Shqiptari, ky kusar me traditë

3 Maj 2016, 09:57Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Në një reportazh të fillim shekullit XX, Asdreni përshkruan një udhëtim me kuaj nga Durrësi në Tiranë. Është një nga përshkrimet gazetareske më interesante që vizaton shqiptarin e rëndomtë të Shqipërisë së Mesme. Poeti rrëfen se profesioni më i pëlqyer i shqiptarëve të atyre kohëve është kusaria. Madje, ai diku shkruan që nëse banorët do të punonin tokat e tyre pjellore të kësaj krahine, fitimet do i kishin shumë më të mëdha se kusaria. Asdreni tregon ca burra të rreckosur, të veshur me zhele, të mbathur me gjysëm opinge, por që kanë armë të lara me serm dhe gurë xhevairi. Karvani i udhëtarëve udhëhiqet nga disa njerëz të mytesarifit të Durrësit, të cilët kishin pas qenë cuba dhe mbanin lidhje me kusarët e rrugëve. Në një han njëri prej këtyre grabitësve ankohet që nuk po ecën mirë puna, sepse udhëtarët janë të paktë, përherë e më të varfër dhe pa plaçkë, por veç këtë zanat njohin dhe i mban shpresa e mirë që dikur do bien në plaçkë, meqë kanë një muaj thatë.

Është një shkrim i jashtëzakonshëm, i cili është botuar fillimisht në shtypin turk a rumun dhe më pas në gazetën “Albania” të Faik Konicës.

Pas më shumë se një shekull, tek e lexon këtë reportazh të ngjethet mishtë, sepse kupton gjer në asht’ se cilët janë të parët dhe cili është profesioni që ne kemi trashëguar më me zell prej tyre. Të parët janë cuba. Ndaj këtu, në këtë rrëfim mund të kuptohet përse shoqëria e sotme, i ka të fortët një farë busulle orientuese. Kjo vjen, pasi asnjëherë moralisht kusarinë nuk e kemi gjykuar për keq, madje çunat e fortë i hasim në lagje, katund a qytet e për ta kemi admirim. Të fortët konsiderohen të shkathët, por dhe simbole të burrnisë.

Nëse Asdreni shkonte me kuaj nga Durrësi në Tiranë, nuk ngjan tëpkë kjo histori me vitin 1997, kur të prisnin udhën tek Ura e Mifolit dhe jo vetëm. Grabisnin çunat çdo gjë që gjenin në makina a mjete të tjera, kanë vrarë dhe përdhunuar. Për çfarë? Për kusari. Kjo është e vetmja ideologji.

Kur Asdreni përshkruan njerëzit e mytesarifit, të cilët e shoqëronin që mos të linte pendët rrugës, a nuk ngjajnë ata me të fortët e sotëm të partive politike, qeverive apo opozitës? A nuk duhet ndërmjetësimi i tyre për të marrë më shumë vota, mbledhur pushtet, por edhe për të bërë sipërmarrje e grabitje prone?

Thjesht, duhet pranuar trashëgimia kulturore që rrit, shëndosh dhe i jep cilësi një Kombi. Nëse italianët kanë trashëguar mes të tjerave artet pamore, arkitekturën, ndërtimtarinë, dëshirën për punë, gjermanikët mes të tjerave muzikën, filozofinë, hebrenjtë shpirtin e mbijetesës, dijet e pafundme, shqiptarët kanë trashëguar kusarinë. Ta shohim në sy këtë vlerë dhe dasht Zoti po nuk na pëlqeu më të fillojmë shkollën.

47 komente në “Shqiptari, ky kusar me traditë”

  1. faro says:

    Kete do tu edukosh taksapaguesve me emisjonit qe ke marre persiper ne televizionin Shqiptar???!!!
    Kjo ndodh kur nuk di se per cfare pagohesh!

    1. Hysni Dajaku says:

      Njeriun si qenie e mban ne binare Frika dhe Interesi.Ligji dhe Opinioni.te tjerat jan mbrockulla.
      Shkrime te tilla jo se nuk duhet te botohen por duhet te jem me te sakta dhe me te analizuara.
      Fenomeni ne fjale nuk eshte pjese e Kultures sone ne vecanti dhe nuk perfaqeson shqiptaret,pamvaresisht se ka shkruar Asdreni dhe e ka permendur Konica.
      Cdo popull mbi faqe te dheut ka patur perfaqesues te tille edhene Kohen kur behet fjale per shqiptaret edhe me heret edhe ne ditet e sotme.
      Popujt jane pothuaj njesoj ne cdo cep te planetit,nuk jan me te mire as mafiozet e Italise ne shtetin direkt pasardhes te Romakeve pa nderperie historike,nuk jan me te mire as kaubojsit e Amerikes,as Mbreterite me ushtar e zuzare qe benin ekspedita me shpat e hanxhar ne dore ne kater anet e globit.
      Historia e njerzimit eshte e tille dhe kusaret shqiptar jan nje pike e vogel ne oqeanin e kusareve dhe kusarise boterore.
      Jan elitat ato qe ndryshojne popujt dhe kombet te cilet jan pothuajse ne nje nivel.
      Shko more gazetar e llafosu me nje plak provincial Italian ,Gjerman ,Francez e Anglez dhe me trego ndryshimin e madh me ate te nje shqiptari te thejsht????
      Shko llafosu me nje kriminel ne Amerike ,Kanada e Gjermani qe ne shekullin e 21 futet ne shtepine e nje te moshuari dhe grabit,e lidh me duct tape deri sa ti dali shpirti??Kush ua ka mesuar kusarine ketyre shqiptaret???
      Te ngelet jo aq sa ngeli shqiperia pa shtet ne 1997-en po 3-4 dite Amerika apo kushdo tjeter dhe te shikoni cfare bejne njerzit,ata njerez qe juve u duken te edukaur e kulturuar te han me dhmbe ne zhap zverkut qe mos te dini ku te futeni.
      Nuk dua te mburremi kot me pallavra e grada qe ja japim vehtes dhe popullit tone por mos te ulemi ne nivelin duke ja hedhur fajin popullit.
      Shqiptaret ndryshe nga cdo popull ne bote nuk kemi elite,nuk kemi intelektual ,nuk kemi njerez patriot e mendjendritur qe te bejne ate qe ben Rilindasit nje here koha.
      Intelektualet tane jan me posht se niveli popullit njerez qe mburren si te tille e vjedhin si ordinere kjo na ndryshon ne nga bota.
      Intelektualsi Sali Berisha qe flet si harixhofke rruge e te vret si kusar nate,Intelktual si Edi Rama qe ben Rilindas Koco Kokdhimen e Taulant Ballen,dhe I ze rrugen me force Ben Blushit.
      Intelktuale qe e fillojne dhe e mbarojne historine me vehten e tyre,intelktuale qe demokracia nuk ekziston vetem kur ata nuk jan ne pushtet dhe kur vijne ne pushtet ua mohojne demokracine te tjereve duke shpikur demokracine e tyre personale.
      Ndertojne shtet qe drejtohet me llafe e jo me ligje,me marrveshje kafeneje e jo me vendime drejtesie.
      Vjedhin me tendera marifete dhe I quajne shqiptaret dembele.
      Keto shkrime duhen shkruar per klasen tone politike e jo per popullin.
      Ndaj I therrisini mendjes kur shkruani dhe mesoni me shume edhe per te tjeret para se te fajesoni vehten dhe popullin tuaj.

      1. Pelasgian says:

        Dajak jam dakort me ty po ka edhe dicka tjeter ne mes , nuk eshte thjesht klasa intelektuale ajo qe ben nje komb . Perkundrazi ,shpeshhere klasa intelektuale eshte ajo qe shfrytzon nje komb dhe kjo ndodh tek ne . Tek te tjeret kur mbushet kupa shperthejne revolucionet …ja ndjen bytha friken pastaj klases drejtuese .

        Tek ne nuk ka nje popull qe perjeton te keqijat e te mirat gjithe se bashku . Tek ne ka vetem GARDHI IM , XHEPI IM , FAMILJA IME , FISI IM .

        Per vrasjen e djaloshit minoren ne Athine u dogj Greqia , per vrasjen e 4 shqiptarve u harru gjithcka , madje shkaktari vetem perfitoi nga kjo ngjarje dhe ai qe premtoi drejtesi leu duart me gjakun e atyre qe i dolen ne mbeshtetje .

        Kjo ka munguar gjithmon tek shqiptaret …BASHKIMI ….ne jemi INDIVIDUALISTE TE TMERRSHEM !

        1. Hysni Dajaku says:

          Nuk jam kundra more zoteri!!
          Shqiptaret I ben ato qe thua ti sa here e ka lypur nevoja ,po nuk do ngrihen te bejne rrevolucione cdo 1-2 vjet.Ndoqen Ramizin,sollen Saliun,hoqen Saliun sollen Fatosin,Hoqen Fatosin sollen Saliun,Hoqen Saliun sollen Ramen ja kjo eshte e Elita jone,,Ja u ngriten perseri ke do sjellin???Ilir Meten???
          Vrasjet e 4 veteve nuk I ka harruar populli por ata qe morren pushtetin qe po bejne tendera e thone “qente le te lehin,karvani ecen para”.
          Qen kundershtaret politike nuk I ka quajtur as Enver Hoxha,por u thoshte” armiqte e kllases”.Te dali Kryeminstri te leshoje nje deklarat te tille perball gazetareve jo nje here por nje here ne jave dhe te mos heqi njeri kepucen e ti bjeri kokes,
          Shtypi nuk irritohet nga kjo deklarat por ne vend ta bojkotoje e boton shpejt e shpejt dhe leshon edhe komente qe e aprovojne.

      2. kleptofagos says:

        Per te pergenjeshtruar perrallat (wash brain) e ketij cami te pabese po e pyes:
        Pse shqiptaret qe jetojne ne shtetet e tjera jane te civilizuar dhe te ndershem?
        Sepse atje ka shtet dhe pushtetaret atje e kane frike shtetin. Ndryshe edhe ata do te vidhnin.
        Duke qene plotesisht dakord me ty, zoti Dajaku, do te shtoja qe ky Enkel Demi ka nevoje
        per nje dajak te mire qe te vije ne vete, sepse njerez si Enkel Demi qe perfaqesojne Median
        ose pushtetin e katert, lejojne pushtetet e tjera te vjedhin shtetin dhe popullin e thjeshte.
        Shqiptaret jane si kopeja pa bari, prandaj krimi dhe hajdutlleku lulezojne tek ne.
        Ne Shqiperi shteti eshte privatizuar nga:
        1. Qeveritaret (Sali Berisha, Edi Rama, gjithe ministrat hajdute qe i shoqerojne)
        2. Deputetet (Ilir Meta me 140 hajdutet)
        3. Gjykatesit (te gjithe bashke + prokuroret)
        4. Gazetaret ( Taborret me mercenare te llojit Enkel Demi & com)
        te cilet mendojne dhe punojne nate e dite se si te vjedhin popullin e thjeshte
        duke e mashtruar, percare dhe fajesuar sikurse po ben edhe ky “gazetari” yne.
        Cuditem me Meron qe i jep kaq hapesire nje sharlatani dhe mercenari te pa skrupull !!!!!

      3. Zani Burimi says:

        O Hysni,
        Faleni te ngratin (Kelin e … ) se nk di se ccfare thote. Po ky derdimen shihe se ccfare ka lexuar nga Asdreni qe rronte me paret e shtetit ne Bukuresht! Kaq hajvan dhe me nje qeshje sharlatani ne ccdo emision. Pale por na ben rezil para botes duke na quajtur cuba te paret tone! Ku e ka marre kete guxim budallai! pER NDER, PO ME DOLI PERPARA KY DEBILI I ARTIKULLIT BAJGE, DO TA PESHTYJ NE SURRAT QURRASHIN!

      4. KAWBOY says:

        Ti duhet te jesh Enkel VICI nga VICIDOLI !

  2. doktor frojd says:

    Janë aq shumë shembuj për të vëtetuar se, profesioni i hajnisë nga shqiptarët e moçëm e deri te ata të kohës sotme, mbetet më i prferuari dhe më i nderuari.Këtë e dinë mirë historikisht jo vetëm popujt europianë,por gjithë bota.Nga ky mjedis dalin edhe qeveritarët kryehadutë modernë….

    1. Dielli mbi Korab says:

      Enkeli ka ber nje shkrim te papergjegjshem,por meqense sot eshte Dita e Shtypit te Lire prandaj ja ka botu Gazeta Tema.
      Enkeli ke marre nje shembull te keq per te vulosur tan shqiptaret si kusar dhe kjo eshte gje idjote dhe gazetari trilluese.
      Ka dhe shum shembuj te mire qe tregojn se shum shqiptar punojn token dhe robtohen per te mbajtur familjen me djersen e ballit.
      Ne kete bote ka dhe kusare ka dhe te marre ,ka dhe gazetare por ka dhe gomare qe bejn sikur shkruajne diçka interesante dhe nje nga keto te fundit eshte dhe burri i Palmolives Mesele.

  3. doktor frojd says:

    Janë aq shumë shembuj për të vëtetuar se, profesioni i hajnisë nga shqiptarët e moçëm e deri te ata të kohës sotme, mbetet më i preferuari dhe më i nderuari.Këtë e dinë mirë historikisht jo vetëm popujt europianë,por gjithë bota.Nga ky mjedis dalin edhe qeveritarët kryehajdutë modernë….

  4. valer says:

    E ke gabim. Kusaria eshte karakteristike e gjithe Ballkanit otoman. E gjeje kete fenomen edhe tek serbet, bullgaret e greket. Te huajt perendimore qe kane jetuar ne Ballkan ne fund te shek. 19 e pershkruajne shpesh kete tipar te Ballkanit te eger.

    1. ? says:

      Kryegrabitësit në atë kohë, ishin pothuajse të gjithë arvanitas. (Kleftes kai Armatoloi, hajdutë dhe armëmbajtës)

      1. valer says:

        Sigurisht. Fajet i kane te tjeret. Me aq minoritete sa keni ju, valle te ngresh pyetjen se cilet jane greket e vertet?

  5. Ciku says:

    Me ne fund filluan edhe gazetaret te jene te vertete. Mjaft me me popull kreshnik e popull trim e popull me bese e blablabla….sa me te vertete te jemi me vetveten aq me shpejt fo te civilizohemi…jemi populli me kot qe ekziston ne Toke. Cuba, hajduter e pertace. Nuk shquhemi per asnje gje dhe di ajo dhia e zgjebosur e mbajme bishtin perpjete. Dike qene keshtu ne meritojne plotesisht gjendjen ku jemi. Varferi e mjerim kudo ekonomik dhe shpirteror. NE AKOMA RRIME E DEGJOJNE DHEMBULLIN TIPIK TE KUSARISE E VRASJES KRIMINELIN SALI BERISHA.

    1. Iliri says:

      Per sa kohe do kesh komplek inferioriteti keshtu do thuash.

      Shqiptaret kane derjtuar boten dhe kane influencuar historine me shume se gjithe Ballkani i marre se bashku.

      Mjafton te permendim Princa, Lorde, Pashallare e dinasti Shqiptare si Gjin Bue Shpata, Karl Topia, Gjergj Arianiti, Gjin Zenebishti, Gjergj Kastrioti, Lek Dukagjini, Merkur Bua, Gorgio Basta, Qyprylinjte apo dinastia e Kryeministrave Shqiptare Qyprylinjte qe drejtuan Osmanet per 70 vite, 41 krye minsitra Shqiptare ne Perandorine Osmane, Mahmut Pashe Bushatlliu, Ali Pashe Tepelena, Muhamed Ali Pasha, Ibrahim Pasha, Dinastia shqiptare e Egjiptit dhe Sudanit, Gjikajt e Moldavise dhe Vllahise, Halil Patrona etj.

  6. zhaku i pamposhtur says:

    Nuk jam asnje gram dakord me kete shkrim fshikullues….ne te gjitha koherat popujt kane nxjerr kusaret e tyre a shikoni filma apojo?
    Perse kjo tendence te reklamojme vlerat negative te nje pakice te kombit tone? une jetoj ne greqi dhe. greket qe ne lashtesi e njohin omofilofilone mirepo ata predikojne qe jane meshkuj te denje mesdhetare e nga te paret ne bote…mos i hidhni balte shtepis suaj se i huaji do tju hedhi mut….nuk them qe te genjejme por te jemi realiste….pyll pa derra nuk ka…ju gazetaret vetem derrat shikoni…naim beu shikonte edhe lisat e gjate…..

    1. Arvanites says:

      Epo ç’pret nga derrat te shohin ?!-Perveç feçkes se tyre shohin vetem pislleqet qe ushqehen dhe …te tjere derra .Fati i keq i ketyre qe shkruajne keshtu (ky nuk eshte i vetmi) eshte te jetuarit(te ushqyerit) me pislleqet e ambjentit MEDIOKER e PROVINCIAL, ANADOLLAK PSEUDOMODERN te Shqiperise sone ,te Tiranes se sotme.Dhe egzaltohen e mburren kur “zbulojne” “ushqimet” (plehra) te radhes ,shihen edhe sy me sy me to !!!- Do t’u mjaftonte te jetonin larg atij ambienti per 3 apo 4 vite dhe …do t’u NEVERITEJ VETJA e gjithe derrat qe i japin gjalleri e hungerijne ne ate batak .

    2. albani says:

      Ky shkrim duhej te botohej ne gazetat Greke dhe Serbe sepse aty do te vleresohej.
      Nuk i perket realitetit tone,jashte cdo llogjike
      Kusarine e kemi ne cdo vend te botes,diku me shume dhe diku me pak per periudha te ndryshme dhe ne rrethana te ndryshme.
      Per momentin sot e kemi ne Venezuelen e Maduros dhe Cavesit
      Keshtu eshte kur shkruajne armiqte e kombit dhe analfabetet intelektuale.
      ENKE,AKOMA DHE NJE HERE TE DOLI BLLOF.
      Pergjigjen e more nga komentuesit,mesatarja llogjike e te cileve i afrohet shume te vertetes,dhe eshte shume me ne lartesi nga llogjika e juaj prej qaramani dhe e vertetes suaj.
      Shpresoj qe te mos kalosh ne depresion,por te mesosh dhe llogjikosh perpara se te shkruash.

  7. Nje shqiptar says:

    Mos valle tere pushtuesit e huaj qe erdhen gjate shekujve ne trojet tona ishin burra te mire dhe na sollen begati?? Ata erdhen dhe grabiten çdo gje, pasurine, bagetine, token duke e lene shqiptarin e gjore me zhele, te strehuar ne male ku nuk siguronte dot as buken thate por tashme te armatosur per te mbrojtur familjen e tij dhe ate cope toke qe i kishte mbetur.

    1. Ilir says:

      Per sa kohe do kesh komplek inferioriteti keshtu do thuash.

      Shqiptaret kane derjtuar boten dhe kane influencuar historine me shume se gjithe Ballkani i marre se bashku.

      Mjafton te permendim Princa, Lorde, Pashallare e dinasti Shqiptare si Gjin Bue Shpata, Karl Topia, Gjergj Arianiti, Gjin Zenebishti, Gjergj Kastrioti, Lek Dukagjini, Merkur Bua, Gorgio Basta, Qyprylinjte apo dinastia e Kryeministrave Shqiptare Qyprylinjte qe drejtuan Osmanet per 70 vite, 41 krye minsitra Shqiptare ne Perandorine Osmane, Mahmut Pashe Bushatlliu, Ali Pashe Tepelena, Muhamed Ali Pasha, Ibrahim Pasha, Dinastia shqiptare e Egjiptit dhe Sudanit, Gjikajt e Moldavise dhe Vllahise, Halil Patrona etj.

  8. albani says:

    Enke
    Kete here Shpresoj qe te mos ma censurosh komentin ashtu si here te tjera.
    E di qe te shqetesojne shume komentet,prandaj dhe rrin perpara lapit qe ti censurosh.
    Pak a shume jane te verteta ato qe thua,por na e thuaj troc shkakun dhe jo terthorazi.
    Mos thuaj politikanet,por thuaj qe kursaret e medhenj shoqerohen nga kursare te vegjel.
    Ajo periudha e Asdrenit i perket kohes se Turqise,dhe kush po e rruante atehere qe Shqipetaret hanin njeri tjetrin.
    Ne kohen e Zogut u rregulua situata.
    ne 45 vjet Komunizem nuk kishte bire kurve te te dilte perpara per te te vjedhur,dhe jo moj Enke se ndryshuam ne si Shqipetare,por atehere kishte ligje dhe shtet.
    Enke
    populli gjen lesh dhe ben pershesh,por eshte shteti dhe ligji ai qe e ndalon kusarine.
    Ne nje shtet inegzistent,ose ne nje shtet qe udhehiqet nga kursare te tilla ngjarje do te keshe.
    Shqipetaret prse ne Gjermani apo Amerike nuk te dalin rruges te te vjedhin?
    He moj Enke?
    Iu ndryshua ADN-ja,apo kane friken e karriges elektrike dhe ligjit.
    Kusaria eshte veti e njerezimit,por duhen veglat qe ta ndalojne.
    ENKE
    Botoj dhe ti keto shkrimet e tua ne gazetat Greke,Turke,Bullgare,Rumune,Serbe.
    Mbase te shperblejne.
    Duhej te fajesosh qeverine kusare dhe jo ta cilesosh popullin te tille.

  9. albani says:

    Behu nje here burre Enke.
    Ne qofte se ti e quan tradite te Shqipetari kusarine,cfare mund te te them.
    Kusaria lind dhe rritet ne vendet ku nuk ka qeverisje,shtet dhe ligj,ose qeveriset nga kusare.
    Perse moj Enke nuk kishim kusari ne 45 vjet socializem,kur e paskeshim tradite.
    Pushteti kusar,dhe pushteti i dobet nuk e kontrollojne dot kusarine.
    Romaket bene dy luftera me Iliret e Teutes.
    Romaket u ankonin per demin tregetar qe u shkaktohej nga pirateria Ilire.
    Romaket i kerkuan Teutes mbretereshe qe te kontrollonte piratet Ilire dhe te siguronte anijet tregetare Romake ne deterat Ilire.
    Teuta duke mos patur nje pushtet te konsoliduar,por liberal,duke mos qene ne gjendje te kontrolloje territoret e saj te gjera me ane te pushtetit te saj,ju pergjigj Romakeve.
    Une mbreteresha e Ilirise ju garantoj ju Romakeve qe asnje anije e flotes mbreterore Ilire nuk do te pengoje dhe sulmoje asnje anije tregetare Romake ne ujerat detare.
    Por gjithashtu(shtoi mbreteresha)une nuk ju jap asnje garanci qe do te jem ne gjendje te zhduk dhe pengoj traditen Ilire te piraterise.
    Pra dhe Teuta theksoi qe Iliret(ashtu si te gjithe popujt)e kishin tradite piraterine,dhe qe pushteti i saj nuk mund ti kontrollonte.
    Kjo qe dhe shkaku i luftes se pare Iliro-Romake ne te cilen humben Romaket,por dhe i luftes se dyte Iliri-Romake (168 p.e.s)ne te cilen u thyen Iliret.
    SIGURIMI I RRUGEVE TREGETARE NGA ROMAKET.

    1. abdu rahmani says:

      hahahaha mor al-bani ke fantazi te shfrenuar ku i ke lexuar keto kryevepra mo,na thuaj ti lexojme dhe ne mo mos i mba per vete te gjitha hahahaha

      1. albani says:

        Nuk jane fantazi
        mbase jane fantazi burimet e mia te informacionit,historiane,dijetare,shkrimtare.

  10. Gjon Leka says:

    Një trashëgimi e mirëfilltë italiane është mafia, o shkrues!

    1. sit back.. and relaks →→→ says:

      Nuk eshte shume e sigurte nese eshte tradite e mirefillte italiane apo tradite e eksportuar ne itali nga ata qe emigruan prej brigjeve perballe italise qe quheshin arberesh. jo per gje, po kudo ku shkeli kemba jone u vendos kodi jone i nderit dhe i jeteses. Ku shkelqen kriminaliteti me shume ne Itali? Ne jug, ne sicili, kalabri, napoli dhe zonat qark tyre. ku patem nderin te shkojme e te emigrojme pas pushtimit turk? pikerisht ne keto zona. po ti shohesh menyren e jetese, sjelljes, kodet e nderit, gjakmarrjen etj ne keto zona te jugut te italise jane shume te ngjashme me traditat dhe kodet tona qe nga koha e leke dukagjinit. edhe urrejtja ndaj shtetit apo institucioneve qe kane sicilianet eshte e ngjashme me tonen, ashtu sic eshte e ngjashme preferenca e zgjidhjes se problemeve me ndermjetesine e te forteve apo te te nderuarve te zones ne vend te preferences per t’ju drejtuar ligjit.

      1. valer says:

        Jo djale jo. Italianet e jugut jane popull hibrid mulatesh te perzier me arabe. Arbereshet ishin dhe jane nje minoritet i vogel qe nuk ndikonin ne jeten e italianeve per te mos thene qe jane integruar e pershtatur goxha si italiane. Nga e paske kete ti qe gjakmarrjen e mafien e sollen arbereshet? Gjakmarrja eshte tipar shume i perhapur edhe sot tek vendet arabe, orientale. Jo me kot fjala “kanun” eshte fjale me origjine turke. S`ka lidhje Lek Dukagjini fare. Ajo eshte kulture e importuar tek ne e tek katoliket nga osmanet.

        1. sit... back..and relaks →→→ says:

          korsikanet, sicilianet, kalabrezet, dhe ne ngjajme shume ne mentalitet dhe si per cudi kusarin, pengmarrjen, grabitjen, kodin e nderit, e ca gjera te tjera i kemi te njejta. Me sa di ne laberi perpara se te merrje nuse duhet te beje nje grabitje qe te vertetoje qe ishe bere burre dhe ishe i zoti te mbaje familjen. i njejti zakon ekziston dhe ne vendet qe permenda me lart. nqs nuk je i zoti te vjedhesh pa u kapur nuk je burre. ca pret nga nje popull me nje zakon te tille? pret te beje e te respektoje shtetin?

  11. zaho says:

    pranohet vetem komenti i tfgs

  12. mirel says:

    Kur shton ate fjalen “madje” e vulos qe je nje cope abrash qe i je futur temave qe nuk ke kapacitet ti gjykosh

  13. Berlin says:

    Shkrimet ne shtypin arrichi mongol turk apo rumun nuk me cudisin fare qe e pershkruajne shqiptarin e shqiperise se mesme te tille.
    Fakt eshte se te gjith antishqiptarve ne shqiperi te mesme i kane rene breket ….

  14. komisari i cetes hajnore says:

    po c keni me enkel demin!
    ky vec ka “perkthy” asdrenin.
    asdrenit bjerni ,jeni burra?
    apo s keni lesh ne turra…

    komb hajdut,hajn,vjedhes,vjellajdut,
    shqiptart.
    ;;;

    1. djali says:

      i ke rene ne koke shoku isar .keta moralistat e keta pseudo intelektualet qe kane studiuar ne universitet si kristali e konpani.
      o njerez te mecur e historian meruni me asdrenin .jo me gazetarin qe e ka cituar asdrenin .jemi ne 2016 e tenknologjia ju ve ne dispozicion historine e te gjithe shteteve reth nesh dhe afer nesh.e eshte kurioze nje gje e perbashket ne gjithe historine e ketyre shteteve ,gjeja e perbashket eshte atheu mbi te gjitha ,pyetje ne e kemi pas apo e kemi kete patriotizem.a po se harova jemi patriot nja 90 minuta kur los futboll kombetarja jone

  15. Arif says:

    Shkrimi eshte nje idiotesi per nga logjika. Ne radhe te pare, duke e paraqitur vesin me burim gjenetik terthorazi u jep pafajsi; se dyti; kur thua shqiptaret, mbeshtet nje absurditet, sepse nje popull i tere hajdut, i bie te jete njeherazi edhe viktima; pra te tere vjedhes e te tere te vjedhur: cili eshte bilanci i fitimit dhe i humbjes se secilit?! Prej ketej del pyetja: po sot si jane raportet hajdut-viktime? Dhe ti vete, i nderuar trashgimtar i profesionit te hajdutit, ku hyn? Te hajdutet e rendomte, te pecot apo te te eprmit? Nese ke inat me gjendjen e tanishme behu burre dhe fol per shkaktaret e vertete, per ata kriminelet e vertete, te cilet nuk mind te perfaqesojne shqiptaret edhe nese ti mendon se e meriton te te perfaqesojne!

  16. duno says:

    Profesioni i hajdutit eshte nje tradite globale , jo vetem shqiptare . Mjafton qe me parate e vjedhura hajduti te beje ndonje bamiresi dhe nga hajdut , shendrohet ne hero . Shembulli me tipik nuk vjen nga nje vend i varfer si Shqiperia por nga nje vend i madh si Anglia , dhe ai eshte Robin Hudi .Edhe ne kemi Robin Hudet tane te famshem : Bilbilenjte , te cileve u kendohet kenge edhe sot e kesaj dite . Dikur Jaho Labi te filmi i socrealizmit Ne fillim te veres thote batuten e famshme : Gjalle jane bilbilenjte , trimat e partise . E tani qe partite jane qindfishuar , po kaq jane qindfishuar bilbilenjte ne parlament , ne qeveri , ne pushtetin lokal , e mbasi bejne kerdine me tendera opo ne dogana e tatime , falin ndonjehere diku ndonje thes me miell e populli i adhuron e i voton perhere.

    1. sit .back. _and_ relaksd says:

      robin hood eshte pak a shume si ca politikane sot qe vjedhin bankat dhe me to blejne miell e me miellin blejne votat, dhe ai blinte influence ne popull me parate e te pasurve, apo thene ndryshe sic beri enveri pas clirimit qe mori token pronareve e ja u dha fshatareve per ti pasur pas vetes e pasi realizoi ca deshte ja u mori tokat, pronat e gjene e gjalle e u la lesht e currit edhe fshatareve.

  17. Trojani says:

    Vertete, ne jemi shquar per kusareri, biles dhe ne det, pasi nje anije piratesh shqiptar kapi biles dhe shkrimtarin e famshem Servantes qe ka shkruajtur Don Kishotin. Eshte nje profesion qe ka te beje me luftra te vogla qe eshte trasheguar qe nga koha e Aleksandrit te madh, qe me trimat e tij pushoj gjithe boten e civilizuar te asaj kohe.
    Si shqiptaret jane dhe zviceranet, nje popull me tradite per legjionere, qe kane luftur per shume mbreter.
    Doja te sillja nje fakt te habitshme, qe nuk i behet shume Reklame nga shteti yne. Para 501 vjetesh ne marignano afer Milanos u be nje beteje e famshme, mes francezeve, venedigasve dhe zvicerianeve. Qe nga koha e antikeve zviceranet nuk ishin mundur ndonjehere. Por ne ate beteje ata humben pasi kishin te beni me kaloresit e pathyeshem shqiptare te rekrutuar nga venedikasit, qe i shkaktuan humbjen me te madhe zviceraneve. Kronikasit shkruajne per ata kalores me kapele( kupto qylafe) te bardha qe vendosnin fatin e luftrave me taktiken e tyre.
    Natyrisht te ben krenare kjo ngjarje, per shume arsye, por e pakta eshte qe shqiptaret permenden me emer si popull, pa patur akoma shtetin e tyre modern kur shume popuj te tjere nuk egzistonin akoma si emer.

  18. Trojani says:

    Nuk duhet shume imagjinate te shohesh nje skice/ pikture te asaj kohe te luftetarit/kronikanit Urs Graf qe pershkruan me hollesi nga me te medha luften ne Marignano ku kaloresit jane me qylafe te bardha te veshur ashtu keq, si barinjte, por qe sic e thote dhe kronikani zvicerane, luftuan shtize me shtize me zviceranet ldhe i shkaterruan per here te pare zviceranet si dhe thyen mitin e ushtareve te pamposhtur. Humbja e zviceraneve ka qene shume e madhe dhe ndryshoi dhe ndikoi shume ne historine e me vonshme te luftrave te tyre.

  19. superambasadori demo kokracis says:

    ja nje keng popullore qe kendohej qemoti nga te vjetrit
    “Progonati me vule
    ce bere Shemo hajdune
    Shemo Hajdun e zune
    ……… ”
    a e kuptoni se ne laberi ekzistonte kodi I nderit I till qe dhendrri ne naten e dasmes duhet te shkonte te vidhte nje sheleg,ne te kundertt nese deshtonte nuk merrte dot nuse se cilsohej si I pazoti!!!
    ketij zakoni mund ti vihet epiteti “kusari e ndershme”
    kurse kosovaret jan hajna te pacip., vjedhin edhe bab e non.
    dhe kjo esht kultur mbarkombtare shqiptare. te vjedh lapi,te vjedh maloku,te vjedh qytetari te vjedh katunari e malokari
    te vjedh lypsari e te vjedh komandari e komisari e te grin e te vjedh ministry e deputeti e kryetari I shtetit..
    prandaj edhe kan shum emertime sipas krahinave dialektore. hajn,hajdut,kusar,vjedhes,pervetsues,grabites,vjedhhajdut,….
    edhe ahmet zogu mbreti pra ishte talent ne kte sport. vidhte dhe vodhi si ariu e jo si miu.

  20. hajt shnet! says:

    po shqiptart I kan qi n byth zvicerrant gjithnji mer
    zvicerranet jan bythpamuka ne krahasim me shqiptart.
    zvicerrant kan “trimin me t madh” Wilhelm tellin,qe gjujti me shigjet ne kokerr te molles(legjend kjo dhe jo e vertet) dhe mburren me kte genjeshter.
    kurse shqiptart ka skenderbena ,kan aleksander t mdhenj,kan vojo kushna me bomb mbi tank,.. e ku ka burr n bot ti hudhet tankut mb kry me gjoks perjasht dhe me bomb ne dor?? do zemer vlla jo byth pupla qe ta besh ate.
    per nga guximi dhe trimnija akti I vojo kushit esht ne top te trimnis dhe guximit human ne ter historin e tokes.
    te guximshem ishin edhe ata ushtaret e bin ladenit qe rrembyn avjona dhe I ran pallatit me avjon,si bicim ti bish murit me kok,por ka shum elektronik dhe shkenc dhe film ne kte akt te tyre dhe distanc nga vdekja.
    kurse vojo kush shqiptari ju turr vdekjes me zemer hap dhe sy shqiponj..
    edhe selam musa salarija I vuri gjoksin topit.
    po mic sokoli? ta zesh gryken e topit me zemer?!
    kta jan trima pra. e jo ata zvicerrjanqire me byth te shqyer nga hajdari dhe hund te mushme nga droga!!!

    1. Shqiptari says:

      Jemi akoma ne diktature shtet kurve ku ai qe vjedh per te shuar urine e kalbin ne burg, kurse hajdutin profesionist e bejne president.

      1. Qeni says:

        Jane me fat se shqipetaret jane ne emigrim dhe kthejne koken mbrapa dhe per familjet qe kane ne shqiperi se do ta shikonin si do ti varnin rrugeve keta legenat qe bejne si te ditur se vetem keta dine te vjedhin.

  21. katarakti says:

    “Koke lashe dhe koke solla” – kjo tregon me se miri mentalitetin e shqiptarit. Dihet se ne disa zona te vendit as nuk te jepnin nuse ne rast se nuk vidhnje! Edhe te popujt e tjere ka ekzistuar kusaria, por ajo ishte e jashteligjshme. Ndersa ne Shqiperi kusaria ka qene e ligjshme dhe me te mburreshim. Kane pasur edhe vendet e tjera kusari, por ajo ka qene anesore dhe jo karakteristike e pergjithshme e nje populli. Dhe ne keto vende ka pasur edhe qyteterim, edhe kulture, edhe shkence, edhe arsim. Ndersa ne Shqiperi…

    1. albani says:

      Po ne shtetet e Forta e the qe ka qene anesore.
      Ne Shqiperi eshte shteti inegzistent qe ka qene ne kohera te ndryshme dhe i dobet shume here prandaj ishte me i perhapur.
      Perse ne kohen e xhaxhit nuk te ngacmonte njeri,Shqipetare ishim dhe atehere.
      Mendo nje Itali pa shtet dhe polici,e mendon se cfare gjobash do tu vihen njerezve nga nje milione kamorrat.
      Prandaj me mendje ne koke dhe jo ne bythe.

  22. Nje shqiptar says:

    Keto dite ne Milano, u arrestua duke vjedhur ne nje supermarket nje person. Gjykata e denoi me nje vit burgim por Gjykata Kushtetuese e liroi menjehere me motivacionin ” ka vjedhur nga qe ka pasur nevoje per mbijetese, sepse eshte i varfer dhe i papune”.

  23. Akilis says:

    Ore ty me comentin “hajt shnet”aje ne islla te kokes ty?
    Aleksandri Madh eshte shqipetare thore ky.A ka ndonje fakt qe Aleksandri I Madh ka shkruar shqip?Per Aleksandrin jane botuar mijera libra, filma, dokumenta historike te shkruajtura vetem greqisht nga na zbulon histori ty?
    Edhe Jeorgios Kastriotis ka shkruajtur verem greqisht se dokumenti I pare shqip por me germa latine eshte 100 vjet me vone se Iskander Beu.

  24. Na bashkoj kenga popullore says:

    ksaj i thojn pjerdh pjerdh gazetaro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje