Mos e justifikoni: Sali Berisha nuk është i çmendur!

21 Prill 2016, 19:41Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Mos u tallni!

Mos e justifikoni me çmendurinë!

Sali Berisha nuk është i çmendur, është kriminel!!

Sali Berisha ka bandën më të madhe kriminale në këtë vend! Bandën e të paprekshmëve!

Duhet ndëshkim tani!

Të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi Sali Berisha?

Ju lutem mos u tallni!!

Nuk bëhet fjalë për fyerjen me qen.

Ka konsumuar krim të qartë penal sot;

Nuk mund të jenë kurrë nën të njëjtin gjykim.

Lexojini nenet e Kodit Penal:

Neni 222

Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 223

Thirrjet publike për veprime të dhunshme

Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 233

Krijimi i turmave të armatosura

Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Tani mendoni një herë thirrjen e sotme në një kohë tjetër dhe të artikuluar nga një tjetër person;

Fjala bie, mendojeni thirrjen e sotme të bërë nga Edi Rama, natën e 21 janarit, pak pasi Sali Berisha e Lulzim Basha vranë në bulevard njerëz të zakonshëm, kundërshtarë e protestues ndaj tyre.

Do ishte arrestuar në çast, siç në fakt u kërcënua të ndodhte, pavarësisht se nuk ishte bërë as kaq, as kjo thirrje.

Po lexoj në media të ndryshme, tituj të tillë:

Çmendet Sali Berisha….?

Boll e justifikuat me çmendurinë!!

Sali Berisha nuk është i çmendur, Sali Berisha është kriminel!

Sot në këtë vend ka vetëm një bandë të paprekshme, banda e Sali Berishës!!

Është banda më e madhe kriminale në vend dhe ka fituar një imunitet absolut në raport me ligjin. Kanë shitur, kanë vjedhur, kanë gjobitur, kanë rrëmbyer, kanë torturuar, kanë vrarë e kanë zhdukur dhe nuk janë hetuar, gjykuar dhe dënuar kurrë.

Kjo është banda e të paprekshmëve. Viktimat e saj janë me emër e mbiemër, të njohur e për ta është pranuar se janë ekzekutuar nga kjo bandë.

Banda e të paprekshmëve kishte pushtet absolut kur kanë ndodhur këto; pushtet politik, legjislativ, ekzekutiv, natyrisht edhe pushtet gjyqësor.

Ky i fundit i garanton edhe sot!

Në anën tjetër, mos e lejoni alibinë e shpallur pak më pas shpërthimit kriminal, në shenjë tërheqjeje; alibinë me debatin “mbi armët”.

Harrojeni!!

As që e ka atë ide Sali Berisha, as që e bën dot atë debat.

Shihni sjelljen e tij në raste të ndryshme dhe e kuptoni fare mirë që nuk bëhet fjalë për këtë.

Kujtoni armatosjen në 1997-n me urdhër të tij për të provokuar përplasjen civile e kriminale që e pasoi, me mbi 3000 të vrarë në pak muaj.

Kjo është ideja e tij dhe tani!

Një ide kriminale që duhet ndëshkuar  në mënyrë shembullore, ligjërisht!

Njerëz, duhet t’i bëhemi mur këtij krimineli!!

E di që tani shumë dumbabista apo b..lëpirës oborri me kokë të krehur e lyer si intelektualë të mëdhenj, do hidhen përpjetë të justifikojnë thirrjen kriminale.

Bëjini të heshtin!!

Banda e të paprekshmëve duhet të shpërbëhet tani!!

23 komente në “Mos e justifikoni: Sali Berisha nuk është i çmendur!”

  1. aleati says:

    po n amerik qe jan njerzit e armatosur?!
    per te mbrojt vetveten…

    1. katarakti says:

      Ne Amerike eshte ndryshe, ne Europe eshte ndryshe dhe ne Kine eshte ndryshe. Thirrja e Berishes behet per te permbysur me force rendin kushtetues, pra qeverine e zgjedhur nga populli. Pra 10 vjet burg i ka pak dhe i ka hak.
      Tani per Braçen: Kujt i ankohesh or Erjon?! Perse nuk i beni ato qe propozoni?! Kush ua ka fajin?! Apo kush ua ka prere krahet?! Keto spjego ti?! Se se kush eshte Sali Berisha e dime me mire se ty. Por nuk dime perse jeni transformuar ne copa muti dhe ju merr perpara kuçedra e Viçidolit me banden e tij! Kete po qe i zoti te na e spjegosh! Do te ta dinim per shume faleminderit. Se po behen 3 vjet dhe nuk po e kuptojme se kush e ka pushtetin ne Shqiperi!!!!

      1. ben tirona1 says:

        @katarakti
        Jo nuk u tha ashtu ,aq me shume qe jeton jashte dhe ke nje vizion me te gjere se injorantet komentues ,qe u lepijne bythen ideve korruptive te qeveritareve te te dyja kraheve,sepse aq kuptojne.Ne nje kohe kur krimi eshte ne pushtet,per te mbrojtur veten eshte mire te armatoseni,kjo ishte idea.Me shume ishte nje shuplake ndaj politikes se sotme dhe krimeve te pazbuluara.Berisha ka gabime te medha,por ky grup qe eshte ne fuqi,eshte po aq i njejte sa ata qe ishin me pare.Nje grup politikanesh hajdute,mashtrues,nje perbindesh qe e ka masakruar ate popull per nje kohe te gjate dhe nuk sheh asnje drite ne fund te ketij tuneli masakrues.Ky Brace,me bythlepiresi ,si edhe ai katunari nga Librazhdi,apo ca te tjere,qe genjejne mendjen e ca komentuesve tifoze,por vazhdojne te shijojne frutet e nje peme popull injorante,qe per 5 mije leke shet voten dhe me shume.

    2. Feniks says:

      Ne se Edi Rama nuk i ben kallzim penal sonte S.Berishes atehere edhe Rama eshte si Berisha.Pas kesaj ne se hesht edhe Llalla eshte bashkefajtor me Berishen.Pas kesaj ne Shqiperi nuk ka me shtet.

      1. Iris says:

        Pse kerkoni nga Edi Rama kallzim penal?? Kjo veper ska nevoje per kallezim penal mund te filloje kryesisht. Por, edhe po nuk filloi kryesisht, a e di ti zoteri, se kete kallezim penal mund ta besh dhe ti.

    3. bonbon says:

      Cfare thua mor idiot. Amerika eshte nje shtet federal ku shtetet rregullojne armembajtjen me ligje qe shkojne nga me striktet e deri tek me liberalet.Kur idiote si Sali Berisha bejne thirrje per dhune dhe duan te marrin pushtetin me dhune i vrasin si qente: http://www.motherjones.com/politics/2016/01/fbi-releases-footage-militia-man-shooting

    4. Bumbum says:

      Po i lexute ligjet si i lexon ky Bracja u dhi sporti fare u qelb puna fare. Ky eshte nje analfabet juridik i nivelit superior rreshton aty ligje qe nuk kane lidhje fare me situaten ? ky eshte copy paste gjithmone, me thelle si kap truri. A mor Brace injoranca jote eshte pengesa me e madhe per te bere hajer ne ne kete vend. Nuk ngre dot tym se kete radhe ju ka kap berisha nga loqet me duket. O zot kur do na shpetosh nga keta injorante qe na kane pushtu jeten.

    5. __ says:

      Edhe ne Amerike ka plot trapa.

    6. shqip says:

      ka nje çoroditje ,gati budallepsje kolektive. ne fakt nuk eshte diçka e re per shqiptaret. ketej dhe andej kufijve ka perplasje absurde qe arrin deri ne vetemohim te nacionit e te shtetit. me thoni te dashur miq, nje vend te ngjashem ne hapsiren europiane ku njerezia te jete kaq e prirur pas konfliktit fizik. le te marrim tre hapsirat me te medha te banuara nga shqiptaret, shqiperi, kosove, maqedoni. me thoni nje te vetem ku nuk shkrehet “pushka e tritoli”. me thoni nje te vetem ku zhvillohet jete parlamentare ne kushtet e normalitetit. po fundja me thoni nje te vetem qe e lusin te futet ne europe, dhe qe politikanet e pengojne me dashje mos integrimin ne civilizimin europian. ti thuash kafshe eshte pak. jo se edhe kafsha ka limitet e saja ne te sjellurit e ne reagimet. tani shume flasin per personazhin berisha. kush e quan kriminel, kush hajdut, te tjere e perkufizojne me te çmendur. dhe sikur e gjitha te ishte ne planin personal do ishte e keqja me e vogel. dhe sikur e gjitha te ngelej vetem ne çorben shqiptare, edhe kjo do ishte nje e keqe qe ngelej brenda nesh. mirpo shume anashkalojne faktorin e fqinjeve qe tradicionalisht mundohen te sabotojne çdo perpjekje per fuqizimin e shtetit shqiptar e te hapesires ku jetojne mese 7-8 milion shqiptare. hera heres ato terhiqen, here here aktivizohen bashke me levat e tyre ne kete hapesire. kush nuk e ka kuptuar akoma nuk ka ndonje faj per kete. se fundja jane agjensite ligjzbatuese qe merren me zbulimet dhe parandalimet e ketyre fenomeneve. po mire o njerez, ju a merr mendja vertete se ineresat e sali berishes perfundojne te shullazi dhe shoket e tij me 7te vjeçare? po vertete mendoni se nje hotel ne durres behet kauz per gjueti shtrigash? atehere nuk paskemi kuptuar gje nga kjo bote lavire. ne 25 vite ,personazhi me i perfolur ne shqiperi ,ka arritur ate qe sllavo- greko- maqedonasit, nuk do mundnin dot ta benin as ne fillimet e shek. 20te. nga 91shi e ketej, ka arritur ta djege shqiperine me shume se nje here. po djegja nuk kuptohet vetem ne termat fizike, ajo eshte e tille edhe kur shqiptareve ju privohet anetaresimi ne be. edhe kur shqiptaret do duhet te humbasin parate e kursyera. edhe kur mijra emigrante presin nga shteti i tyre te implementoje ligje e rregulla per mijra pensione. megjithate si çdo njeri nga ju, te gjithe kemi dilemat se pse ky njeri nuk izolohet nga qeverite e radhes. a ka sali berisha nje imunitet qe i kalon permasat kombetare? kjo eshte enigma e shqiptareve sot. dhe pyetja qe shkon pertej erion braçes, a eshte valle e gjitha kjo nje teater qe ka per skenar katovicen. e per regjizor ramiz aline bashke me segmente te shtetit serb, grek, e ndonje tjeter?.mendja ma thote qe po. sepse nese duhej qeruar hesapi me personazhin famekeq te hapsires shqipfolese, sali ram berisha, kjo duhej te ndodhte ne vitin e mbrapashte 97te. apo me tej ne 98te. dhunimi i institucioneve, dhe marrja e pushtetit me gryken e kallashnikoveve, kane qene akti me i paster i krimit ndaj shtetit. mos te flase njeri per gerdec e per 21 janar, sepse keto qe u thane me larte jane fakte te pa kundershtueshme e qe kane mundesine zero te mbrojtjes. dhe pyetja e fundit qe shkon per trupin diplomatik. kryesisht amb lu dhe amb vlahutin, cili do jete qendrimi zyrtar i be dhe shba ne lidhje me deklaratat per permbysje te pushtetit me dhune? apo do vazhdoni ta konsideroni sali berishen interlokutor dhe aktor kyç ne forcimin e demokracise? na e beni kete nder qe te kuptojme edhe ne” injorantet” se ç’eshte shteti i se drejtes. deri atehere shpresojme qe te pakten ta kuptojne femijte tane.

  2. Drogaxhiu says:

    Qetesohu o Braçe trimi,
    Berisha eshte ai qe eshte dhe duhet varur ne mes te sheshit per ato qe ka bere po ne rastin konkret, siç del edhe nga video qe shohim ne fund te prej jo me shume se 2 minutash ai ka theksuar qarte qe armatosjen e kerkon sipas ligjit qe duhet te sillet ne parlament; vido nuk le vend per ekuivoke, nuk ehste se e mori fjalen 2 here per te thene dy gjera te ndryshme.

  3. USA says:

    Ku Amerika dhe ku Shqiperija!. Edhe te shkruan me lart je kriminel si Sali LuanBishaali

  4. demo says:

    Edhe bomben e Gerdecit t`jua hedhe Sali Berisha ne parlament,ju te rrilindhjes nuk keni mendere ,…Shihni t`i fusni popullit ndonje gjobe tek fatura elektrikut,se per ate jeni te zot.

  5. Te fala sandrushit says:

    Po shko more zhuxh dhe denomcoje me prokurori duke i kujtuar llalles te gjitha ligjet qe e cojne kriminelin ne burg. Nga kush prisni ta cojne para drejtesise nga populli qe ju dha mandatin per ta zhdukur halene? Kujdes se edhe i gjati nuk po del me i mire se vicidolsi

  6. Gjon Leka says:

    Kuvendi përse nuk lëviz? Apo e ka zënë mulubia?!

  7. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    Erjon e kuptojm dufin tend..
    Por duhet te kuptoni dicka:
    ——Poppulli nuk akuson o fut ne burg njerezit.
    ——Populli ju ka dhone voten PS.
    ——Populli pret nga ju.

    1-) Te meren seriozisht dhe jo sa per te dal kundra (me nje loje politike te pakuptimte).
    2-) Te denohen te gjithe Personat qe kan bere qe Populli Shqiptar te ngelet i “semure” dhe pas 26 vitesh “democraci”.
    3-) Te pergjysmohet Parlamenti. (kemi nevoje vetem per 80 Deputet.. maksimumi..)
    —Eshte e kot te vazhdojme te bejm emra kur i di shum mire c’do Shqiptar se kush jan—

    PRANDAJ JU LUTEMI VETEM PER NJE GJE:
    ———————–JU KEMI VOTUAR—————= —————–KRIMIN DHE KRIMINELET DUHET TI ZHDUKNI JU NE SHQIPERI——–

    POPULLI KA BESIM TEK JU………………………………..DHE JU DUHET TI SHPERBLENI ME ATE QE I MUNGON………..

    DREJTESIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    ESHTE SINONIM I FUKARALLIKUT NE SHQIPERI……………………….

  8. Jimi says:

    “Sali Berisha i cmendur”!?
    Alibi e peshtire e njerezve pa bosht kurrizor. Alibi e njerezve qe s’kane personalitet. Alibi e njerezve konformist,( mire me vjehrren mire me burin).
    Alibi e njerezve frikacake. Mbi te gjitha alibi e politikaneve dhe pushtetareve qe nuk jane ne gjendje te administrojne nje familje e jo me nje shtet!
    Eshte e pafaleshme frika e pushtetarit per tu perballur me te keqen , me krimin dhe kriminelin politik e aqe me teper ate gjakatar!?
    Kaqe frikacake te jene valle saqe nje kriminel gjakatar i cili qe diten e pare te rrezimit te tije nga pushteti duhej ti ishin hedhur hekurat?
    Kaqe frikacake te jene vallke saqe mire qe nuk i hodhen hekurat ,por i kane dhene dhe kohe te pakufizuar per te folur e per te bere thirrje ne parlament per rrezimin me dhune te rendit kushtetues ? Kaqe frikacake te jene valle saqe nje njeri qe per aqe kohe sa ishte ne pushtet sebashku me horrat e tij i punuan qindin ketij vendi deri sa i nxorren rrenjet dhe sote e kesaj dite vazdon de fakto ta qeverise kete vend duke shantazhuar e duke share mbare e prape te gjithe deputetet e pol;itikanet e maxhorances, me nen e me moter, me liber shpije me kuc e me mac dhe askush nuk i kthehet me te njejten monedhe?
    “Cmenduria” e ketij njeriu nese ju te “nderuar” deputet e politikane te maxhorances qe harram e paci besimin tone, nuk e dini eshte ndeshkimi i menjehereshem ligjor ashtu sic edhe keni premtuar, ose me e ndershmja, deklaroni qe jeni frikacake dhe ne ta fleme mendjen qe kur te vije dita per te perzgjedhur politikanet te dijme ke te zagjedhim!
    Pjesmarrja ne politike ka privilegtje por ka edhe privacione ,ka edhe marrje pergjegjesish, ka edhe stres e kosto , por duket qe ju beni pjese tek ata politikane qe nga kjo ” sipermarrje” te gezoni vetem privilegjet.

  9. Populli do ligjin says:

    Po Mir more Brace denoncoje ne prokurori me padi zyrtare me firme dhe vule. Prokuroria pastaj Le ta nxjerr te pafajshem . Mos bej gam gam per ti hedhur hi syve popullit. Jeni ligjevenes zbatoni ligjin jo llafet e pazarit.

  10. Ana says:

    Ore pinxho boll se lat nam. Keni kaq kohe ne pushtet pse se coni ne gjyq saliun per 21 janarin. Ik mor maskarenje frikacake. Jeni bere nje band hibridash as burra as gra ju dreq. Shkoni te bunkerri ne surrel degjenerohuni ne orgjira e pasqyra se kellqe per te ber shqiperine skeni

  11. xaxiqi says:

    po mire ju ben juve deputetve te PS jeni buthe pambuk e magjinoni ca do bente sala ta kishte then ndo nje deputet PS

  12. Israel2016 says:

    O zoterinj Socialiste na lodhet! Do e fusni reformed ne drejtesi parlament per votim apo jo ? Cfare prisni akoma?!

  13. Ballisti (KS) says:

    Nese Berisha e ka fjalen per armatim kunder xhihadizmit dhe klerikal-fashizmit sllavo-greq ne krye me popin Janullatos, shkaun Irinej dhe klyshet e tyre, si qe jane: Tourkopidhos, Frank,
    Enter, Ben etj., ahere ka te drejte!

  14. maks says:

    sali berisha esht dhurat e juaja erjon populli e rrezoi ne 97ten po ju e riabilituat sepse jeni te gjith njelloi hajduter dhe shkaterruesa te vendit

  15. GJILANASI says:

    Nuk e kam fare të qartë se qka pritet, llafet u kryen duhet VEPRIME …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje