Afrika e Jugut mundi që në kohën e presidencës së Mandelës, falë fitores së titullit të kampionit botëror në regbi, të ruajë simbolet e veta. Ngjarja nuk ka mbase lidhje me Kosovën përveç faktit, që simbolet e vendit të sapodalë nga aparteidi, morën kuptim tjetër pas fitores në sport. Dhe, nuk mjaftuan liria, zgjedhjet, vetë Mandela, por fitorja e asaj dite krijoi një identitet të ri në vend, të pranueshëm nga të gjithë. Së pari, nga vetë qytetarët e saj. Kosova ka të ngjashme me këtë fabul vetëm daljen nga një regjim gati aparteidi, por edhe një të dytë që lidhet me sportin dhe identitetin e saj të ri.
Me shumë gjasa, Kosova do të marrë OK-in për t’u anëtarësuar këtë javë në UEFA. Kjo e bën përfundimisht një nga ëndrrat më të mëdha të të rinjve kosovarë realitet, që do të thotë se tashmë kanë mundësi të përfaqësohen ndërkombëtarisht dhe të luajnë nën flamurin e Kosovës. Deri më tash, kanë luajtur me idealizëm për Shqipërinë, nevojë për Zvicrën dhe një grup vendesh të huaja, nën flamurë të tjerë, thjeshtë për të ndjekur e plotësuar ëndrrën e tyre. Në asnjë rast, madje edhe në përfaqësimin e Shqipërisë, nuk e kanë gjetur si duhet veten e tyre. Kurse do ndryshojë me përfaqësimin e Kosovës. Pasi, është vendi me të gjitha atributet që i bashkon realisht sportistët kosovarë.
Ndërkohë, përpjekjet e Federatës Serbe të Futbollit për t’i ndaluar duken të dobëta, por edhe pak anakronike. Të 54 Federatat anëtare të UEFA-s, të cilat do ta japin të martën votën e tyre, u mjafton që vetëm gjysma e tyre të votojnë pro Kosovës, që ajo të kapë 51 për qindshin e detyrueshëm, që do të thotë vetëm 28 vota për t’u futur nën rendin e shtëpisë së futbollit evropian. Shenjat janë të mira, por më shumë, ato do ndihmojnë realisht për një status të ri për Kosovën. Atë që e meriton me talentin e këtyre djemve të talentuar.
Veçmas pretendimeve, serbët duhet të ngushëllohen për faktin e thjeshtë se në të gjithë skenarët e tyre, apo edhe në ato që thonë rendi i tyre kushtetues i patjetërsueshëm se: edhe Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut, përfaqësohen në këtë Union Federatash, paçka se janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Serbët mund të vazhdojnë me justifikime, por kjo nuk cenon askënd, madje edhe vetë ata.
Dy humbëset më të mëdha janë Shqipëria dhe Zvicra. Që këtej e tutje, bashkë me ndihmën vëllazërore, që Kosova dhe Shqipëria mund të vazhdojnë t’ia japin njëra-tjetrës, tashmë përfaqësueset janë pjesë e një grupi, që në një të ardhme mund t’i përplasë me njëra-tjetrën. Për hir të së vërtetës, deri më tani Shqipëria e ka ngritur të gjithë suksesin e vet të EURO 2016 mbi bazën e lojtarëve kosovarë, me pasaportat shqiptare. Këtej e tutje, të rinjtë kosovarë kanë vendin e tyre të përfaqësimit me simbolet e Republikës së tyre të re.
E njëjta gjë do të ndodhë me Zvicrën, e cila i detyrohet shumë djemve kosovarë dhe që tash e tutje do e kenë shtëpinë e tyre hapur për përfaqësim. Ndoshta kjo e fundit mund të miklojë ende me pagesat, ndërsa për Shqipërinë ideali kombëtar do të mbetet patetik dhe jo shumë grishës.
Kurse, në fakt, shqetësimi më i madh, këtej e tutje është nëse përfaqësimi me flamur të ri do jetë një nga ato qasjet që të çojnë në formimin e një identiteti tjetër. Në Kosovë është folur shpesh dhe debatues të ndryshëm e kanë shtruar idenë e tyre të identitetit, por në rastin e sportit megjithë ngarkesën e madhe të flamurit kombëtar, suksesi i një përfaqësimi të ardhshëm kosovar në garat e UEFA-s do ndikojë shumë. Por a do mundet vallë Kosova të krijojë një identitet të ri me sportin? Koha do të tregojë dhe ka shumë të ngjarë, që Kosova pas ditës së nesërme mund të mos jetë njësoj, ndërsa Shqipëria, Zvicra dhe vendet e tjera, tashmë mbeten me gishtin në gojë, sepse Kosova do të ketë shtëpinë e vet me simbolet e veta të reja. Ku ta dish, në të ardhmen, dhe me një identitet të ri. Të paktën, kështu ndodhi me Afrikën e Jugut, pas finales së regbisë të vitit 1995 (Java).
shqiptart e shqipnis tash duhet me shtrengu bolet me ngrejt kombtaren e tyne se nuk mahet shpija me miell hua.
Nuk eshte miell hua .Eshte miell i marre nga vellai . Te gjithe shqiptaret do te lumturohen nga sukseset e kombetareve te Kosoves. Pak rendesi ka flamuri , rendesi ka gjaku dhe si ndihesh.
te Dhjefsha Perfaqesuesen “Kosovare” te Futbollit(Pa keqkuptime)…
Kosovaret po “Kerkojne” te Ndertojne Shtetin “Kosovare”?????Kosova eshte Krahin Shqipetare dhe si e tille ka Gjuhe Zyrtare Shqipen, ka Flamurin e saj Kombetare(Shqiponjen)…qe Bashkon gjithe Shqipetaret…ka Nje HISTORI…dhe shume gjera te perbashketa.
1-Kosova ka shume per te bere te jete Shtet, dhe le ta filloj NGA Distancimi nga SERBIA,nga “Zeidenica” ECT:::
2-Nje Skuader “Kombetare-Kosovare”,do te sillte nje “Ftohje” te Marrdhenjeve Ndershqipetare….
Kosova duhet te Beje DETYRAT e Shtepise dhe te kerkoj Bashkimin me Shqiperine, dhe jo te Mbulohet me nje Flamure te stisur Blu-me Yje…Flamuri me i keq….
Bravo Prishtina te njeten gje mendoj dhe une.!!!
JO Kasttriot,Te dy anete kufirit te shterngojne bolet per te lozur per flamurin e Adem Jasharit,ate kuq e zi
Nuk ka asgje nga kjo qe parashikon ky. Kosova do kete kombetaren e vet, por shume inferiore. Shume nga lojtaret qe sot luajne per Zvicren ose Shqiperine nuk do ndryshojne mjedis. Shqiperia do jete me e forte gjithnje. Si puna e Gjermanise me Austrine. Neper Evrope nuk ka vetem talente nga Kosova. Ka edhe nga Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Presheves. Te gjithe keta me mire do te luanin me shqiponjen ne gjoks se sa me nje steme pa kuptim. Me mire kuq e zi se sa do ngjyra te pakuptimta.
Kënga: Se dy të dashura që i kam… e kënduar nga Bujar Qamili i personifikon Nënën dhe Gruan dhe ndër të tjera këndohet: e para m’është Nana e dyta moj më je Ti…dhe ne Shqiptarët e Kosovës e kemi Nënën Shqipëri të parën sepse e kemi Nënë ndërsa gruan e zgjedhim.
Gazetar shkerdhat dhe i paguar nga qarqe antishqiptare per te mbjelle percarje…shtet kososovar edhe mund te krijohet perkohesisht keshtu sic e shohim por identitet apo komb….nuk ma do mendja….adn e kpsoves eshte shqipja dykrenare dhe flamuri kuq e zi….te gjithe ju qe mundoheni ti ndryshoni dtejtimin kosoves shume shpejt do te zhgenjeheni dhe do tju vije bumerang….
nje komb nje kombetare….
artikull koti shembulli me i mire eshte fqiini yne greqia greqia dhe shteti qipro qe jane greke megjithese kane dy shtete jane nje komb dhe skane probelme
Po more normale eshte qe te krijohet identiteti i ri .Sa te kemi budallenj si ty qe ne kete artikull e perderore 10000 here fjalen kosovar,dhe sa te kemi budallenj te tjere qe shqiptareve te Maqedonis i thon maqedonas.Gjithsesi kete e kemi trashegimi nga xhaxhi Enveri qe na u be vella me gjithe kinezet kurse shqiptaret e Jugosllavise ose ndryshe (miqte) i perdorte vetem kur druhej gjoja nga armiku i jashtem dhe thoshte qe gjithe shqiptaret jashte Shqiperise do ti mbronin krahet,megjithese nje pune te madhe ka bere dhe ndarja shume vjecare qe ka krijuar stereotipe dhe keqkuptime dhe kendveshtrime te ndryshme mes nesh.Si per ta perfunduar doja te thoja qe ky shtet yne ka marr fund zoteri,nuk ka asnje ndikim me tek shqiptaret jashte kufirit,mezi i ka dhene dy deshmore ne luften e Kosoves ,ne Maqedoni rolin qe duhet te luante tek shqiptaret ja ka marre Turqia, qe nga 1913 kemi qene aq shtet artificial saqe jemi dashur te mbeshtetemi tek armiqte per te mbijetuar keshtu duke ju prishur pune dhe bashkombesve tane,dhe deri ketu jemi ne rregull fare.Ne fund po te them qe per arsye shoqerore ,sociale,historike gjithe trojet shqiptare ne Ballkan jane te njejta dhe ndryshme nga ne,keshtu qe mos u habit kur te shikosh shqiptaret e Maqedonis ,Lugines ,Malit te Zi te luajne me kombetaren e Kosoves dhe jo me te Shqiperise,nga kjo druhuni dhe jo na identiteti (kosovar) qe vet e kemi krijuar se per te thene te verteten nga ana tjeter e Morines fjala kosovar nuk ben pjese ne fjalorin e perditshem por e kemi krijuar ne dhe askush mos te ankohet nese kjo gje behet realitet.Tung !!Te fala nga Saranda!!
MOS U SHQETESO PER IDENTITETIN (KOSOVAR) ZOTERI !! DHE NUK PO ME DUKESH I SHQETESUAR KUR ATE FRAZE PO E PERDOR SI PER CUDI ME SHUME SE HALIL MATOSHI KUR FILLON TE DELIROJE GJOJA PER” KOMB KOSOVAR”.NJE GJE ESHTE E QARTE KY TERM NGA ANA TJETER E MORINES NE GJUHEN E PERDITSHME MES NJEREZVE NUK EKZISTON SEPSE ATA VAZHDOJNE TI FLASIN NJERI TJETRIT ME TERMIN “SHQIPTAR”,KURSE KY TERMI TJETER NGA KE FRIKE TI PERDORET GJERESISHT KETU NE SHQIPERI NE VENDIN TIM DHE TENDIN .MOS U DRUAJ NGA IDENTITETI I RI POR DRUAJU SE TE NESERMEN SHQIPTARET E MAQEDONISE ,PRESHEVES DHE MAQEDONISE ,MALIT TE ZI DO LUAJNE PER KOSOVEN DHE JO PER SHQIPERINE.DHE MOS TE DUKET CUDI SEPSE PER SHKAQE SHOQERORE ,HISTORIKE ATA JANE TE NJEJTE MES TYRE DHE TE NDRYSHEM NGA NE DHE PER FAKTIN SE KY VEND ESHTE AQ ALIEN ME CESHTJEN E TROJEVE SHQIPTARE SA ME ZOR KA DHENE DY DESHMORE NE LUFTEN E KOSOVES ,DHE PER FAKTIN QE ROLIN E MBAJTJES SE SHQIPTAREVE NE NJE OMBRELLE PER SHKAQE TE NDRYSHME NUK E KA PERMBUSHUR DUKE LEJUAR FUTJEN E TURQISE ,SERBISE ,DHE NDIKIMIT TE TYRE TE SHQIPTARET.TMERRUESE KUR MENDON SE KY VEND ME DOBESINE E TIJKA QENE ME KEQ SE ” SHKJAU” PER SHQIPTARET JASHTE KUFIRIT. NGA KJO FRIKESOHU ZOTERI!!
ne shqiperi sundon linja e lubonjes dhe matoshit. keta metroseksuale,qe kujtojne se bejne ”djalin e urte” para nderkombetareve duke mos mbrojtur interesat kombetare,po e marrin me qafe kete vend.
krahasimet e qellimshme por shume te trasha qe ben gazetari me afriken e jugut dhe zvicren jane per te vene duart ne koke. vetem nje antishqiptar mund te beje paralelizem midis afrikes se jugut e anglise, dhe shqiperise me nje krahine shqiptare qe ju be dhurate serbise ne 13-n!
politika e vilajeteve apo principatave qe po ndiqet aktualisht eshte denim me vdekje afatgjatisht per kombin shqiptar.kjo eshte nje fitore e serbise sepse e copezon dhe dobeson rolin e shqiptareve ne ballkan. e vetmja mundesi sot per sot eshte mbeshtetja e vetvendosjes ne kosove dhe shtrirjes se saj edhe ne shqiperi. me kete klase politike te korruptuar dhe antishqiptare e ardhmja eshte shume e erret.
Te merresh me vellain siamez te matoshit kesaj ane te drinit, eshte rast per psikologji. Merr nje shembull si afrika e Jugut e cila qe nga renia e aparteidit, praktikuar nga ana e boerve, po perjeton nje aparteid te ri, kesaj radhe nga ana e popullsise se zeze. Te bardhet po krijojne serish zonat e tyre ekskuzive si Oranlandia dhe enclava te tjera. Popullsia e zeze nxitet nga aktiviste te ANC te pushtojne fermat dhe perzene bujqit e bardhe. I rekrutuari i pare i BIRN, zbuluesi i shtepise se bardhe me regji ne beograd vazhdon ne menyre te panderprere misionin e tij qe ska asgje te perbashket as me te verteten , vecse me perhapjes e pasigurise,dizinformacionit dhe rritjen e tensionit ne cdo sfere te jetes shoqerore dhe politike ne Shqiperi, kjo eshte pjese e hibrid war, pak nga pak helmit po i jepet hapesira e nevojshme pasi ky eshte edhe kontigjenti qe shperthen ne ekstaze kur arrestohet i projektuari i radhes i zinxhirit komandues te UCK.Deshtaku e nisi me nje genjeshter, dhe e mbylli me nje iluzion pacavuren e radhes.