Nderim Gruas! Kështu e titullon poezinë e tij Friedrich Schiller. Honor to woman! – Würde der Frauen! Dhe vazhdon në vargjet e pastajme. “Gruas i është caktuar ta kthejë në kopsht tokën duke e mbjellë me trëndafilët e parajsës!”
Me shumë të drejtë Maya Angelou do të krenohej në emrin e të gjithave grave duke deklaruar “jam një grua e hatashme”. Ashtu si e ka sanksionuar në vargjet e tij Tagora “Oh grua, ju jeni kryevepër e Perëndisë, por edhe e burrave, sepse këta janë bërë nga bukuria e zemrave tuaja”. Kur një grua ishte duke e pritur Walt Whitman, “botës nuk i mungonte më asgjë, sepse ajo i ka të gjitha”. Ndërsa Robert Browning do të zbulonte se tek fjala e gruas është vetë dashuria.
Siç e shihni, ju përmenda vetëm vargje poetësh. Dedikuar gruas! Edhe gruas shqiptare! Pra, edhe Ema Andreas!
Nderim gruas, këtë varg në imperativ të Schillerit po ua dërgoj atyre burrave shqiptarë që fyejnë gratë shqiptare! Të veshur me kostume të pushtetit apo të futur nën këllëfin e pushtetit!
Kushdo qofshin, kush i fyen gratë kthehet automatikisht në anonimat.
Se ne gratë jemi të dërguarat e Zotit në tokë, jemi nënat, vajzat, gjyshet, bashkëshortet, motrat që dimë të japim vetëm dashuri!
Në Shqipëri gratë ose i vrasin barbarisht, ad literam ose i vrasin me fjalë!
Si në mesjetë, si në kohën e inkuizicionit!
Ema Andrea reagoi emocionalisht, në emrin e të gjitha grave shqiptare që kanë përjetuar 1997, që kanë përjetuar atë tmerr kur jeta e fëmijëve të tyre ishte në rrezik!
Ema Andreas iu duk me të drejtë fashiste deklarata e Berishës, kur ai tha se populli duhet të armatoset !
Ema Andrea ka të drejtë të shprehë mendimin e saj! Pushtetarët kanë për detyrë të respektojnë kushtetutën e vendit, ku thuhet se fjala e lirë është e garantuar me ligj!
Pa mendoni se sa i dëgjon populli gjepurat e politikanëve shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë, me sa durim, me shpresë se më në fund këtyre do t’u vijë mendja dhe do t’i thërrasin arsyes. I keni dëgjuar se si e shajnë njeri tjetrin, me një fjalor rrugësh. Populli i dëgjon të gjitha marrëzitë e pushtetarëve, sepse në çdo kanal të televizioneve të Shqipërisë, ata janë live natë e ditë. Ema Andrea nuk e shprehu mendimin e saj nëpër televizionet, sepse aty ajo nuk lejohet! Ema Andrea e shprehu mendimin e saj në Facebook!
Do ta censurojnë edhe Facebook-un pushtetarët e shqiptarë !
Ema Andrea është grua dhe aktore që shprehu mendimin e saj. Berisha kërkoi të armatoset populli, Ema Andrea tha se ky qëndrim është fashist!
Reagimi berishian ishte agresiv ndaj Ema Andreas. Agresiv ishte Berisha edhe ndaj gazetares të Oranews. Gazetaren e Oranews e akuzoi si “zëdhënësen e Shullazit”.
Kush nuk pranon mendimet e Berishës duhet të jetë ose me Shullazin, ose me Edi Ramën, ose kurtizane!
Po kjo logjikë është barbare!
Ti thuash një gruaje kurtizane, qoftë edhe kurtizane është barbare!
Por Ema Andrea ka emrin, identitetin që e ka krijuar me punën e saj. Ema Andrea nuk është as e bija e pushtetit, as gruaja e pushtetarëve, është bijë e popullit që çdo gjë e ka arritur me djersë e mund dhe natyrisht ka të drejtën të shprehë mendimin, sepse në Shqipëri gjithçka është në degradë, mjafton të shihni se si vriten gratë shqiptare nga kriminelë që bëhen trima sepse dëgjojnë e shohin se si shahen dhe si trajtohen gratë në Shqipëri nga pushteti!
Shikoni se sa deputetë të PD i kanë lënë gratë e tyre dhe janë martuar për të dytën herë. Prandaj duke mos pasur moral ata s’kanë të drejtë të bëjnë moral. Aq më tepër kur janë përgjegjës për diskriminimin që u bëhet grave shqiptare, sepse është i pari pushteti politik që i fyen dhe mban qendrim mizogon, kur gratë mbajnë qendrime të ndryshme nga pushteti.
Disa ditë më parë Berisha i doli në mbrojtje Ilva Tares, të cilën e talli Edi Rama. Berisha ishte hipokrit dhe recidiv, sepse e kopjoi edhe më keq Edi Ramën duke e fyer Ema Andrean, ashtu si dikur kishte fyer ish-prokuroren e përgjithshme, pasi politika shqiptare ka një mendësi staliniste, pasi kur nuk je me ta, duhet të jesh patjetër me kundërshtarët e tyre!
Kjo mendësi është mjerane dhe dritëshkurtër.
Gruaja vetë është drita po të citoja prapë një varg të Robert Browning! Gruaja është vetë jeta, sepse ajo e lind jetën që vjen, gruaja e lind të ardhmen.
Të fyesh një grua, do të thotë të jesh errërira, obskuriteti, obskurantizmi vetë!
Popullit shqiptar i duhet dritë, ai kërkon civilizimim dhe civilizimi fillon duke nderuar gruan!
Si thotë Schilleri!
Nderim gruas!
Nderim Ema Andreas!
Nderim të gjitha grave shqiptare!
/voal.ch/
Super.
Hallall
Bravo Elida! Te lumte Ema!
Buci grua dhe buci burre kane qene bashkedrejtore te TV shqiptare ne momentet me te erreta te lirise se shtypit dhe demokracise ne Shqiperi. Bucet burre e grua i sherbenin Berishes me mediokritetin e tyre ne kohen kur gazetaret dhe politikanet dhunoheshin diten per diell. Koha kalon, dhe ndoshta Bucet kane ndryshua, po perpara se te na shesin leksione civilizimi do ishte mire ta nisnin me nje ndjese per presionin ndaj gazetareve te TVSH e pastaj ndaj pallavrave qe na servireshin ne te tjereve prej tyre.
big like
big like!!!!
big like, erlind!
nderim edhe Nexhmijes eshte apo jo grua edhe ajo…(.moster)
Organizohuni dhe ngrihuni te gjitha ne mbrojtje te dinjitetit te Gruas, Ema Andrea!
Mos beni ate qe beni me 7-8 mars, ku ne vend te protestoni per te drejtat e gruas, mbushni plencin mejhaneve te Shqiperise.
Well done. …thenie te vyera. ..ja thua po kujt ja thua…..meshkujt shqiptare jane shume pak edukate dhe injorant, jam baba vete dhe me vjen peshtire kur vij ne shqiperi dhe shikoj nje ambient shume te rende mashkullor dhe I trajtojne grate si sherbetore pa ndjenja dhe sillen shume rendom. …gruaja eshte jeta dhe motivi i jetes NE meshkujt nuk kemi kuptim pa to o injoranta shqiptare. …..
Shkrim i shkelqyer. Falenderim per zj. E. BUCPAPA.
Po mire moj Elida, ahere pse thote philosophi i madhe, gjitheashtu gjerman-Friedrich
Nietzsche : ‘ kur t’a vizitosh nji grua, mos e harro kamxhikun?
Elida Bucpapaj me kete artikull tregoi respektin ndaj vetes dhe femres ne pergjithesi. E di qe eshte Tropojane, e di qe eshte nga ato qe ka perfituar nga Berisha dhe pikerisht ketu qendron kurajua e gruas se vertete intelektuale. “Enough is enough”, ke kaluar cdo kufi te imagjinueshem, ky eshte mesazhi dhe shpresoj nje thirrje p[er te gjithe ata intelektuale te djathte qe nuk mund te shkojne me pas nje te cmenduri dhe te heshtin si te rtedhur intelektualisht.
Berisha me soj = barbare, jam dakort.
Por nuk e kuptoj pse nje njeri kur ndahet dhe martohet per here te dyte qenka pa moral… Ka ndonje rregull qe percakton ?
Nderim edhe ti per keto rreshta………
Bravo! E kuptuan edhe Bucpapajt ku ka perfunduar PD(Prostituta te Deshperuara). Me mire vone se kurre.
Se kuptoj shkrimin e znj. Bucpapaj !!.Meqe grua ,mund te thuash cte duash e te mos kritikohesh.Besoj qe kjo ne thelb eshte ofendim per vete gruan.Ema Andrean nuk e kritikova pse eshte grua ,por per cka shkrojti e tha ne lidhje medemek per rrezikun e fjalimit te Berishes.Mu duk absurd pjesemarrja e Emes ne korin e papagajve antiBerishe ,ku dirigjent si gjithemone eshte Taulant Balla.Po te ishte Joleza Koka nuk di reagoja ,por Ema ne te njejten ane me kampionet e sharlatanizmit????Ema Andrea eshte nje grua inteligjente e bukur ,sensuale qe personalisht respekti dhe adhurimi per te fillon kur nis e flet .Elokuente dhe vizionare qe fatkeqesisht tek femra shqiptare mungojne.Por meqe jemi te respekti per gruan me lejo znj.Bucpapaj tju jap nje shembull.Fliste z.Kryeminister ne nje takim me duket se ne Korce dhe i drejtohet Majkos…..Pandeli shume pjeshka paska sot.Kamera fokuson sallen dhe ajo qe me la pa mend ishte ngazellimi i femrave te pranishme per perdorimin e fjales “pjeshke”!?!?.Prisja te nesermen ndonje reagim ….hic.”Pjeshke”?!?!? perkufizim inteligjent i femres.Nese ju pelqen pa problem ,por te pakten te shpallim Jolezen kampione te “pjeshkezimit”.Dhe Ema tek ku lloj percaktimi majtist femeror smund te jete.Prandaj kritikova Emen ,si nje qenie e mrekullueshme qe sduhet bere pis ,nga pisanjoset hipokrit majtist.Per moskeqkuptim ,te njejten gje do shkruaja edhe per pjesen e djathte te politikes.
O “YLL ” I SALIUT ……,CFARDO QE TE THUASH , E NGADO TA KETHEJSH , TI DEL ZBULUAR NUDO , SI FASHIST E ANTISHQIPTAR .
TI , E KE NGA IDJOTESIA , LIGESIA , I8NJORANCA ,…. THJESHT , NGA MILITANTIZMI I VERBER PARTIAK PREJ SHPELLARI , TE GJITHA SA THE PER ZNJ. E NDERUAR ANDREA , SE FAKTIKISHT AJO U SHPREH KREJT NORMALISHT , SI NJE QYTETARE E DENJE E KETIJ VENDI , SIPAS SHKALLES SE KULTURES DHE FORMIMIT QE E KARAKTERIZON DHE TI ME MENTALITETIN TEND , JE ME VITE DRITE LARG SAJ . CFARDO QE TE THUASH , NA I SHTON NEVERINE , SI PJESE E VANDALEVE TE PD-SE , PRIVATIZUAR NGA BAJRAKTARI TRE DEKADA ME PARE .
Na hapet barkun ju pseudo feministe
bashke me Emma ….
ikni se na e shpifet
Pergjogje e merituar. Me fjalet e Homerit ne gojen e Akilit….We man are reget things
Mos na beni per te vjelle se e njohim kete mediokren. Ne kazanin e pleherave nuk gjende heronj. Ka vetem mushkonja e parasite.
Elida Vajza e poetit dhe mikut tim te paharruar Vehbi Skenderi. Sa u gezova!
Kur te fyen nje kriminel,konntabandist,mashtrues,kodosh(femrash),i papune-milioner,pa karakter(le gruan me 3 femije dhe 15 vjet me te madhe se vetja,rimartohet me tjetren 20 vjet me te vogel),per para vret edhe te afermit( dajen ne Gerdec) dhe e quan E.Andrean kurtizane,ne opininin publik e me gjere,tingellon nje superautogol per vehte,dhe nje vlere sh.te madhe per Emen.
Kur te fyen nje kriminel,konntabandist,mashtrues,kodosh(femrash),i papune-milioner,pa karakter(le gruan me 3 femije dhe 15 vjet me te madhe se vetja,rimartohet me tjetren 20 vjet me te vogel),per para vret edhe te afermit( dajen ne Gerdec)sic eshte birboja Shkelzen Berisha, dhe e quan E.Andrean kurtizane,ne opininin publik e me gjere,tingellon nje superautogol per vehte,dhe nje vlere sh.te madhe per Emen.
epitetin fashist e ka pak.