6 lojtarët më pak se 21 vjeç, por që kushtojnë “një thes” me para

25 Prill 2016, 15:57Sport TEMA

Pak e nga pak, javë pas jave, ligat e mëdha europiane po i afrohen fundit të kampionateve në vendet respektive. Natyrisht, shumë klube kanë filluar të shfletojnë merkaton për elementët e rinj, që po spikasin. Por, disa lojtarë, të cilët janë bërë të ndritshëm me performacat e tyre, nuk shkojnë pa u vënë re edhe nga tregu, teksa çmimet e vendosura e bëjnë të vështirë mbërritjen tek ata. Prestigjiozja spanjolle, “Marca”, ka hartuar një listë me 6 lojtarët e rinj, të talentuar, që ende s’i kanë mbushur 21 vjetët, por që kushtojnë secili nga “një thes” me para. “Hidhni një sy vlerës së lojtarëve të mëposhtëm, të cilët, me shumë pak vite në futbollin profesionist, tashmë kanë arritur të kushtojnë shuma të konsiderueshme në merkato,” – citon “Marca”.

1. Gianluigi Donnarumma, 17 vjeç. Vlera e tregut: 38 milionë euro. Ekipi: Milani.

2. Julian Weigl, 20 vjeç. Vlera: 31 milionë euro euro. Ekipi: Borussia Dortmund.

3. José Giménez, 21 vjeç. Vlera: 63 milionë euro. Ekipi: Atletico Madrid.

4. Mahmoud Dahoud, 20 vjeç. Vlera: 30 milionë euro. Ekipi: Borussia Monchengladbach.

5. Leroy Sane, 20 vjeç. Vlera: 25 milionë euro. Ekipi: Schalke 04

6. Renato Sanches, 18 vjeç. Vlera: 38 milionë euro. Ekipi: Benfica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje