Elseid Hysaj në planet e Barcelonës. Lajmi i bujshëm për futbollistin e kombëtares shqiptare konfirmohet nga El Mundo Deportivo, një media sportive shumë pranë klubit katalan.
Drejtuesit Blaugrana po kërkojnë një alternativë për brazilianin Dani Alves, rendimenti i të cilit ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit, dhe një nga emrat që po monitorohen me shumë kujdes nga kampionët në fuqi të Primera Division është mbrojtësi shqiptar i Napolit.
Skautët e Barcelonës kanë një objektiv kryesor, 22-vjecarin e Bayer Leverkusen, Wendell Nascimento Borges, me brazillianin që luan në të dy krahët e mbrojtjes dhe që vlerësohet nga 10 deri 15 milionë euro, por Hysaj mund të fitojë më shumë kuotë në përfundim të sezonit.
Shkodrani është formuar në akademinë e Empolit, ku luajti deri një vit më parë, për t’u tranfsferuar më pas te Napoli për 5.4 milionë euro.
Forma e shkëlqyer që po kalon të napolitanët e ka shumëfishuar vlerën e kartonit të tij, që mund të kalojë 20 milionë euro.