Nuk kisha planifikuar ta merrja fjalën për ligjin e traktateve megjithëse prek një procedurë të ligjit të huamarrjes,por gjej gjithsesi rastin të flas për atë që dëgjova në seancëqënga mëngjesi deri tani në fakt, së fundmi me zotin Pollo.
Foli për krim shtetëror dhe në fakt më ngacmoi, mirë bëri që foli mbi 20 minuta. Ai quan arrestimet legjitime të Policisë së Shtetit, kapje të shtetit.
Është rast i mirë për të numëruar kapjet e shtetit, nëse doni, në 25 vite. Çfarëështë krim shtetëror në definicion teknik dhe zyrtar?
Krim shtetëror është kontrabanda e naftës në ‘94 kundrejt Serbisë, në dobi të ushtrisë serbe, që shkelte të drejtat e njerëzve e madje arriti deri në vrasje masive. Kyështë krim shtetëror dhe është krim shtetëror i bërë nga qeveria jote e atëhershme.
Krim shtetëror është fajdet, piramidat. Ai është krim shtetëror i bërë nga ju, që përfundoi në ‘97 me vrasje njerëzish, me trazira sociale dhe varfëri, që u deshën mbi 15vjet që të fshihennga faqja e Shqipërisë dhe akoma nuk janë fshirë plotësisht.
’97, trajtimi i popullatës, nxjerrja e ushtrisë, ngritja e avionëve dhe vrasjet politike, janë krim shtetëror. Kanë dorën tuaj, nuk kanë dorë tjetër.
Krim shtetëror është të sulmosh Kryeministrinë, të futesh me armëbrenda ,që e bëtë në’98 dhe të plagosësh oficerë të Gardës, madje të kërcënosh Kryeministrin e asaj kohe për ta vrarë. Kyështë krim shtetëror.
21 janari është krimi shtetëror, ku një grup i armatosur brenda Kryeministrisë, që unë nuk do ta quaja kurrë Garda e Republikës, se nuk ngjan me asnjë Gardë që mbron të drejtat e qytetarëve, vret 4 qytetarë të pafajshëm dhe nuk mban përgjegjësi akoma edhe sot për ato vrasje të 4 qytetarëve të paarmatosur. Kyështë krim shtetëror.
Doni një krim tjetër shtetëror?ËshtëGërdeci krim shtetëror. Po, ështëkrim shtetëror24 karatësh.
Doni një tjetër krim shtetëror? Një ish-Kryeministër që vjen këtu dhe bën thirrje për armatosje, kyështë krim shtetëror. Po pse e bën?Sepse shumëkush duket sikur pyet pse i bën Sali Berisha tëgjitha këto?!
Ka të tjerë për të përmendur. Po ka krim më të madh shtetëror se satë shesësh detin?! Ka një poemë famoze të njëshkrimtari famoz. Tëngrejë nga varri dhe të zhvarrosi të vdekurit. Të shesësh detin është të zhvarrosësh të vdekurit që kanë rënë për këtë vend, të tallesh me gjakun e tyre me cinizëm dhe klishe politike. Po,kyështë krim shtetëror. Po si e kaloni këtë krim shtetëror, të shesësh tokë, të shesësh det, burimenatyrore dhe nukështë krim shtetëror?! 24 karat krim shtetëror.
Çdo qytetar mund të thotë popse nuk i keni dënuar ju këto krime shtetërore? E dëgjuat çfarë tha sot? “-Rrëmbeni armët”! Në 2016, një vend i NATOS, një vend qëpret të hapë negociatat me BE, dhe ai nga frika se ky vend po merr kthesën e duhur njëherë e përgjithmonë, del dhe mbjell pasiguri.
Po si ka mundësi qëtë arrestohen kriminelë dhe aty përjashta qenka pasiguri për ju? Këtu ka vetëm një pasiguri, pasiguria juaj politike dhe në fakt nuk është pasiguria juaj politike, por e administratorit tuaj për pushtetine tij të vogël, sepse zgjedhjet e 2017 sigurisht qëi keni të humbura.
Po si mendoni të dilni aty jashtë në publik, si do e justifikoni? Se u ngrit një deputet dhe tha ne do sjellim ligjin për vetëmbrojtjen. Çfarë do sillni, thika, shpata, pistoleta çadër, stilolapsë, bazuke, ato që keni zgjedhur për 25 vite?! Ju ebëni me një qëllim. Qëky vend të mos shpëtojënga skamja. Ju e bëni vetëm me një qëllim dhe kjo është e turpshme, sepse ekeni qeverisur këtë vend, për mirë apo për keq.
Po si do guxoni t’i dilni qytetarëve para dhe t’u thoniqë ne kërkuam të armatosemi, sepse do mbrohemi nga X, nga Y. Nga kush do mbroheni? Ju keni vetëm një qëllim, të largoni investitorët dhe të bëni qëShqipëriatë kthehet prapënë krizë elonomike, se ju mendoni se do ktheheni nëpushtet me zi.
Është e padrejtë, mund të bëjmë debate politike satë doni. E kam theksuar edhe herë të tjera, ekonomisë mos i bini në qafë. Ashtu me vështirësitë e veta siç po rritet, të vini këtue të shpallni pasiguri me qellim,është antikombëtare. Ja,ky është krim qeveritar.
E vetmja gjë qëI bëni këtij vendi ështëqë i hidhni baltëdhe që bëni një tentativë të organizuar për të larguar investitorët. Shifrat, doni tëkrahasojmë shifrat? Japo jua them une se 2015 është vërtet rekord përsai përket investimeve të huaja, po çfarë vlere ka nëse ajo shifër duhet dyfishuar. Po si? Të dalim të bërtasim për armë këtu? Patjetër që është shkelje ligji, thënë nga një ish-kryeministër do marrim armët. Do i marrim për pushtetin e tij apo për të sjellë Lulin e tij me armë se nuk vjen dot me votë?! Askujt nga ju edhe nga ne nuk i shkon ajo thirrje, sepse e keni qeverisur një ditë Shqipërinë, për mirë apo për keq. Në fakt për keq se e latë në ditë të zezë.
Edhe për atë përgjegjësi që keni mbajtur përpara qytetarëve, nuk mund të nxirrni nga goja ato fjalë kriminale për të rrëmbyer armët. Armët në këtë vend janë të tepërta, mezi i hoqëm nga rruga pas ’97. Mezi i hoqëm dhe madje kushtoi jetë njerëzish, vuajtje, rënie ekonomike nëse doni në momente të caktuara, për shkak të atyre armëve. Imazh skandaloz që nuk po ikën akoma dhe një ditë të bukur në 2016, vjen dhe thotë ish-Kryeministri :“të rrëmbejmë armët”! Të mbrohemi nga çfarë?
Eshtë gjëja më e ndyrë të bësh debat me një qeveri dhe ta quash bandë. E dini pse? Një qeveria ka të këqijat dhe të mirat e veta. Krimi është më pak seç ka qenë dhe beteja me krimin nuk do mbarojë me këtë qeveri, as me atë qeverinë që iku, as me atë që ka ikur me krimin, do të vazhdojë shumë gjatë. Pse? Sepse kështu është historia e njerëzimit. Po të vish të quash një qeveri bandë, ndërkohë që të kesh vrarë njerëz në 21 Janar dhe vrasësin ta kesh në krye të Partisë Demokratike, bandë do na duhet t’ju quanim ne juve, po unë nuk e bëj këtë, sepse këtu ka burra dhe gra që nuk meritojnë të quhen ashtu, dhe po t’i hyjmë debatit, etiketimi “bandë” do shkonte në drejtimin e kundërt.
Po unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk dua të bëj sharje komunitare, të marr një grup dhe ta shaj. As ta mburr. Por që të dilni këtu e të thoni të marrim armët,kjo është vetëm shprehje dhe thirrje antikombëtare. Antikombëtare!
*Fjala e mbajtur sot në Kuvend
Ndajini pak fjalet o gazetare se na nxorret syte
Bravo te gjitha te verteta jane dhe populli i di mire se kush jane kriminelet, por mjaft me me fjale. Ka ardhur koha e veprave. Tjetri beri thirrje te hapur ne mes te kuvendit per t’u ngritur me arme, c’prisni me…??? Filloni me kete dhe nxirrjani dhe krimet e tjera me pas. Psikopati e ndjen qe po i vjen fundi prandaj do te bej gjurulldi, qe te digjet e rrenohet vendi e te vriten dhe nja 3000 te tjere dhe ai te krihet si kurva plak. Sa me shpejt t’a beni aq me par do shpetoj vendi ngo kjo plehere e mallkuar qe na eshte ngjit si mut mbas kepuce… Behuni burra dhe mbani premitimet.
Nje fjalim brilant, i shkurter por shume kuptim plote.
Vetem nje verejtje: as deputetet nuk dine te flasin gjuhen letrare shqipe. Peremri i pacaktuar “kush” perdoret per frymore. Psh: “kush e lagu tavolinen”, “kush erdhi?”, por ne asnje menyre nuk mund te perdoret ne tekstin “kush eshte krim shteror”. Ne kete kontekst fjala me pershtateshme do te ishte “cfare quhet krim shteteror”.
Keto njohuri per gjuhen i di kushdo qe ka marre noten 7 e lart ne gjuhen shqipe.
IK MORE AHMETAJ PIRDHU ANDEJ NGA KE ARDHUR.
TE MOS JU ZESH FJALEN KRIM JUVE SOT,SE MENJEHERE DILNI TEK GERDECI DHE 21 JANARI,DHE CFARE DONI TE THONI ME KETO MORE LAMASHE QURRASHE QE KETO KRIMET E JUAJA QENKAN ME TE VOGLA DHE SI RRJEDHOJE NUK DUHET TI PERMENDIM.
DENOJINI PERGJEGJESIT PER KRIMET E MEPARSHME PO QETE BURRA,POR JENI KELYSHE QE DHE TE LEHUREN NUK E KENI MESUAR TAMAN,MJERE NE QE DO TJU DUROJME DERI SA TA MESONI,PER TE KAFSHUAR NUK E KAFSHONI DOT KRIMIN SEPSE JENI PJESE E TIJ,KAFSHONI POPULLIN FUKARA.
Zoti Arben, te gjitha sa denancuat me siper, jane krime steterore te kryera nga Sali Berisha, deri kjo e dites se djeshme, pyetja eshte ; perse nuke hetohet e denohet askush. Cesht ky mallkim qe nje kriminel si sali berisha e sjell verdalle nje popull te tere. Populli per kete duhet te ngrihet qe kerkon ti vrase e varferoi me shume se cjane, jo per tu paisur me arme kunder qeverise, pore kunder keti krimineli qe krimet jane njeri me i rende se tjetri dhe drejtesia hesht, ka frike nga saliu dhe mere me qafe nje popull te tere. Ne vend qe te behen rrefotma qe cojne perpara ekonomine dhe forcojne shtetin ligjor, behet thirje per lufte te armatosur, ky duhet tjekur zvare nga populli per kete thirje qe kerkon gjake.
A ehte krim shtetror kur nje kryefamiljar vetvaret ne biruce(burg) per 30000 mije lek te vjetra dhe nje person me 100 million te vjetra te papaguara emerohet drejtor? cez?
A eshte krim shtetror drejoresha e arsimit ne Lushnje qe conte mesueset ne motele?