Rafa Nadal blen jaht 3 milionë euro

26 Prill 2016, 16:25Sport TEMA

Rafa Nadal i ka lejuar vetes një tekë spektakolare, duke blerë një jaht luksoz me vlerë 3 milionë euro. Përveç kësaj, një nga pasionet e mëdha të Rafa Nadal, tenistit të mirënjohur,  është gara me vela. Kështu, ai ka vendosur ta “përkëdhelë” veten dhe, siç raportohet nga “Nauta 360”, sapo ka blerë një jaht luksoz të markës “Monte Carlo Yachts”. Kjo, në fakt, është një anije 23 metra e gjatë, e cila zëvendëson modelin e vogël të jahtit, që përdorte deri kohët e fundit Nadal, kur shkonte për peshkim me miqtë e tij.

Jahti i ri i Rafa Nadal arriti të premten e kaluar në “Porto Cristo Yacht Club”, ku ai vazhdon të jetë i ankoruar. Jahti i tij ekskluziv është bërë me porosi dhe çmimi në modelin e zgjedhur nga Rafa Nadal shkon në mes 2.5 dhe 3 milionë eurove, në varësi të gjërave ekstra që kërkon. Ai ka një autonomi prej 310 miljesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje