Ana e errët e stadiumit të ri dhe e vërteta e Kullës së tij 19-katëshe

28 Prill 2016, 19:53Sport TEMA

Në vitin 2011 një Vendim i Këshillit të Ministrave që mban poshtë firmën e Sali Berishës i dha jetë një shoqërie me emrin “Kuq e Zi”.

Kjo VKM ndau 75% të Ndërmarrjes “Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa” për Federatën Shqiptare të Futbollit (me status privat OJF-je) dhe 25 përqind për shtetin shqiptar, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë.

Njihet nga qarqet e sportit në Tiranë fakti që nënshkrimi i Berishës erdhi pas një lobimi shumë të fortë veçanërisht nga qarku i njohur Frangaj-Duka i biznesit.

Me këtë VKM, “Qemal Stafa” thuajse u privatizua, sepse pjesa private (75 përqindshi) merrte tashmë lehtësisht të gjitha vendimet për këtë Sh.A.

Jo rastësisht Bordi i krijuar pas kësaj VKM-je të Berishës ka për kryetar presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe administrator ish-sekretarin e FSHF-së, Eduard Prodani.

Mori udhë kështu ajo që për lehtësi krahasimi po e quajmë “Versioni 1” i stadiumit të ri.

Asokohe FIFA kontraktoi për shumën 200 mijë euro një kompani që do të bënte fizibilitetin e “Qemal Stafës” ekzistues.

Ky studim sugjeroi që stadiumi i ri mund të ketë vetëm 16 mijë vende të ulura, të cilat pas negociatave FIFA-FSHF u bënë 22 mijë.

Pas këtij studimi, Shoqëria Kuq e Zi deklaroi të hapur tenderin për ndërtimin e stadiumit. U vendos forma e Koncesionit, miratuar edhe nga FIFA dhe UEFA.

Ky version parashikonte ndërtimin e stadiumi me Koncesion 35 vjeçar. Pas 35 viteve stadiumi do t’i kthehej shtetit shqiptar.

Në gusht 2013 u mbyllën pranimet e dokumentacioneve nga kompanitë e interesuara dhe u shpallën 3 finaliste të cilat ishin nga Koreja e Jugut, Italia dhe Franca.

Pas tërheqjes së çuditshme të aziatikëve, gjithçka u diskutua midis Bouygues Batiment Internationalinstitucione nga Franca dhe Serenissima Contruzioni nga Italia.

U shpall fituese kjo e fundit.

Ashtu sic veprohet në vende të brishta e të pastabilizuara, firma fituese e koncesionit për stadiumin e ri, kërkoi një “Letër-Garanci” nga qeveria shqiptare.

Por ndryshimi politik pas zgjedhjeve të 2013-s e la gjithçka pezull.

Edi Rama që mori drejtimin e Ekzekutivit shqiptar, i këshilluar nga FMN nuk e lëshoi këtë letër-garanci.

Në vend të kësaj, Rama deklaroi në fillim të qeverisjes që “nuk ndërtojmë stadium të ri kombëtar me 50 apo 70 milion euro, por me 20 milion euro do rikonstruktojmë 4 deri në 5 stadiume aktuale”.

Dhe ashtu u bë. U rikonstruktuan Elbasani e Shkodra, ndërsa në “Qemal Stafa” nisi rinovimi i pjesshëm i shkallëve, ambjenteve të ndryshme dhe shtrimi me tapet të ri i fushës.

Por ndodhi diçka e papritur.

Shqipëria kualifikohet për në finalet e EURO 2016. Veç të tjerave, u hap rruga për disa miliona euro nga FIFA.

Në këto kushte rihidhet nw skenë ideja e ndërtimit të një stadiumi të ri kombëtar me Koncesion.

Por… Historia tashmë ndryshon krejtësisht.

Vimë këtu tek “Versioni 2” i Stadiumit të ri Kombëtar, ose tek debati i ditëve të fundit.

Shoqëria “Kuq e Zi” dhe Qeveria, (ose Duka dhe Rama që përfaqësojnë 75 përqind dhe 25 përqindshin e shoqërisë) “gjejnë” një kompani shqiptare me emrin Alb Star.

Alb Star, që njihet në qarqet e biznesit si “kompania e ish-ortakëve të Olldashit”, premton një investim 40 milionë euro, kurse FSHF dhe Shteti premtojnë të venë 10 milionë të tjerë  për ndërtimin e stadiumit të ri.

Interesante është që ende pa u shpallur fituese Alb Star, porositi një studio italiane për të bërë projektin e stadiumit të ri.

Krahas stadiumit dhe ambjenteve sportive, kontrata i jep Alb Starit të drejtën të ndërtojë të trupëzuar me stadiumin “ambjente josportive” mes të cilave një Kullë biznesi 19-katëshe.

Madje Qeveria i njeh të drejtën Alb Starit të parashesë 25. 200 m2 “pjesë biznesi” në stadiumin e ri.

Edhe pjesa e parkimit nën administrimin e FSHF-së (sheshi aktual përballë stadiumit) i kalon Alb Starit kurse hyrja e stadiumit të ri sipas projektit do jetë tek shesh-pushimi ku më parë ka qenë lokali i njohur si Kolonat.

Sikur të mos mjaftonte, Koncesioni në fjalë nuk i njeh shtetit të drejtën e rikthimit të stadiumit pas 35 viteve shfrytëzim si në Versionin 1.

Të mbytura nga zhurma politike, detajet e kësaj që po ndodh mbeten të errëta për publikun.

Por DITA posedon dokumentacionin e plotë të dy versioneve që provon sa më sipër.

E vetmja pengesë që ka dalë aktualisht është drejtoria që mbron Trashëgiminë Kulturore.

Drejtoresha e kësaj zyre refuzon të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, pasi stadiumi Qemal Stafa është në listën e Monumenteve të Kulturës.

Burime nga qeveria thanë për DITA se drejtoresha në fjalë ka kërkuar shfuqizimin në Kuvend të pjesës së ligjit që e paracakton “Qemal Stafën” si të tillë, ndryshe nuk mund të firmosë prishjen e tij, që ndalohet nga i njëjti ligj.

Jo rastësisht disa ditë më parë, vetë Rama ironizoi zërat që mbronin “Qemal Stafën” si Monument Kulture duke thënë që edhe Uembli i Londrës u prish.

“I cilësuar monument kulture vetëm për shkak të fasadës së tribunës qendrore, ndërkohë që gjithçka ka në pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pisllëku” – tha Rama për Qemal Stafën..

Të ndodhur përballë këmbënguljes së Drejtorisë në fjalë për të mos firmosur dhe ngutit për të proceduar me punimet pa ndryshime ligjore në Kuvend, orët e fundit është gjendur një zgjidhje mbresëlënëse: Fasada e Tribunës Qendrore të Qemal Stafës do “pritet” dhe do “ngjitet” në stadiumin e ri.

Neser është parashikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit nën drejtimin e kryeministrit, ku në listën e miratimeve është edhe ky “version 2” i stadiumit të ri kombëtar.

A do kalojë? Mbetet për t’u parë.

36 komente në “Ana e errët e stadiumit të ri dhe e vërteta e Kullës së tij 19-katëshe”

  1. Wien says:

    Rama aty ku ka interesa e tij te medha ,ben te pamundur ,duke perdorur te gjitha versionet qe ky stadium te behet me cdo kusht , eshte biznesi i madh ,torta duhet ndare .
    PERSONALISHT JAM KUNDER KETIJ NDERTIMI. NE QENDREN E TIRANES , TIRANA KA NEVOJE PER FRYMEMARRJE . STADIUMI BASHKE ME KULLEN E RAMES TE NDERTOHET JASHTE TIRANES ,
    SKANDALOSE !!!!STADIUM MIDIS TIRANE , ?????????

    1. bonbon says:

      Pse mor rrot kari ku ka qene stadiumi deri tani?

      1. Ripjellja+pd+lsi&ici=mafia says:

        Miliarda miliarda te babeziturit nuk ngopen derisa ti hane koken njeri-tjetrit

      2. abc says:

        Hahaha, jo vetem stadiumi,por stadiumet,se jane dy cope ne mes te Tiranes.

      3. ARTEMISA says:

        BONBONI

        KU KARIN JETON?!!!
        MES PLUHURI, SMOGUT, BETONI, DHE TRAFIKUT TE TIRANES.

        PER JU O KAFSHE ME DY KEMBE E THEMI.

        STADIUMI DUHET TE NDERTOHET JASHTE TIRANES. I MADHE, ME VENDE PARKINGU, TRASPORT PUBLIK, JASHTE HAPSIRAVE TE BANUARA DHE NJERZVE.

        SHIKO KU ESHTE NDERTUAR ALLIANZ ARENA.

        TUNG.

    2. Dinamo says:

      Po o idiot po,fale zotit eshte midis Tirane,ndryshe nuk behej kurre.

  2. Flamur says:

    Pyetjet jane, si e morri kjo kompania Albstar kontraten pa bere tender, si i jepet e drejta te ndertoje zyra e dyqane e ti shese ne toke publike dhe si justifikohet ndertimi i nje qendre biznesi me stadium brenda dhe me nje kulle te larte ne kundershtim me palanin urbanistik te qendres. Eshte e sigurte qe Rama e Duka i kane futur ca milione euro ne xhep.

  3. Alban says:

    Autori anonim ka harruar jo qellimisht qe te varianti dy firma italiane kerkonte garanci sovrane nga qeveria, qe do te thote qe se nese nga stadiumi nuk merrte te ardhurat qe parashikonte, qeveria ti paguante diku 6-7 milione euro ne vit si demshperblim.

  4. agron says:

    Ti wien je idiot. Stadiumi nuk po ndertohet nga hici por aty ku ështe aktualisht. Trap.
    Problemi eshte qe mbrapa albstar qendron perseri firma e djalit te ogel te Valentina Leskaj. O Edi Rama boll i dhe pune ketyre or burr. Se le nam. Do ti paguash ne zgjedhje keto kosto po nuk hoqe dore nga keta lloj njerezish.

  5. darmian says:

    Pyetja eshte …………… si shpjegohet qe te gjithe tenderat e ndertimit ne Shqiperi po i ben Albstari??
    Kush eshte mbrapa? Ska noj kompani tjeter ndertimi shqiperia pervec Albstarit nga Fieri??
    Kush ju jep te drejten te shkatrroni kryeqytetin me lloj-lloj ideshe pacavure qe keni, ide qe i keni me qellim perfitimin personal! Nuk ndertuat boll kulla zoti Rama, sa ishit kryetar bashkie per 10 vjet??
    Kush ja ka lene trashigim Armando Dukes, FSHF? Edhe sa kohe do shofim surratin e tij sa here flitet per futboll?
    Pse bluza e kombetares nuk shkruan ne asnje vend Albania apo Shqiperi, por vetem Digitalb??
    Kush pergjigjet per keto idiotsira e hajdutlliqe qe bejne muuuuuuuuuuu, e ndodhin vetem ne kete fare vendi!!

    Keto jane pyetjet Mero, jo keto qe shisni ……per ti hedhur hi syve miletit!

  6. mirel says:

    Ramiu mendon te laje shurren dhe pillekun jo duke pastruar shurren dhe pisllekun, por duke ndertuar nje kulle.
    Arsye e forte per te bere biznes me kontrata 6-7milione euro ne vit si demshperblim, nese shura nuk pastrohet nepermjet fitimit, sidomos po te jete shurre e prodhuar nga biznesi kulle.

  7. bib3roni says:

    Albstar janë mafioza.

  8. Arber Iliri says:

    Qe e kane vene kot si pjese e trashegimise kjo eshte e vertete, qe ne rastin konkret kjo kompania do jape 40 milion dhe do te marre keto siperfaqet qe do i shese e stadiumi del falas keshtu, s’ka asgje te keqe nuk di nese do te kete ndonje te drejte mbi stadiumin kompania.

  9. cen duma says:

    po ca berishe thua ti mor kok k***r boll me propagande komuniste ( nuk funksionon me)
    berisha ka 3 vjet qe ka vdek eshte rama qe ben gatuan darken tani ,qorr

  10. emigranti says:

    Stadiumi Uembli qe ka per qef Rama eshte 40 km. larg Londres.
    Tek ne stadiumi i ri duhet ngritur ne nje toke bujqesore ne periferi te Tiranes, ndermjet Tiranes e Durresit.

    1. Kapedani says:

      Qenke dhe emigrant o pallosh ,shpresoj te mos jesh ne Angli se do dukesh injorant fare.Wembli nga Big Ben eshte 9.4 miles = 16-17 km nga qendra e Londres dhe duke pare shtrirjen e Londres eshte pothuajse larg qendres aq sa edhe Qemal Stafa ekzistuese ,mos te flasim per stadiumet e Chelsa ,Arsenal etj,etj qe jane ne qender te lagjeve perkatese.Thoni ishallah e bejne aty ku ehte se po u be ne nje vend tjeter aty pallate 30 kateshe do ndertohen.

  11. Akili says:

    A me thone dot ata qe jane kunder ketij projekti te stadiumit, a do ishte me mire qe nga buxheti i shtetit te paguheshin disa dhjetra miliona Euro e c’do vit disa miliona te tjera per mirmbajtjen sic po ndodh aktualisht ne Shkup me nje stadium 30 mije vendesh qe kushtoi nja 40 milione Euro dhe vetem mirmbajtja vjetore e tij shkon deri 3 milion Euro ne vit ?

    1. darmian says:

      Pyt armando duken, se i jep ai drejtim !!!

    2. Pema says:

      O Akil, a nuk te bezdis ajo kulla mbi stadium mer plak?!

      A ke pare ti ndonje stadium ne bote me pallat mbi te?! Ajo eshte problemi, jo stadiumi. Nese do ndertohej stadiumi do vidheshin 30 milion euro por te pakten nuk do beheshim shaka e botes me stadium me pallat mbi te. Por politikanet tane jane mesjetare te babzitur, nuk vjedhin dot pa shkaterruar.
      Dhe 3 probleme te tjera me procesin:
      – Si mund te zgjidhjet projekti pa tender?!
      – Si mund te zgjidhet kompania qe e fitoi pa tender?!
      – Si mund te anashkalohet monumenti i kultures ashtu?! Je nuk je dakort me monumentin, ligji nuk eshte sugjerim, duhet zbatuar. Berisha dje me piramiden, Rama so me stadiumin, “progresistet” shqiptare.

      Kshu qe Akil mos degjo brockullat e kryeministrit, se jane te gjithe plehra dhe mashtrues profesionist. Pas cdo tenderi, prokurimi, “aksioni”, qendron nje perfitim financiar per organizuesit. Te pakten te vjedhin pa shkaterruar, prandaj njereit jan kunder pallatit te maskuar si stadium.

    3. anila says:

      Akil, ndertimi vertet mund te shkoje 40 milione euro, por po te shiten 25 mije metro katrore ( per kete jepet leja qe tani) me 5 mije euro metrin, beji llogarite (te kullat binjake cmimi eshte edhe me i larte). Pra, biznesi i propozuar, eshte goxha i majme dhe qofte Duke ( qe e njeh mire biznesin), qofte Rama (qe nuk eshte ai qe votuan ne 2013), i kane bere mire llogarite.
      Me nje plan te mire biznesi, qeveria e nderton vete dhe e shet vete…Edhe stadiumi kthehet prone e popullit.
      Juve, Akil, besoj une, do jeni nga grupet e interesit.
      Shqiptaret, qe rrine si dele prej shume vjetesh, bejne mire te shohin se kush fiton nga ky “stadium”. Ata dhe shteti, jo se jo.

  12. alban says:

    keta te Dites duket qartesisht qe e kane me shume per te rruajtur emrin e Qemal Stafes se cdo gje tjeter…epo…

  13. Thanas Mustaqi says:

    Fatkeqësisht, edhe ky shkrim dëshmon për prirjen e dëmshme të shqiptarëve që nuk gëzohen nga ndryshimet, shto këtu dhe faktin e politizimit nga opozita. Edhe kur na e japin qyl një stadium supermodern, bërtasim, gjithçka e vëmë në dyshim.

  14. Cita says:

    Duhet kafshuar dhe kjo puna stadiumit po smeret vesh si te Le duka te kafshosh se ai spara Le lollaj sidomos edi qe do pjesen e luanit ca I ngel dukes

  15. "Horri i Bulevardit" says:

    Problemi eshte se na jane shtuar aq shume maloke-shpellare, sa kujtojne se jane shumice.
    Keta shpellare e kane patur Uren e Milotit, si dogane qe mund te dilje jashte shtetit.
    Vetem shkodranet e kalonin ate ure, pa i dhene llogari policit, te tjeret, duhet te deklaronin arsyen, perse donin te kalonin matane ures. Lezja e prenga thonin se jam ne shkollen e rezervave dhe kalonin, frani e lleshi thonin se dum me ble kundra ne Tirane, por polici i kthente mbrapsh, se kishin lene diten e punes ne koprative pa arsye.
    Sot tamam keta qe se njifnin futbollin, na japin men se si duhet ndertuar nje stadium, cou enver prej vorri, se maloket kane marre yrrysh, coi dhe veja edhe njihere policin ke ura, qe tbim rahat, se sdurohen, kujtojne se blen lap topa dhe u bon inxhinjera e doktorra.
    Boje ate stadium Edi Rama, se jemi i vetmi vend qe skemi nje stadium per te qene, shpellaret leri te kakarisin dhe ti kendojne shokut saleh, ashtu sic i kendonin dikur shokut enver, sa ju cirrte zoni, kush e kush te gerthiste ma fort, per ti ra ne sy sekretarit te partise se koperatives, qe ne fund viti, te shperbleheshin me vepren e fundit te shokut enver.

    1. darmian says:

      ik ore bole e pirdhu ti me gjith Ramen e Saliun bashke!! Na flitke dhe per tironen ti ……….. po ska thon kot Qazim Mulleti, katnaria osht e pafajshme ………. per vemje e hundelesh si puna juj e ka pas!!!
      Prandaj ka mor fund ky vend leshi, se te gjitha jane miop e shofin o majtas o djathtas!!
      Nuk po bojme politike o koqe kanari, po tregojme me gisht hajdutet ……….

      1. "Horri i Bulevardit" says:

        O darmian ose je kurve, ose je bir kurve, Tironen e ka oa stergjyshi im kur doli per here te pare ne jete, gjyshi, baba, une dhe cuni, sot jam tek te 55-sat, bej llogarit dhe shef se a jom 5 karatsh, 20 karatsh, 50 karatsh apo 99 karatsh.
        Ne si fillim kena qen pak te trash, se dinim ca o kamunizmi, por per dreq erdhen rraca juj dhe mesuam qe kamunizmi, qeka buke e gjelle.
        Turqeta darmjano, emrin ja paske vjedh kaurrit.

  16. Ed tironci says:

    Sa te drejte ke Horro…ca me bo kshu erdhi muhabeti…na bone tironen si kandahari keta cecenet e salehut!!pranej ti o i gjati i parlamentit boje stadiumin boje ene qendren e bisnesit…stadiumet e reja ne bote me qender biznesi i bojne..po ku dine keta ca o qendra e biznesit!!gjer dje flishin me lopet!!

  17. pallavra says:

    Projktin e stadiumit te ri nuke e ben Kryeministri i nje shteti poer e bejne Firmat nderkomtare qe merren me projekete dhe urbanizem. Nje stadium i till eshte ndertuar edhe ne Luzern te zviceres i quajtur # SWISSPORARENA # hy ne Google dhe shiqo, edhe ky stadium i ka jo nje KULL por dy Kulla me nga 25 kat dhe nje objekt qeter Bisnesi ne form katrori qe eshte i gjer sa gjysma e fushes se lojes,por ne zvicer askush nuke ben Pallavra si ne Shqiperi.

  18. rilindasi says:

    25.000 m2 dyqane x 3000 euro m2=75.000.000 euro
    12.000 m2 zyra te kulla x 3000 euro m2=36.000.000 euro
    gjithsej=111.000.000 euro ambiente biznesi
    investimi total=50.000.000 euro minus 10.000.000 euro te Uefa=40.000.000. euro
    fitimi neto 111.000.000 euro-40.000.000euro=71.000.000 euro per Ramen ,Duken dhe Albastarin.Erjon Veliaj heren tjeter.

  19. NO PASION says:

    PERFUNDIMISHT JEMI TE PAPARE…..NUK HEQIM DOT DORE NGA KULTURA KOMUNISTE QE ATA QE BEJNE BISNES JANE ARMIQ…SPEKULLATOR E PER PASOJE NA SHKON MENDJA VETEM TE KONFIKSKIMI I PASURIVE TE TE PASURVE DHE SHPRENDARJA TE VARFERVE MUNDESISHT NE MES TE QYTETIT SIC SHPRENDANTE KRIPEN E MAZLLEMIT TE FILMI : I TETI NE BRONX…APO TREGTAREVE QE U RREMBEHESHIN FLORINJTE E FSHEHUR NE BODRUM TE FILMI ‘ RADIOSTACIONI; …..PAK A SHUME KESHTU SILLEN TE GJITHE ANALISTET NDAJ FIRMES FITUSE PER NDERTIMIN E STADIUMIT SIKUR DUAN TI THONE POPULLIT SHIKO KETA KANE FITUAR PARATE NE KURRIZIN TUAJ DHE DUAN TE NDERTOJNE STADIUM ME LEKET E VJEDHURA NGA TY O POPULL PRANDAJ O BURRA TE NGRIHEMI NE PROTESTA TE MOS LEJOJME QE KJO VEPER TE NDERTOHET ….PO LEPURI FLE DIKU TJETER…PASI NQS EDI RAMA NDERTON EDHE KETE STADIUM ATA QE KANE NE MENDJE ARMIKUN KAPITALIST KANE FRIKE SE POPULLI MUND TE MENDOJ ME THJESHT SE KETA KOMISARE TE PARTISE DUKE MENDUAR SE KJO QEVERI VERTET BEN GABIME DUKE SHTUAR NJE KULLE APO DUKE HEDHUR PAK BETON.. POR PUNON CDO MINUTE,,,TE PAKTEN NUK FLE NE SHKALLET E STADIUMIT ME TE TURPSHEM NE BOTE APO DUKE PREMTUAR ; WEMBLIN; LONDINEZ SIC KA BERE BABAI I MAdh I KOMBIT KOMBIT…..POR BABES I FALEN GABIMET SE KOMUNIST KA QENE DHE MOSHA NUK E LEJON TE PERCEPTOJ NJE STADIUM QE NDERTOHET NGA ARMIQTE E PARTISE ..

  20. Shqiptar i Ndershëm says:

    Ky artikull bën një kronogji për veprimet e Qeverive Oligarkike në lidhje me Stadiumin.
    Ky artikull s´bën asnjë shpjegim të qartë për Kullën 19 katëshe të Biznesit mbi Stadium.

  21. Shqiptar i Ndershëm says:

    Ndërtimi mbi Arenën Kombëtare të Futbollit, i Një KULLE (Tregëti; Biznes),
    NUK ËSHTË PARËSORE PËR SHQIPTARËT DHE FUTBOLLIN.
    ËSHTË: [SHËRBIM NDAJ OLIGARKISË].

    Ndërtimi i Arenës Kombëtare të Futbollit, në të njëjtin vend pas 77 vjetësh,
    NUK ËSHTË LARGPAMËSI PËR SHQIPTARËT DHE FUTBOLLIN.
    ËSHTË: [MEDIOKRITET AKTUAL & GOMARLLËK FUTURIST].

  22. "Horri i Bulevardit" says:

    O Mero djali, pse mi censuron komentet, ne qofte se une urrej shpellaret e salehut, nuk do te thote qe urrej malsoret, ose ne qofte se je edhe ti shpellar, por mesa te njoh, ti ske lidhje me shpellaret, te pakten mbas bumjes se Gerdecit.
    I njoftoj te gjithe shpellaret, qe kundershtojne stadiumin, simbas nje informacioni te sakte, te dale nga zyra e kryeministrit, eshte bere nje ndryshim ne planin e stadiumit, ku kryeministri duke pare se shpellaret mbeten te paperfaqsuar ne kete stadium, (se dihet shpellaret skane asnje lidhje me sportin, por e shohin miletin si mitingun e salehut) do ti jepet nje hapsire prej 8000 m/2, per ndertimin e nje shpelle, brenda kompleksit te stadiumit.
    Per kete kryeministri Rama, do te ftoje nje nga te zgjedhurit e salehut, ndoshta Nul Noken, per te sugjeruar, se ne cilen ane te stadiumit e duan shpellen, biles kryeministri do tja leje ne dore salehut edhe ngjyren brenda shpelles, sic deshiron.
    Me kete konsensus te kryeministrit, eshte e sigurt qe ne kete kompleks sportiv, do te perfaqsohen te gjitha shtresat e shoqerise.
    Me ne fund kryeministri u dorzua para shpellarise.

    1. adi says:

      po o horr po po jemi bo si miza ne kercu ne Tirane. Edhe stadiumi 30,000 vendsh duhet aty dhe mos kesh kut te rrotullohesh. Di ndonje kryqytet tjeter ti qe bllokohen rruget sa here qe ka ndeshje? Tani njerezit jane papune dhe se vrasin trurin, po pas 20 vitesh brezat e ardhshem do e mallkojne idiotin qe I beri stadium ne qender te Tiranes. Dhe mos perdorni argumentin qe aty ka qene gjithnje, se para 70 vitesh aty ishte fundi botes. Bejeni park dhe fusha per te luajtur kalamajt, dhe stadiumin bejeni ne fund te bulevardit te ri po patet b….

  23. Lura says:

    Ky stadium qe mendohet te rindertohet ne vendin ku ka qene stadiumi Qemal Stafa me cfare shihet nuk eshte aq primitiv apo i shemtuar ne te pare. Qe te japish mendime aq te holla per nje objekt te nje arkitekti duhet te kesh njohuri per te folur gjepura eshte i bukur ne paraqitje dhe nuk eshte i vetem ne bote me nje kulle ka edhe ne Kanada edhe ne Australi me te njejtin stil me nje kulle anesore. Ne kohen e ish diktatures ishte Qemal Stafa ne kohen e Sali malokut nuk u be asgje dhe sot psikopatet Shqiptare cfryhen kundra Rames duke harruar malokerine e Tropojes qe e la Shqiperine si ato kurvat e Rumanise qe vjedhin portofala ne mes te Parisit.

  24. Shqiptar i Ndershëm says:

    Berisha & Rama & Meta;
    Dhe Shumë Eksponentë Partiakë që Kanë Zaptuar Politikën dhe Shqipërinë,
    Pavarësisht formës së ndryshme, në thelb janë njësoj: Produkte Medioker Pasardhës të PPSH-së.

    Edi Rama ishte 2 Meter Shtatlarte, Por si Basketbollist ishte MEDIOKER.
    Edi Rama ishte me Diplome Konservatori, Por si Piktor ishte MEDIOKER.
    Edi Rama ishte 2 Here Kryetar Bashkie, Por vetem Pikturoi Pallatet dhe Betonizoi Kryeqytetin.
    Edi Rama eshte 3 Vjete Kryeminister qe propagandon “sukseset” dhe batutat, Por shqiptaret e varfer po marrin arratine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje