Totenhemi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Wes Bromuiç, duke bërë një hap fals në rrugën drejt titullit kampion.
Një barazim që i shkon përshtat ekipit kryesues Leiçester City që tashmë thellon distancën me Spursat në +7 pikë.
Tashmë kur kanë mbetur dhe tre ndeshje deri në përfundim të kanpionatit anglez, ekipit të Klaudio Ranierit i nevojiten vetëm tre pikë për të siguruar matematikisht titullin kampion.
Tre ndeshjet e mbetura Leiçesteri i ka me Mançester United, Evertonin dhe Chelsean./f.b