Një gol i Edgar Çanit i dhuroi Pisës sigurinë matematikore për vendin e dytë në Grupin B të Lega Pro dhe biletën për të luajtur në fazën play-off. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 42-të rrjetën vendimtare, të suksesit 1-0 përballë Lupa Romas.
Ky ishte goli i pestë sezonal për bomberin kuqezi, në 25 ndeshje të luajtura me skuadrën e drejtuar nga Genaro Gatusso, aty ku duket i ringjallur pas aventurës jo të mirë te Leeds në Angli. Përveçse lider në fushë, Çani shfaqet lider edhe jashtë, duke treguar rrugën që duhet të ndjekë skuadra.
“Jemi të kënaqur që fituam dhe për vendin e dytë në renditje. Tashmë duhet të rikuperojmë forcat pasi kampionati dhe faza play-off janë dy gjëra krejt të ndryshme. Objektivi ynë është të shkojmë deri në fund dhe për ta realizuar duhet të fitojmë kundër të gjithëve, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Nuk ka kuptim të bëjmë llogari apo të parashikojmë rivalët e mundshëm”, tha sulmuesi.
Falë golit të shqiptarit, Pisa realizoi objektivin sezonal. Skuadra e Genaro Gatusso-s, u ngjit në kuotën e 62 pikëve, por në renditjen e skuadrave për fazën play-off mbetet e penalizuar nga golavarazhi dhe kalendari pritet të mos jetë aspak i lehtë.
Qe i beni nje copy paste lajmit nuk eshte se beni ndonje mekat,pasi trecereku lajmeve ne ate vend keshtu merret duke kopjuar!por per kulture sportive,dhe informacion per te justifikuar vendin e punes,mundohuni ti hidhni nje sy tabeles se klasifikimit se kategorise ku ben pjese Pisa e ish lojtarit te kombetares shqiptare,pastaj merrni penen per te hedhur dy rreshta ne fleten e bardhe.
Atehere skuadra e Canit ka me teper se nje faze te tere qe ndodhet ne ato pozicione pra ne vendin e dyte ne klasifikim,dhe goli i Canit thjesht i dha nje fitore me teper skuadres ne perfundim te sezonit,pasi skuadra e trete ne kete grup qe ishte me 1 pike me pak se Pisa u mund nga Arrezo 1-0
nese do kish fituar skuadra qe ndiqte Pisen,pra qe ishte e treta ne klasifikim atehere lajmi do ishte sic ju gazetare e keni formuluar…