Disa nga futbollistët e Paris Saint-Germain fluturuan përtej Atlantikut për të festuar triumfin në finalen e Kupës së Francës, trofeu i dytë sezonal pas titullin kampion.
Më konkretisht Ibrahimovic, Verrati, Pastore dhe Sirigu, prenotuan një hotel në Las Vegas, ku u bënë pjesë e një feste të shfrenuar me pije dhe femra me bikini.
Edhe pse ka dashur të fshehtë, disa foto të publikuara nga miqtë e tyre në rrjetet sociale, kanë tradhtuar yjet e Parisit, që u mbetet edhe Kupa e Ligës për ta kompletuar tripletën në futbollin francez.