Ka ardhur një zhvillim i papritur në çështjen Platini. Komisioni i Etikës i FIFA-s, në fakt, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për korrupsion dhe abuzim me detyrën që ishin ngritur ndaj ish-numrit një të UEFA-s, në lidhje me shumën prej 2 milionë frangash të marra në 2011-ën nga Sepp Blatter si pagesë për punën e tij si këshilltar të zhvilluar në periudhën 1999-2000. Të premten do të zhvillohet një seancë gjyqësorë në Gjykatën e Lozanës për heqjen e pezullimit prej 6 vitesh të drejtuesit francez.
Vitin e kaluar FIFA kishte kërkuar një përjashtim të përjetshëm të Platini nga funksionet sportive, por Michel është pezulluar me 6 vite me akuzat për konflikt interesi dhe pandershmëri. I njëjti ndëshkim që i është dhënë edhe Blatter. Të dy kanë apeluar te Gjykata e Lozëns ku të premten do të zhvillohet seanca për Platini.
SIC DUKET DHE DREJTESIA EUROPIANE DUHET TE MARRE SYGJERIME NGA VENECIA PER REFORMIM TE SAJ. FALJA E KRIMINELEVE TE LUFTES NE HAGE, TENTATIVAT PER TE NXJERRE TE ” LARE ” PLATININE, ETJ TREGON SHKALLEN E LARTE TE KORRUPSIONIT.KESHTU NA BIE QE REFORMIMI I DREJTESISE SHQIPTARE TE BEHET PAS ASAJ EUROPIANE, DMTH PER NE KALENDAT GREKE.