Leiçester City shpallet kampion i "Premier League"

2 Maj 2016, 23:21Sport TEMA

 


Historike! Leiçester City është kampioni më i ri i “Premier Leagues”. Dhelprat siguruan titullin kampion pas barazimit që Totenhemi mori në transfertë përballë skuadrës së Chelsea. Spursat barazuan me rezultatin 2-2 në “Stamford Bridge”, duke dalë matematikisht nga gara për titullin kampion. Miqtë pavarsisht avanrazhit të dyfishtë në pjesën e parë duke shënuar me Keane dhe Son, nuk arritën që ta ruajnë dot dhe në pjesën e dytë. Vendasit ishin më agresiv në fraksion e dytë duke shënuar dy gola me Cahill dhr Eden Hazard, duke marrë një barazim që nxjerr nga loja Totenhemin nga lufta për titullin kampion. Kur kanë mbetur dhe dy ndeshje deri në fund të sezonit Leiçesteri ka 77 pikë, ndërsa Tottenhemi 70 pikë. Një sukses historik për ekipin e Klaudio Ranierit që i ka surprizuar të gjithë me këtë super sezon duke u kurorzuar ashtu siç e meritojnë./f.b

2 komente në “Leiçester City shpallet kampion i “Premier League””

  1. Liverpuli says:

    Urime truk!

  2. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Ajo që ndodhi me Leiceter-in është shembulli më domethënës, që tregon: a) Se klubi në fjalë ka skuadër solide, me lojtarë profesionistë të vërtetë, të cilëve u vlen më tepër fitorja si ekip se sa uni vetjak. b) Se edhe në sport, si kudo, sakrifica, vendosmëria, fryma e grupit dhe besimi, shpërblehen. c) Se kampionati anglez “vuan” nga “deliri” i ndershmërisë. d) Se modestia, drejtpeshimi, urtësia dhe filozofia e trainerit e shndërroi një ekip modest në legjendë. Urime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje