Jo Shqipëria, por Turqia hapi konsullatë në Prizren. Ndonëse në Kosovë 1,08 për qind e banorëve deklarohen si turq, disa madje edhe me mbiemra Bytyç, Taç, Krasniç, Mazrek, Turqia e sheh të domosdoshme që, krahas Ambasadës në Prishtinë, të ketë edhe një përfaqësi diplomatike në Prizren. Në hapjen e konsullatës mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmush. Ai nuk foli si shtetar, as si përfaqësues i një shteti shekullar, por si imam me mision politik.
Ai tha: “Kosova është vend evropian dhe një vend që e ka përthithur kulturën islame në rrënjë. Duke qenë kështu, Kosova është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim”. Sipas mediumeve turke, Kurtulmush gjatë vizitës në Kosovë dha edhe xhevapin se gjithçka historike çfarë ka mbetur në Kosovë do të meremetohet nga Turqia.
Më tutje ai u ankua se gjatë komunizmit është ushtruar presion i madh kundër feve në Kosovë. Fakte për këtë nuk e pa të nevojshme të ofrojë zëvendëskryeministri turk. Natyrisht, regjimi komunist nuk ishte engjëllor, por të flitet për shtypje të feve në Jugosllavinë e shokut Tito është një polemikë e panevojshme. Shumica e imamëve të Kosovës të moshës mbi 50 apo 60-vjeçare në vaktin e mareshalit nga Kumroveci janë lejuar të studionin në Universitetin Azhar të Kajros, në farkëtarinë më të rëndësishme të teologëve të islamit sunit.
Vizita e Kurtulmushit hyn në vazhdën e përpjekjeve të regjimit të presidentit Rexhep Taip Erdoan për të lartësuar të kaluarën osmane në Ballkan. Dhe cila është e kaluara osmane në Kosovë? Xhami, tyrbe, ndonjë urë e shkalafendur. Kurtulmush qëndroi në Kosovë me rastin e “Ditës së turqve”, që shënohet më 23 prill. Paralelisht me të, në Kosovë qëndroi edhe një grup biznesmenësh turq të prirë nga Ali Shen, i cili takoi ministrin kosovar të nacionalitetit turk, Mahir Yagcilar, dhe premtoi se ai dhe biznesmenë të tjerë do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën.
Ali Shen, i lindur në Prizren dhe i shkuar moti në Turqi, edhe në fund të viteve ‘90 ishte përpjekur të “ndihmonte” Kosovën. Në revistën turke “Aktuel” ai kundërshtonte ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë me argumentin se një ditë NATO-ja mund të intervenojë edhe në konfliktin e Turqisë me kurdët. Në një debat të zhvilluar në vitin 1998, ai u thoshte akademikëve turq që mbështesnin sulmet e NATO-s kundër Serbisë: “Unë i pyeta ata: pas tre vjetësh a dëshironi t’i shihni ushtarët e NATO-s në Diyarbakir dhe Shirnak (qytete të banuara me kurdë)?
Problemi në Kosovë dhe ai në Turqi ka vetëm një dallim, dhe ai ka të bëjë me atë se një kurd në Diyarbakir dhe një kurd në Stamboll në aspektin kushtetues nuk dallojnë. Rasti në Kosovë nuk qëndron kështu. Përndryshe që të dyja kërkojnë referendum dhe pavarësi. Por lind pyetja se a do të intervenojë NATO-ja në çdo shtet me probleme etnike? Po, do të intervenojë. Në rast se NATO-ja do të insistojë për një gjë të tillë ndaj Turqisë, atëherë Ali Shen thotë se Turqia sigurisht do të dalë nga NATO-ja dhe problemi më i madh aty do të fillonte”.
Në vitin 2016 Ali Shen vjen në Kosovë dhe premton përkrahje për Republikën e Kosovës, e cila, po të ecte historia sipas dëshirave të tij, as që do të ekzistonte. Emisarë të tillë i dëmtojnë jo vetëm raportet mes Kosovës dhe Turqisë, por edhe pozitën e komunitetit turk në Kosovë, i cili tani është luajal ndaj shtetit të ri dhe kontribuues në jetën institucionale, por në vitet ‘90, për fat të keq, ky komunitet ishte luajal edhe ndaj regjimit të Beogradit dhe luftën për çlirim e shikoi me një indiferencë të theksuar.
Ka, për shembull, britanikë e gjermanë që kanë luftuar në radhët e UÇK-së, por për aq sa dihet nuk ka turq kosovarë. Për këtë natyrisht nuk duhet të stigmatizohen sot pjesëtarët e komunitetit turk, por po ashtu nuk duhet të harrohet ky kapitull. Por duhen përmendur edhe shembuj të ndritur si shkrimtari Arif Bozaxhi, i cili në ditët më të errëta të Kosovës në vitet ‘90 ishte bashkë me shqiptarët në rezistencën kundër regjimit serb dhe bashkëpunëtor i mirë i presidentit Ibrahim Rugova.
Nuk është punë e ndershme që tani një ministër i Qeverisë së Kosovës si Mahir Yagcilar të takohet me figura aq kundërthënëse si Ali Shen, i cili edhe nga komuniteti shqiptar në Turqi nuk shihet me sy të mirë. Ali Shen nuk duhet të lejohet të shtrojë tezën se shqiptarët në Kosovë i solli “baba dovleti”. Kosova nuk duhet dhe nuk mund të jetë terren ku tipa si biznesmeni Shen shërojnë komplekset e tyre të identitetit. Historia e Kosovës nuk mund të shpjegohet duke zbukuruar të kaluarën dhe duke e paraqitur Perandorinë Osmane si shembull të organizimit shtetëror.
Duhet të dëgjohen më shumë shkencëtarët e mirëfilltë. Profesori Oliver Jens Schmitt para disa muajsh në një artikull në gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkroi: “Aktualisht me glorifikimin e së kaluarës perandorake po bëhet politikë e madhe. Turqia zyrtare me qejf po e propagandon kujtimin e Perandorisë Osmane si faktor rendi. Andaj është edhe më shumë e domosdoshme të hidhet një shikim esëll mbi atë se çfarë ka lënë pas Perandoria Osmane në një rajon prej të cilit u dëbua më 1912 përmes Luftës së Parë Ballkanike. Këtu është fjala për potencialin e shtetit, për institucionet shtetërore, për sundimin dhe masat shtetërore për zhvillimin ekonomik dhe sidomos infrastrukturor të krahinave të rëndësishme, por jo për trashëgiminë kulturore, ta zëmë, në kuzhinë dhe muzikë. (…) Perandoria Osmane me dekada të tëra kishte investuar kryesisht vetëm në një fushë: në aparatin (disfunksional) të sigurisë.
Më 1912, në tërë Vilajetin nuk kishte rrugë moderne dhe vetëm një linjë hekurudhore nga Selaniku deri në Mitrovicë. Krahas kësaj sundonin çifligarët myslimanë të tokave mbi çifçinjtë në të shumën e rasteve të krishterë, të cilët e punonin tokën me metoda mesjetare. Teknologji moderne pothuaj nuk kishte fare. Përjashtim bënte sharra e një dinastie vendore shqiptare në Mitrovicë, e cila simpatizonte me Serbinë. Sistemi shkollor ishte i strukturuar sipas përkatësisë fetare dhe përfshinte shumë pak fëmijë. Në Malësinë e Kosovës së sotme Perëndimore dhe në Maqedoninë Perëndimore fshatra të tëra shqiptaro-myslimane tradicionalisht merreshin me grabitje dhe rrëmbime – kjo ishte një lloj zeje”. Nëse e vetmja e arritur teknologjike e Perandorisë Osmane në Kosovë ishte sharra e familjes Draga në Mitrovicë, atëherë nuk kemi asnjë arsye t’i duartrokasim propagandës neoosmane të Ali Shenit apo zëvendëskryeministrit Numan Kurtulmush. Pakica turke në Kosovë mund të shërbejë si urë lidhëse mes Turqisë dhe Kosovës, por do të ishte fatale nëse ajo (lejon të) keqpërdoret për agjendat politike aktuale të Turqisë erdoganeske.
Kuptohet se dhe pala kosovare duhet t’iu shmanget polemikave bajate kundër Turqisë. Ky vend ka rëndësi të jashtëzakonshme gjeostrategjike dhe jo rrallë ka kryer punë të vlefshme në favor të Kosovës, sidomos në lobimin aktiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera. Republika e Kosovës duhet të ketë vullnet dhe gatishmëri për të ndërtuar marrëdhënie strategjike me Turqinë, por kjo s’bëhet duke fryrë dhe manipuluar të kaluarën, por duke u bashkuar mbi premisat euroatlantike.
Fundja, Turqia vazhdimisht është deklaruar në favor të integrimit të Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë të bazuara në vlera evropiane e perëndimore nuk ndërtohen duke futur në lojë figura të somnambulizmit politik si Ali Shen.
Në vitet ‘90 një publicist – hajde të themi – mendjelehtë kosovar pati fyer rëndë kryeministrin turk Turgut Özal dhe me fjalë vulgare kishte përshkruar kuzhinën turke, e cila – dorën në zemër – është ndër më të mirat në botë. Atëbotë kishte reaguar Ambasada e Turqisë në Beograd dhe publicisti ishte ndëshkuar.
Në kohërat e “gazetarisë virtuale” nuk ndëshkohet askush, madje as atëherë kur “gazetarët” iliro-pellazgë shkruajnë se gratë tona të bukura si Angjela Martini dhe Bleona Qerreti po na i rrëmbejnë “hamshorët” turq. Për t’i rënë shkurt këtij debati: Turqia nuk arrin asgjë në Kosovë nëse si trashëgimi osmane lavdëron ndërtimin e disa xhamive dhe sharrën e familjes Draga, ndërsa shqiptarët dalin qesharakë kur vajtojnë se Bleonat dhe Angjelat tona nuk po na i marrin kaurët, por turqit.
https://www.youtube.com/watch?v=Lqtv34fXdog
O Shqipetar kuptojeni qarte, qe “fitoria e Pamvaresise” eshte nje PERALLE, festat e Pamvaresise jane nje komedi, per te gezuar dhe vene ne gjume Miletin Fukara Arnaut.
Pamvaresia fitohet vetem atehere kur lufton, Kulturen qe te ka imponuar Pushtuesi dhe kjo ndodh kur populli ka njofur dhe adoptuar ate Kultur qe kishte perpara pushtimit dhe e humbi ne vazhdim. Pamvatesia fitohet me lufte dhe Jo me nje Deklarat “Pamvaresie” drejtuar Sulltanit ne Arabisht dhe Shqip (deklarates se Turpit ne i beme dhe monument).
Ismail Qemali ishte i derguar nga Sulltani qe te shpallte “pamvaresine” dhe pikerisht ne Vlore, se trupat Greke qe po shfarosnin ushtrit Turke kishin kaluar Llogarane dhe po i afroheshin Vlores. Trupat dhe Kultura Turke do te ndiheshin te sigurta ne nje shtet te “Pamvarur” te kontrolluar indirekt nga Porta e Larte.
Ballkani nuk po gjene qetesi pikerisht per shkak te ketyre komuniteteve Turko file Islamike qe ka lene ne Ballkan si ne Shqiperi, Kosov, Bosnje, Maqedoni (FYROM), per ti perdorur ne te ardhmen.
Nqs Ballkani do te ishte omogjene nga ana Fetare, sot Ballkani do te ishte pjesa me e qete e Europes, do te ishte nje Confederat e bashkuar me Europen, ku te gjitha Kombet do te kishin te drejta te barabarta, sic po ndodh sot ne EU.
Ne fakt edhe kroatet e serbet qe nuk jane myslymane nuk e duan njeri-tjetrin.
shqiptaret skane shtet e as atdhe dashuri per kombin……perse keto lojra turqia nuk i luan me grekun serbin bullgarin maqedonsin malin e zi edhe keto vende kane qene te pushtura jo sepse atje ka shtet dhe i thone turqise ik pirdhu me gjithe historine tende pushtuese me xhamira hamame e gjera te lodhura…. turqit kane gjetur nje rrace gomare si shqiptaret dhe mbas 500 vjetesh prape tallin bythen me shqiptaret dhe i perdorin per interesa qe kane ne europe………..pastaj themi pse nuk na do Europa pse na ndau Europa perse nuk na bashakon Europa ke te bashkoje Europa islamistet pro turq?? apo vendet shqiptare qe duket sikur je ne lindje te mesme CDO LAGJE KA NJE XHAMI TURKE E HAMAM nuk eshte rastesi qe kosova edhe turqit po u hiqen vizat ne te njejten kohe sepse konsiderohen si mbetje osmane
Jo shqiptaret,por muslimanet shqiptare nuk kane dashuni per Shqipnine,ato nuk dijne se ç’ka asht Atdheu dhe ato nuk dijne me ndertue shtet por vetem anarki,prandaj ne se doni Atdheun dhe Shqipnine bani mire me u konvertue ne besimin e Gjergj Kastriotit ne Katolicizmin kastriotik se vetem ato dijne me ndertue shtet.
Pergezime Enver Robelli ! Nje analize e sakte, e thelle, e sinqerte.
o Zike pederi,[do te thote dikush po c’ke me kete sunit te piset qe i je qepur dhe kerkon te jet prezent me komentet e tij……!
Ki pis sunit[dhe shume qafpalare te tjere si hajriu,net,rrahimond vlonjati,plaku cam,anticensure etj kesisoi rrace bastardesh turkoshake] ketu e shume vite kur une thexova me force se : jo te gjithe ata qe flasin shqip jane shqiptare,madje shumica e tyre [fatkeqsisht] jane turq…………sulmi i ketyre turkokomentuesve ishte i njejte agresor e i perhershem[sipas tyre]: Une isha antishqiptar dhe grek dhe per kete i pabesi ”plaku cam” shprehej: ”……te te kapin niperit e mi m’Tirone e une te te pres mishin me thike…….!
Turqit nuk iken kurre nga toka e arberit,ketu e 600vjt jane prezent,sot cdo gje e verteton kete mizeria ku eshte katandisur Shqiperia,sa per kosoven nuk po me rruhet shume pasi eshte shtet tjeter dhe nuk me lidh gje……..
O ti jevg neo grek, osmanet kane qene present Ne tokat e Arbrit qe ne vitet 1370 ku princat shqiptare ishin sunduesit mete fuqishem be ballkan.
Pavaresisht qe kane qene present osmanet Jane mundur dhe turperuar per 140 vite nga shqiptaret sepse vetem Ne 1501 ra Arberia dhe lidhja e Princave shqiptare.
Osmanet ishin perandori multi kulturore dhe multi etnike pa identitet, ndersa turqia eshte komb bastard I ndertuara Ne Vitin 1923 Duke perzier popullatat w ndryshme Muslimane te anadollit.
O Enver! A nuk e kuptoni se e keni bere boze ate shprehjen me “iliro-pellazget”???!!!
Kur nuk mund te zbuloni dot diferenca midis te qenit turk apo shqiptar ne Kosove si ne mentalite, fe, kulture, tradita, etj, pra kur keto rrenje te rendesishme identiteti te nxjerrin ne te njejtin trung, ate osman apo turk me termin modern qemalist, kur ky trung nuk ka asgje te perbashket me banoret e Arbrit, me ata banore qe perjetuan tmerrin e barbarizmit osman duke u detyruar te largohen per me ne Jug dhe pertej Adriatikut ne mbrojtje te identitetit te tyre, atehere c’me shkoni aq larg ne epoken ilirike dhe aq me keq ne ne nje periudhe krejtesisht te erret te njerezve primitiv te quajtur nga filozofet e lashte “pellazge”?
Ndani me pare shapin nga sheqeri, pastaj ketu jemi!
Enver te lumt per ket shkrim.
Une vi nga regjioni i Drenices por qe nuk jetoi atje por kur e vizitoi ate vend me vjen te qmendem se si ka mundsi ky regjion te asimilohet ne turkoarab per me pak se 10 vite.
Javen e kalume ne Skenderaj u formu nje parti e Erdoganit nuk ka fshat qe nuk ka ndertu shpia publike xhamija ku shkojn njerzit e pordhen tan diten.
Mjerim mjerim mjerim!!!
Ti nuk je drenicak, por nonji pidh i zhabes greqe apo i asaj sllavo-magjupe, tash mbasi qe
qe t’a peshurra masken, ik e qije nonen tonde, ok?
Nuke kane faj turqite pore budallaku shqiptare, Prizereni eshte turpi i shqiptarise, njerez qe nuke e dine se qka jane. Gjate perandorise Osmane shqiptaret erdhen ne prage te asimilimit, disa e kane perkrahe dhe disa e kane luftuare, pra totalishte te ndare dhe ne varferi te skajshme.
Ne se do te donim te ishim shtet, sot do te kishim nje Institut i Shqiptarizmes dhe njeres si Ju, zoti Robelli, e kane vendin prane te tilla institucioneve per te ndergjegjesuar e udhehequr shqiptaret ne Udhen e tyre. Flm.
Enver Robelli:Ne pergjithesi une jame ne Oponence me ato qe shkuruani ju POR VECOJ ARTIKULLIN E MESIPERM…Jeni atje ku duhet..por Mos Harroni se Politikanet Kosovare jane gati te bien ne Gjunje perpara Erdikanit dhe ti Lepijne Topet….sepse kane harruar se Turku u ka Ndryshuar ngjyren e Flokeve dhe Gjakut..lol
Ne shqiptart e vertete jemi ne hall me turqit e mutit, kendej ne veri na sulmojne, jo
vetem sllavo-shkijet, por edhe seldschuket turko-sunit, kurse nga jugu turko-orthodoxer
-te ashtuquajtur “yunan”, andaj me ndihmen e Perendise dhe Amerikes do mbrohemi nga keto hyena te flliqura!
Gazeta e Juaj kam dy vite qe e lexoj dhe ka disa pseudo intelektuale qe bejne komente me qellim per te
thithur emocionet e revoltes ndaj shkrimeve te njerezve qe i bien tenxheres dhe kujdojne se po bejne orkester .
Mero Baze Te te vije Turp, qe lejon keto butaforira ne gazeten tende nqs eshte e jotja sepse mesa shikoj injoranca e gazetareve dhe e komentuesve llustraxhinj qe vijne nga nga mbrapa, eshte nje njolle e gazetes Tema.
Nuk me intereson dhe sme interesojne komentet . Mos u beni qesharake. Turqia eshte shteti me i forte ne Evrope. dhe nuk i friksohet askujt. Historine e bejne historianet dhe e blejne politikanet qe i shesin gazetareve dhe ta haje populli pa pune.
Asimilimin qe nuk e beri serbi me dhune po e bejne vete kosovaret me deshire te lire.
Njerezit pa gjak jane njerez pa nder.
Turp qe I thone vetes shqiptar, nese I thone vetes shqiptar
Gjasat jane ,qe nje perandori e re otomane do te formohet shume shpejt. Europa e bashkuar po shkon drejt shkaterrimit. Rusia perdor levat e saj ne Ballkan,sic jane Serbia Bullgaria dhe Greqia. Biles kerkon qe tentakulat e saj ti shtrij dhe ne vende si Italia France dhe Spanje. E vetmja superfuqi ti bej balle drejte per drejt eshte Turqia. Nje ballkan nen Turqi dhe me orientim antirus , do te jete nje mur i hekurt ,per Rusine .Ky eshte plani i superfuqive ,sic jane Amerika,Gjermana,Turqia. Neo Otomanizmi sapo ka filluar. Gjithsesi shqiptaret dalin te fituar ne kete mes.
Enver Robelli
Hajde dhe pirdhu kelysh Shqipetar qe ben politiken e Serbit dhe Grekut.
C’fare.do te thuash more zog gomari,kjo qe ke shkruajtur vetem percarje mund te sjelle.
Perse more zog kurve, 1.08% qe na qenkan deklaruar turq te prishkan pune ty?
Perse more gomar me dy kembe,Ty do te te pyese njerezia se si te deklarohet.
Po ata 10% Serbe nuk te prishin pune ty more trushkulur,vetem nga ky 1.08% rrezikohet Kosova.
Kosova eshte ketu e mijera vite Shqipetare dhe e atille do te mbetet,ajo nuk rrezikohet nga 1%,as 2 as 3% Turq,por rrezikohet nga dobice si ty,dhe qe ta dish ai nje perqindesh e ka shkrehur pushken per pavaresine e Kosoves,ndryshe nga ty more mi plehrash.
Po ata Shqipetare qe deklarohen Greke more mut,nuk te prishin pune,jane me mijera qe deklarohen Greke vetem per 300 euro ne muaj,perse nuk shkruan ndonje rresht dhe per ta more tradhetar i kombit.
shkruajne halete dhe analfabetet
shkruajne tradhetaret e kombit me gjuhe percarese,dhe putanat antishqipetare te forumit kalojne ne ekstaze.