Tare do të drekojë me De Biazin. Italiani mund të drejtojë Lacion

28 Prill 2016, 10:29Sport TEMA

Emri i Xhani De Biazit është lakuar shumë herë në mediat italiane si në qendër të vëmendjes për merkaton e klubeve të ndryshme, apo edhe të kombëtareve, të cilat kulmojnë me kandidaturën mediatike të De Biazit për stolin e axurrëve.

Mirëpo, ditën e djeshme, prestigjiozja italiane “La Republica” ka bërë me dije se drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare dhe trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, do të drekojnë me njëri-tjetrin në njërën nga ditët në vijim.

Këtë lajm e kanë shpërndarë shumë nga portalet e lajmeve pranë skuadrës së Lacios, që aludojnë se njëra nga temat e bisedës mund të jetë edhe që De Biazi të marrë drejtimin e Lacios.

Mirëpo, në disa deklarata të mëparshme të Tares për “Panorama Sport” është mohuar kategorikisht një mundësi e tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje