Erick Thohir ka vendosur të lërë Interin. Është ky konkluzioni Gazzetta Dello Sport pasi ka konsultuar një seri të shumëfishtë burimesh.
E përditshmja sportive italiane raporton se që në fund të vitit të kaluar, manjati indonezian i kishte dorëzuar bankës Goldman Sachs, një mandat të plotë për të kërkuar një ortak jo vetëm për një pakicë aksionesh, por pa përjashtuar edhe hipotezën e dorëzimit të paketës së plotë të kontrollit të klubit.
Tani Thohir është buindur për të dalë nga investimi zikaltër, pak rëndësi ka nëse kjo do të ndodhë menjëherë apo gradualisht. Gazzeta vec të tjerësh bën të ditur se Thohir po tundohet nga ideja për të blerë një klub anglez, me indonezianin që ka bërë udhëtime të sghpeshta në Londër ku ka dhe ekipin malajzian, Tony Fernandez, President i QPR, me të cilin po konsultohet pasi ka vënë në shënjestër skuadra si Fullham, skuadër e Londrës Perëndimore, ashtu si QPR.
Në orët e vona të mbrëmjes së të premtes është zhvilluar në Pinetina një takim mes një delegacioni të Sunning, kolos i industrisë kineze dhe Thohir e Morattitt. Thohir vazhdon tyë thotë se është i gatshëm për të shitur një pakicë aksionesh dhe që do të qëndrojë në komandë te Interi, ndërsa Moratti përgënjeshtroi zërat për një rikthim të tijin në drejtimin e Interit, ndërkohë që dhe Pirelli përgënjeshtroi një përfshirje të gjigandit tjetër kinez ChemChina në operacione që kanë të bëjnë me Interin.