Ethet e fushatës elektorale për shqiptarët nisin fiks një vit para zgjedhjeve. Ka qenë dhe vazhdon të jetë kështu dhe është i vetmi element që politika jonë ka kopjuar nga ajo amerikane, vetëm me një ndryshim. Ndërsa në SHBA kandidatëve u duhet të bredhin shtet më shtet për ta prezantuar programin para 350 milionë banorëve, në Shqipëri u shkojnë nga 10 herë të njëjtit fshat për t’ia ngulur mirë në kokë se subvencionet janë gati dhe nafta do merret badihava.
Partia Demokratike prej disa ditësh ka shpalosur platformën që pritet ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike, që ajo pretendon se është përfshirë. Në fakt, për të konstatuar gjendjen nuk është e domosdoshme ta kalkulojë një forcë politike që mban përgjegjësitë e saj si forca që ka qeverisur më shumë këtë vend. Kreu i demokratëve prej disa ditësh u është qepur kryesisht qyteteve të vogla me një retorikë patetike kur fiks pas 3 vitesh të humbjes së PD, premtimet lidhen me ulje dhe ngritje gjërash. Basha ka gjetur pikat më të dobta të shqiptarit; papunësinë, taksën, energjinë elektrike, çmimin e karburantit dhe të tjera produkte të konsumit të përditshëm.
Pa marrë parasysh qëndrimin ideologjik që duhet të mbante një parti e djathtë, Partia Demokratike nuk e ka ende guximin të pranojë se rregullatori i çmimeve është tregu i lirë dhe konkurrenca. Ajo përpiqet të bindë shqiptarët se ka shkopin magjik dhe veç duhet besuar. Nga ana tjetër, Basha shkoi deri në budallallëkun politik që uljen e taksave e të energjisë t’i premtonte që në zgjedhjet lokale 2015, ndërsa të zgjedhurit vendorë nuk do të kishin asnjë lidhje me energjinë. Në të kundërt, PD sot do të na kishte dhënë shembullin sesi një banor i Kamzës jeton më mirë dhe paguan më pak sesa një gjirokastrit apo korçar.
Por problemi kryesor i Bashës nuk është veç retorika patetike dhe e përsëritur nga të gjithë në pluralizëm. Idetë për ulje çmimesh burojnë nga një platformë e hartuar nga ish-ministrat e Berishës, a thua se këtyre të fundit ua kishte ndaluar njeri 8 vite që t’i sillnin popullit mirëqënien.
Përveç kësaj, po këto ministra janë shpërndarë në bazë për të përçuar ‘mesazhin e shenjtë’ të selisë blu ndërsa politikën e fortë ia kanë lënë ish-kryeministrit që përpiqet t’na mbushë mendjen se Shullazi ka lindur në qershor të 2013-ës.
Fatkeqësia nuk është artikulimi i platformës që as vetë nuk e besojnë, por fakti se në premtime Bashës nuk i ka shkuar ndër mend se zgjidhja është rritja e pagës dhe jo ulja e çmimeve. Do të ishte më e bukur të na tregonte këtë ‘magji’.
Javanews.al
E ke qendis, po s’ka per te ndryshu gje. Ky eshte me i shpifur se Saliu dhe me i keq ka per te qene ne pushtet ministri i 21 Janarit…
Ore po kur do të dalë para gjyqit ky hajduti i Rrugës së Kombit, ky tradhtar që fali Detin grekëve dhe dosjet e luftëtarëve të UÇK-së sërbit, ky vrasësi i protestuesve të 21 Janarit?
Pavaresisht postit qe i ka dhene serbi,berishovicet,elezbiberovicet,etj. ky njeri me duket me i koti
ne kete vend qe quhet Shqiperi !!! Patetizmi i tij per te fituar nje cope kolltuk e per te vjedhur e
vrare shqiptaret nuk ka kufi. Por nje dite do te japa llogari….!!!
Edhe tramvajin e apti premtuar para kur ristani e beri kryetar te Tirane dhe ate ne nje kohe rekord mbrenda 6 muajsh dhe e beri!!!!!
Edhe tash premton po ato qe premtoj per tete vjet sa ishte ne krye te skuadres vrastare dhe vertet te vetmet premtime qe i ka plotesuar jane ato te vrasjes se njerezve dhe perfitimeve te miljonave sa ishte ne pushtet,dhe te jeni te sigurt se po keto dy qellime do ti shumefishoje nese shqiptaret do behen kafshe dhe te votojne me doren e tij dhe te sali berishes e dora e tyre dihet se per ke voton.