Pas trembëdhjetë vitesh duke luajtur në “bateri”, Lee Jobber është bërë njeriu më i dashur dhe i respektuar nga të gjithë në Leicester. Tashmë në rolin e kryetifozit, me daulle në stadiume. Tashmë, ai dëshiron të lëvizë me skuadrën e zemrës në të gjithë Europën. Lee Jobber është 36 vjeç dhe për herë të parë shkoi në vitin 2002 në stadiumin e ri. “Është një fakt që kam shkuar paksa vonë në stadium, por kam qenë gjithmonë tifoz i ekipit, edhe kur ishim në kategorinë e tretë,” – thotë ai, që në vitin 2003 kishte marrë titullin zyrtar “artist”. Me trupin e mbuluar me tatuazhe, ku stema e Leicester City zë gjithë kurrizin e tij, ai paraqitej nëpër ndeshje me trupin zbuluar, në mes e lart, derisa mjekët e këshilluan të mos e bëjë më këtë, por të veshë rroba të ngrohta.
“Goditja e daulles më jep shumë adrenalinë, ndërsa më vë në qendër të tifozëve,” – thekson Lee Jobber, duke kujtuar herën e parë kur e bëri këtë gjë, i bindur nga klubi, por me shumë frikë se mos merrte ndonjë goditje nga 20.000 njerëzit në stadium. “Më pas, të gjithë më kërkonin mua për t’i udhëhequr gjatë tifozllëkut”, – shton “Manolo del Bombo” e “dhelprave” të Leicester City, skuadra surprizë angleze, që po kryeson Premier Ligën. Po vitin e ardhshëm, çfarë do të bëjë ky kryetifoz i Leicester? “Unë dua që të më dëgjoni në “Camp Nou”. Do të shkojmë atje si kampionë të Anglisë”, – përfundon 36-vjeçari./ Telesport