FOTOT/ Përralla e Hirushes! Një qytet i tërë në pritje të mrekullisë

30 Prill 2016, 12:05Sport TEMA
FOTOT/ Përralla e Hirushes! Një qytet i tërë në pritje

Dita e nesërme është një ditë historike për klubin anglez të futbollist Leicester Siti.

Në rast se arrijnë të fitojnë përballë Mançesterit, djemtë e drejtuar nga italiani Ranier shpallen matematikisht kampionë të Premier Ligës.

Mundësia që Leicester të shpallej kampion ishte kuotuar 5000 me 1 në fillim të kampionatit, pasi dukej një gjë e pamundur, por tashmë i ndajnë vetëm tre pikë nga prekja e titullit, në tre ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

Ndërkohë në qytet kanë nisur përgatitjet për të festuar.

Baret, restorantet dhe dyqanet janë mbuluar nga ngjyrat blu të skuadrës.

Historia e tyre është si e Hirushes, sezonin e kaluar luftonin për mbijetesë dhe u renditën të 14-ët në fund të kampionatit, ndërkohë që tani prijnë para emrave të mëdhenj si Totenhem, Arsenal Mançester Siti dhe Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje