjeroj ta ngrini stadiumin mbi ishbkombinatin e textileve nevkombinat.

  10. qytetari says:

    Stadiumi i kombetares nuk duhet te ndertohet aty.Se cfare urbanistesh kemi mjafton te hedhesh nje sy ne gjithe qytetet e Shqiperise.
    Model shkaterimi eshte Saranda.

  11. ilir says:

    A i dini kush jane njerzit e semur per”Nuk”? Të gjithe ata që kanë kaluar një formë të theksuar skizofrenie.
    Ae mbani mend se sa i shendetshem ka qene profesori par disa vjetesh. U semur dhe e bombarduan. Me c’fare do te thoni ju? Pyeteni vete. Nuk e shikoni se çfarë fjalësh perdor me shumic kur komenton?
    A mund te jete normal nje njeri qe prononcohet per cdo gje? Kete e bejne te gjith psikopatet e llojit te tij si Artan Hoxha(presidenti), qorri italian( Tos Lubonja), mutiratori i Klsnit ai qe i mor pasurine gjith fisit.

  12. Duan ti japin pamjen e nji Xhamie lol ,
    sepse ky o kushti i islamikut qi financo putanat e shqiperise eee
    ktyne do qi rbt t gjithve dun me i dhan shqypnis pamje arabe shteti arab ne ate stil arkitekture -te fsheht -po mundohen ta shndrojn ne albanistan ket vend pa zot

  13. Loko-Loko says:

    Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa” nuk duhet te prishet per shume arsye llogjike me interes kombetar,por qe bien poshte nga nje arsye e vetme me interes MAFIOZ!
    Se pari,ky stadium eshte me i madhi ne Shqiperi dhe po qe se ne Tirane duhej ndertuar nje i ri,ai me me leverdi ekonomike per shtetin do ishte te prishej karakatina “Selman Stermasi”,ndersa me e mira fare,ky stadium te ndertohen ne hapesiren gjigande prapa DIGITALB-it ne Yzberisht!
    Se dyti,stadiumi ekzistues mban sot 18 mije vete,ndersa ai qe prezantohet i ri,do kete 22 mije,pra vetem 4 mije vende me shume!
    Cfare leverdie paska shteti ketu,qe per 4 mije vende shtese te shkaterrohet nje goxha stadium i madh?
    Se treti,po emri i stadiumit te Ri,pse nuk duhet te jete me “Qemal Stafa”,por “ARENA…”?
    Kush u pyet per kete PUSHKATIM te dyte te HEROIT PARTIZAN?
    Apo duan ta bejne sic bene me PUSHKATIMIN e 84 te masakruarve te 4 shkurtit 1944,nga Xhaferr Deva dhe vendosjen skandaloze te shtatores se TRADHETARIT ZOGOLL ne mes te Tiranes!
    Se katerti,Tirana sot ka afro 1 milion banore,pra vetem 4 mije vende shtese nuk justifikojne 5 fishimin e popullsise aktuale,per me teper qe stadiumet te rinj nuk mund te ndertohen me shpesh se pas 30-40 vjetesh!
    Se fundi:Stadiumi i ri nuk eshte menduar si objekt sportiv,por si biznes privat!
    Asnje pale e interesuar nuk eshte pyetur per kete nderrmarrje pervec DELIRIT TE MADHESHTISE SE Edi Rames!
    Na iku nje ….BUDALL dhe na erdhi nje …..DJALL!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje