Zbulohet sekreti i Neymar, ja ritualet para çdo ndeshje

23 Prill 2016, 14:41Sport TEMA

Lojtari i supertalentuar i Barcelonës, Neymar është një person i zakoneve të vjetra. Të paktën kjo sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Sport”, që zbulon ritualet e brazilianit para se të zbresë në fushë.

Raportohen pesë rituale që i sjellin fat futbollistit që mban fanellën me nurmin 11 te ekipi “blaugrana”. I pari prej tyre është të komunikojë me babain e tij, pasi ky i fundit e karikon me fjalë motivuese.

Neymar që është një person shumë besimtar, para vërshëllimës së fillimit të lojës, gjithmonë falenderon Zotin dhe i lutet që ta mbrojë gjatë ndeshjes.

Pasioni i tij i dytë është që të dëgjojë muzikë, mbi të gjitha muzikë braziliane. Një tjetër ritual është ai i të shkuarit në tualet para çdo ndeshje: “Duhet të kaloj gjithmonë prej andej”. Në përfundim, sulmuesi i jashtëm i përfaqësueses braziliane bën një fotografi të cilën e publikon në rrjetet sociale. Këto janë zakonet që e bëjnë Neymar tmerrësisht supersticioz dhe që shokët e tij të ekipit, i dinë përmendësh./Telesport

2 komente në “Zbulohet sekreti i Neymar, ja ritualet para çdo ndeshje”

  1. vjeshta says:

    As nuk marr mindimin ta lexoj shkrimin.
    Ritualet e ketij injoranti David Luiz Felipe Melo Kaka e shume idiota te tjere dhe sekti fetar i qelbur qe ndjekin i ka ndihmuar te fitojne edhe boterorin ne Brazil
    Edhe vete Dunga u a ka ndaluar rreptesisht predikimin ne grumbullimin e seleçaos.

  2. jurgen says:

    Sekret i madh na qenkerka kur e dikan te gjithe shoket e ekipit permendesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje