De Biasi del hapur: Kush nuk do të donte të drejtonte Italinë! Për mua është nder

3 Maj 2016, 18:37Sport TEMA

Pas zërave të shumtë të ditëve të fundit për mundësinë e drejtimit të kombëtares italiane nga Gianni De Biasi, ka folur edhe vetë trajneri i Shqipërisë.

“Të drejtoj kombëtaren e Italisë është nder për mua. Kush nuk ka ambicie të drejtojë një skuadër si Italia? Nder dhe privilegj të drejtoj një skuadër 4 herë kampione bote”, ka thënë De Biasi.

Tashmë është e qartë, nëse ai do të zgjidhet nga federata italiane si pasardhës i Contes, me siguri do ta pranonte një post të tillë. Megjithëse, ai ka thënë se aktualisht është i përqendruar te Kombëtarja e Shqipërisë.  “Më pas të shohim”, përfundon Di Biasi.

Ndoshta, ndeshjet e europainit do të jenë të fundit që ai do të drejtojë kombëtaren kuqezi, me të cilën bëri historinë.

3 komente në “De Biasi del hapur: Kush nuk do të donte të drejtonte Italinë! Për mua është nder”

  1. fieraku4u says:

    DE BIAZI I KA MARRE KOKA ERE…PO CE DO KOMBETAREN ITALIANE O LUMADHE. DO DESHTOSH SI KONTE.

    ITALIA PO BENE VITE TE TERA QE NUK NXJERR ME LOJTAR CILESOR, SIC NXJERR GJERMANIA, SPANJA, ARGJENTINA, FRANCA, PORTUGALIA E TE TJERA.

    IKU KOHA E PIRLOS, DEL PIEROS, KANAVAROS, BUFONIT, TOTIT, MALDINIT INSAGI, VIERI, CHIELINI.

    ME NUMERO NJE LOJTARE CILESORE QE KA NXJERR ITALIA 10 VITET E FUNDIT…?? DHE NJE BALOTELLI QE KISHIN, MORI FUND SI LOJTAR.

    ITALIA TRAJNERA KA PLOT, POR LOJTARE CILESORE NUK PO PRODHON ME.

  2. enter"" says:

    Shume mire. I urojme DeBiazit suksese, dhe pas 2 vitesh do ngelet pa stol. Italia nuk eshte Shqiperia ?

  3. sportisti i par says:

    ashtu esht
    secili n shtpi t vet e ka zemren
    edhe shqiptart e zvicres n kosov
    edhe ganiu yn ne itali ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje