Andi Bushati shkruan se edhe nëse akuzat e lidhjes së Emiljano Shullazit me qeveritarët e sotëm janë të pavërteta, ka një fakt që fajëson qeverinë për këtë dosje.
Ajo është frika që kanë njerëzit për të dëshmuar kundër tij.
“Ditë pas dite, që pas ndalim-arrestit okult të Emiliano Shullazit, në lajmet e kronikës dallohen disa tituj që të lënë një shije të keqe.
Njëherë flitet për një biznesmen që nxiton të mohojë se i është vënë gjobë. Një herë tjetër për një profesor që thotë se nuk i ka njohur kërcënuesit. Pastaj për një dëshmitar që tërhiqet nga ajo që ka thënë.
Veç e veç këto lajme humbasin në cepat e faqeve të kronikës. Por, të bërë sëbashku ato marrin një kuptim më të madh. Që e shndërrojnë këtë ngjarje nga një aferë policore në një çështje politike.
Ditët e fundit “dosja Shullazi” është shndërruar në thelbin e debatit në vend. Opozita sulmon lidhjet e tij me ministrin e Brendshëm dhe me kryeministrin. Jep raste se si ai i ka shpëtuar drejtësië, dhe paralajmëron lirimin e tij të shpejtë për shkak të mbrojtjes që ka në sferat më të larta të shtetit. Qeveritarët mbrohen me siklet (po të qe për ta do të bënin ç’ish e mundur për ta shmangur këtë temë) dhe në fund thonë se ata s’kishin ç’bënin më shumë sesa të vinin prangat mbi duart e të fortit.
Por, në këtë debat ku gjithësejcili mundohet ta hedhë topin e fajit tek kundërshtari, ato lajmet episodike të kronikës luajnë rolin e rëndësishëm të gurëve në peshoren e së drejtës.
Ato na tregojnë më shumë sesa debati në parlament dhe akuzat e ndërsjellëta.
Të marra të gjitha së bashku ato dëshmojnë se njerzit që rrefuzojnë të dëshmojnë përpara hetuesve, policisë dhe prokurorëve, kanë frikë.
Ata nuk kanë as besimin më minimal tek shteti i tyre.
Ata nuk kanë as dyshimin më të vogël se një i fortë me mbrojtje nga lart mund të dënohet.
Eshtë pikërisht kjo psikologji frike, treguesi i parë dhe kryesor që dëshmon se nga cila anë peshon e drejta.
Eshtë pikërisht ajo që tregon se kjo qeveri edhe nëse nuk është e lidhur me banditët, nuk i ka bindur qytetarët e saj, se ka vullnet për ti luftuar ata.
Prandaj njerzit kanë frikë. Një frikë legjitime që dëshmon shumë më tepër sesa broçkullat që dëgjojmë të enjten në parlament”, shkruan Bushati tek Lapsi.al.
Andi.Une nuk do te pranoja kurre te jetoja si vemje,ashtu sikunder ushqehet dhe jeton zoteria juaj.Ky eshte komenti im sot per ty,mbas varrosjes qe Gjykata e Larte i beri sot procesit te 21 Janarit.Femijet e tu do ndjehen te turperuar kur te kuptojne me c’fare parash i ka rritur Babai i tyre.
sa kot, duhet me thene dicka, duhet me gjete nje sebep, duhet me shfrytezu cdo rast… me nxjerre dufin kunder edi rames. E ke personale luften ti zoti Bushati!
Jo more Andush!Ma shume frike ke ti e tjere prej Berishes se deshmitaret prej Shullazit.Shullazi nuk del ma prej birucet edhe neqs e mbron Rama etj
Po me duket se fajin per kete e ka drejtesia qe nuk jep besim. Ti pse mjell mjegull z. Bushati ?!
Po si nuk the nje llaf, fare, fare te vogel e te mire per kete qeveri more lumemadh, asnjihere??? Edhe ketu e gjete te keqen e kesaj qeverie,??? Edhe kur fut ne burg banditet???
haha, shih comentatoret e Ramutit, bejne Bushatin me te padeshiruar nga Shullazi
E pse e fajeson Qeverine o Bushat Bytha? Kush e gjykon çeshtjen, Qeveria apo Gjykata, dm.th. Sala me Jar Nishanin. Ke deshire te behesh person interesant, por je nje zero me xhufke. Idiot, kriminel.
Hajde analize hajde!!! Ne radhe te pare qeveria nuk ben drejtesi, por sistemi i drejtesise prokurori, gjykata etj jane shume te pavarur. Analiza jote eshte ofendim per njerez normale. Po si nuk thate nje fjale te vetme juve analistucet!!!! Pse prokuroria nuk mer si deshmimtar Sali Berishen se ai e denoncoi publikisht!!! apo edhe ai ka frike dhe nuk deshmon. Kjo eshte A-ja e nje hetimi. Ose prokuroria i ka te gjitha provat dhe ska nevoje per deshmimtare. Mos me bej te qesh…
O Bushati ! Si nuk arrin te kuptosh se, dita – dites, po e diskrediton veten duke kritikuar gjithkend, per gjithcka, me te drejte dhe te padrejte ? Ne e kemi marre vesh se je thjesht nje individ pa kurrfare parimesh dhe me nje nivel ordiner kulturor. Nuk ka mundur te gjesh ndonje pune me dinjitoze per te bere ?