Cristiano Ronaldo parakontratë me PSG?

27 Prill 2016, 13:15Sport TEMA

Sulmuesi i Real Madrit Cristiano Ronaldo, ka firmosur një para kontratë me presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khealifi.  Sipas asaj që raportojnë mediat, transferimi i CR7 tek parizienët mund të realizohet vetëm në rast se portugezit nuk i ofrohet rinovimi nga ana e drejtuesve të klubit mbretëror.

Nisur nga kjo agjenti i sulmuesit Jorge Mendes ka nisur kontaktet me presidentin e “Los Blancos” Florentino Perez, për të biseduar mbi një rinovim të mundshëm të kontratës, e cila skadon në Qershor të 2018.

Aspekti ekonomik është i rëndësishëm për 3 herë fituesin e Topit të Artë, por 31-vjecari ka kërkuar gjithashtu që në rastë transferimi tek kampionët e francës, këta të fundit të krijojnë një skuadër kompetitive, e cila të jëtë aftë të luftojë për të fituar trofe në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Duket se kërkesa e portugezit është e realizueshmë pasi, vetë numri 1 Psg Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë garanci Ronaldos për një gjë të tillë. Madje, ai i ka premtuar gjithashtu dhe afrimin e 3 ose 4 lojtarëve cilësorë  për të përforcuar akoma dhe më shumë ekipin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje