Gjovalin Kola
Revista franceze GEO, e njohur për fotografitë dhe reportazhet nga udhëtimet nëpër botë, publikoi para disa kohësh historinë e një familjeje shqiptare të ngujuar nga gjakmarrja. Me dhembjen dhe bukurinë e tyre tragjike, këto foto kanë bërë tashmë xhiron përtej kontitenentit evropian. Ky fakt mediatik nuk është as i vetmi, as i fundit për dramën tonë. Siç dihet, për gjakmarrjen shqiptare ka libra, filma, dokumentarë, studime, artikuj të shumtë etj. Dhe, sikur të mos mjaftonin këto dhe kurioziteti i gazetarëve dhe autorëve të huaj për këtë “krim ekzotik”, janë me dhjetëra shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE-së për shkak të gjakmarrjes. Ne nuk ndihemi mirë, sidomos me të huajt, kur gjakmarrja dhe mafia lidhen shpesh me emrin e shqiptarëve. Por ky fenomen mesjetar, i zhdukur në vendet evropiane si në Korsikë, Italinë e Jugut, Kretë etj, është ende aktiv në Shqipëri, në një vend kandidat të Bashkimit Evropian dhe anëtar të NATO-s.
Është kjo arsyeja që gjakmarrja, si një vetëgjygjqësi individuale e lidhur me një traditë zakonore në Veri e zona të veçanta shqiptare, përbën një shqetësim serioz edhe për institucionet evropiane dhe vendet anëtare të BE-së. Ajo është bërë objekt debati në Parlamentin Evropian, që nga viti 2006, kur Shqipëria nënshkroi me BE-në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA), por edhe në senatin francez apo parlamentin holandez etj. “Si mund të pranohet në BE një vend që zbaton ende gjakmarrjen, duke sfiduar ligjet dhe shtetin e së drejtës? A rrezikohen edhe shoqëritë e tjera evropiane nga përhapja e këtij fenomeni, kur shqiptarët të kenë fituar të drejtën të jetojnë e të punojnë lirisht në çdo vend të BE-së?”
Pyetje të tilla i shqetësojnë të huajt, por jo qeveritarët tanë për jetën e bashkëqytetarëve të tyre. Kjo plagë e rëndë sociale që ka prekur e prek me dhjetëra familje e individë në Shqipëri, të ngujuar e të kërcënuar me vdekje, nuk ka qenë asnjëherë në prioritetet e parlamentit dhe as në programet dhe aksionet e qeverive shqiptare në këto 25 vite të tranzicionit demokratik. Me këtë shpërfillje institucionet e shtetit shqiptar kërkojnë, me sa duket, ta fshehin këtë dukuri, që e njeh tashmë mirë opinioni i huaj dhe institucionet evropiane. Ndërsa politikanët dhe qeveritarët flasin aq shumë për liritë dhe të drejtat e njeriut, shtetasit e rrezikuar nga “ligji i gjakut” janë lënë në mëshirë të fatit, sikur shteti të mos ekzistojë fare për ta. E pra, nga historia mësojmë se gjakmarrjen e kanë trajtuar me përgjegjësi e masa të veçanta ligjore, administrative, sociale e kulturore si Perandoria osmane, ashtu dhe shteti monarkik e së fundi edhe regjimi komunist!
Novelën e tij, Gjakmarrja (La Vendetta, 1830), Balzaku e nis me një episod në të cilin një personazh, Bartolomeo di Pimbo, pasi hakmerret për familjen dhe bie në gjak në Korsikë, vjen në Paris t’i kërkojë mbrojtje mikut dhe bashkathetarit të tij, Napoleon Bonapartit. Perandori e merr nën mbrojtje me një kusht. “Por s’ka më gjakmarrje! i thotë ai. S’ka banditë nëpër male këtu. Nëse ti përdor forcën, mos shpreso të falesh më. Këtu ligji i mbron të gjithë qytetarët, dhe nuk bëhet vetëgjyqësi. »
Tani, pas pothuajse dy shekujsh, në Shqipëri bëhet ende një pyetje me shqetësim: Po këtu, kur do t’i mbrojë ligji të gjithë qytetarët dhe t’i jepet fund vetëgjyqësisë ? A mund të hyjmë në BE me gjakmarrjen ?!
Vatani i 90% muslims ne BE…!!!!??? CMENDURI qe vetem nje gyzel e beson……………….
Po tani kur pranuan ne BE gyzelet e bankrotuar orthodhijaks te Pontit dmth. qe kriteri i hyrjes eshte goxha i ulet.
Clidhje ka ky zakon mesjetar shtazarak ne mes te Evropes me Greqine, me te cilen kane lidhje vetem nje pakice greke ne shqiperi qe tani pothuajse eshte e shuar ose po shuhet per shkak te emigracionit kryesisht ne token e tyre mem Greqine. Cpune kane Shqiptaret Ortodoks me Greqine pervec ndarjesw as besimit fetar. Mos valle o kelysh e sternip i Erdoganit, Ahmed Zogut, Esat Pashe Toptanit, Ali Pashe Tepelena, Azem Hajdarit dhe Sali Bisha, shqiptaret orthodokse janew Ruse dhe Serve apo Bullgare, sepse kemi te njejten fe. Po ty te quaj Turk, Pakistanez dhe Algjerian se me ta ndan nje fe te felliqur?!
Kafshe injorante pjellle e bandave te hajdareve.
Pensionin mo e more tfgs? Haha
?????? !!!!!!!!!! Skemi SHTET ,,JEMI lene ne meshire te Fatit,,POR,,,Kto Europianet aq te Kulluar na Duan per te na futur ne Europe,,Kemi 700 Mije probleme e vertet ,,Por RRACA europiane e Shqiptarit nuk mohohet dot,Historia dhe Kontributi I Shqiptarit karshi Europes nuk Mohohet,aq sa paguajm ne kurrizin Tone pasojat,,Robt Evropes dhe arabet bafshin Qef si e ardhmja e Europe’s,,kurse NE SHQIPTARET ,,,ZOTI NA RUJT SE NA KANE LENE SI JETIMET,DHE NUK DIME SI TE VEPROJME KUNDREJT PADREJTESIVE TE VAZHDUESHME,