Tmerri i Berishës nga Reforma dhe plumbat që se mbrojnë dot më

25 Prill 2016, 21:14Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Pa asnjë dyshim këto javë janë javët me të zeza që po kalon drejtësia në Shqipëri.

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila këmbënguli  edhe në shkallën e fundit të gjyqësorit për 21 Janarin, dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon”

Është ky kryelajmi i ditës i cili tregon edhe një herë nevojën e padiskutueshme për reformë të sistemit të drejtesisë. Jo vetwm për Prendin e Llupon, por më lart, aty ku buroi urdhri vrasës atë ditë të zymtë janari. Por diçka e pengon drejtësinë të bëjë drejtësi dhe reformën të bëjë katarsisin e sistemit më të kalbur në vend.

Për të kuptuar më mirë se kush i merr vendimet për rrëzimin e rekursit të “21 janarit” dhe për të parë në sy ata që pengojnë reformën në drejtësi, duhet të analizojmë me radhë zhvilimet politike, deklaratat politike dhe komunikimin politik të 2 kampeve politike në Tiranë.

Të enjten, ishte ish-kryeministri Berisha që bëri thirrjen e paprecedent duke thënë se populli duhet të armatoset për të mbrojtur pronat dhe veten etj. U duk si një lajthitje e momentit e Berishës, por në fakt nuk rezulton e tillë. Ajo është një strategji komunikimi e mirëfilltë të cilën Berisha e ka menduar mirë para se ta hedhë në “Pazar”. Natyrisht ka gjetur një pikë që hap debat, që mban të karikuar vëmendjen e publikut, duke ju kujtuar vitin e mbrapshtë 1997.

E pas kësaj, kryeministri Rama do shprehej se e gjitha është një frikë nga Reforma në Drejtësi, duke e trajtuar Berishën si një personazh qesharak. Dhe mirë bën, natyrisht askush duk duhet të përlajë armët, por a mjafton kaq? Natyrisht që jo!

Xhelal Mziu u shpall i pafajshëm nga Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që 21 janari u varros, por mbi këto lajme prevalon sërisht thirrja e Berishës për armatosje. Pikërisht ky është problemi. Strategjia e Berishës po bën punë duke bërë një thirrje e cila tërheq vëmendje më shumë se jeta e marrë padrejtësisht e 4 qytetarëve ditën e zezë të 21 janarit. Ja pse Berisha edhe sot foli vetëm për armatosjen dhe projekt ligjin e tij të famshëm të armatosjes popullore, duke tentuar të heqë vëmendjen nga makabriteti dhe vrasja e shumëfishtë që po i ribëhet të vrarëve të 21 janarit dhe familjeve ndjerëve.

E njëjta gjuhë nga Basha e cila i përgjigjet thirrjes së kryeministrit (për reformën në drejtësi) me deklarata për ekonominë. Një diskurs i cili lë jashtë vëmendjes plagën e pashëruar të vrasjeve në Bulevard dhe mban larg tryezës reformën dhe drejtësinë.

Sa më shumë Rama flet për Reformën, aq më shumë largohet diskuri politik i PD-së nga kjo temë.

Sepse duke filluar nga Gërdeci, nga 21 Janari i Berishës, Bashës, nga Durrës-Kukësi i Bashës, gjobat e Argitës e kështu me radhë, Saliu është i mbytur. Dhe jo vetëm ai. E shpëtimin ai mendon ta gjejë në dy rrugë, pasi rruga e kompromisit politik me Ramën mesa duket i është mbyllur. Rruga e parë është presioni për destabilizim. Rruga e dytë është bojkoti dhe gjetja e sebepit për të mos votuar reformën.

Pra reformën nuk  e duan sepse për ta do të ishte fundi politik në mënyrën më poshtëruese të mundshme, të cilën populli të paktën nga sondazhet e kërkon me ngulm.

Sot fjalia “Xhelal Mziu i Liruar dhe 21 janari i varrosur” është fakti ulëritës se pse Edi Rama nuk duhet të presë asnjë sekondë për të miratuar reformën në drejtësi. Sepse fakti që Berisha dhe Basha nuk po pranojnë reformën dhe kërkojnë kompromis politik është mesazhi më i qartë se ata kërkojnë siguri e cila nuk po ju jepet dhe nuk duhet tju jepet kurrësesi.

Në këto kushte përmenden armët, armë të cilat s’dihet a kanë më plumba sepse Xeni i shpërtheu në Gërdec, por që dhe po të kenë, nuk e shpëtojnë më doktorin.

7 komente në “Tmerri i Berishës nga Reforma dhe plumbat që se mbrojnë dot më”

  1. miri shkodra says:

    Te lumte goja .

  2. D says:

    Po Rama pse nuk e hedh ne votim parlamentar Reformen ne Drejtesi?????????????

    1. majlinda says:

      sepse e ka kusht qe duhet te marre mbi 2/3 e votave ne parlament, dhe per kete reforme kushti eshte qe te dy palet te jene dakort, ndryshe nuk arrin te behet reforma ne rruge konstruktive. kjo eshte pak a shume, Por ketu plaku berishe nuk leshon pe, sepse eshte i perlyer ne para te pista, dhe krime, dhe qe kjo reforme ja nxjerr sheshit. ai ben te pamunduren qe ta shtyje kere reforme sa me shume, qe te sheptoj lekuren e tij dhe te familjes kriminale qe ai ka. kane vjedhur, kane vrare, hapur apo pas shpine, kjo eshte biografia e sali berishes, qe kesaj rradhe nuk mund te shpetoj. Reforma duhet miratuar sa me shpejt, saliu nuk do do qe te vine zgjedhjet e reja te mos e kete votuar, dhe mendon qe gjate kesaj kohe te bej njemije e nje te zeza per kete vend e qeveri, qe te perpiqet te fitoj zghedhjet qofte dhe me arme qe ai po ja u fut ne mendje shqiptareve qe ketu te plase lufte civile dhe ai te ferkoj barkun. ky plak maskara i cmendur mund te udheheqe edhe ne toke te djegur, nuk e ka problem. ai do qe mbi toke te djegur te shpetoj lekuren e tij dhe te familjes nga krimet e shumta qe ka bere, e majta duhet te luftoj shume shume qe refroma ne drejtesi te mbyllet, ndryshe kete vend e ben carap saliu.

  3. Beni says:

    Ne litar qente Berisha, Basha e kompani.

  4. TOMORI says:

    Vendimi i gjukates se larte, per mosedenimin e mesit dhe mbyllja e gerdesit eshte skandali me i madh i te ashtuquajtur drejtesi qe ka bere dhe vazhdon te beje padrejtesi, aq te edha sa edhe nje qe sshikon e degjon bindet per degjenerimin , kalbezimi dhe mvartesine politike, te kesaj palo drejtesi qe meriton ti besh gh=jyqin ne hage dhe te mose dalin me kure nga poshtersit dhe krimet qe kane bere duke liruar kriminel dhe mosedenuar vrases si rasti igGerdecit, 21 Janarit. Kjo deshmon edhe njhere mvartesine nga sali berisha te kesaj shkerdhatodrejtesi, ku akuza kekon mbi 23 deri 25 vjet maskarenjte e gjukates se larte e mbyllin procesin, se po te denohen keta del edhe emri urdherusit berisha e basha qe ishin prezent ne vrasjen e qytetareve dhe pa urdherin e ture sdo vrisnin fakiret. Ky skandal duhet te cohet ne gjyqin e HAGES, pore a ekziston mundesia emkonomike se shkerdheni i saliut, i prish milionat duke bredhur me zogen sa ne Maldive, Dubai , e gjithandej ne vendet me te shtrenjta. Kjo eshte drejtesia qe ka instaluar sali krimineli , qe na beri thirje fashiste hitlerjane te armatosemi me cdo kusht , qe te mse shohim nje dite te bardhe, pore te vetevritemi me me shume e me keq nga cu vrame ne 97.- 98 dhe vrasjet vazhdojne cdo dite e jave. U zennte mallkimi i popullit dhe gjaku i atyre qe treten ne dhe.

  5. PETRIT VJOSA says:

    PORDHET E PLAKUT TE VICIDOLIT DHE DRITAT E EMERGJENCES SE ADRIATIK LLALLES

    – Ne krye te akuzes shqiptare apo ne qeli nen akuze !?
    – Cironka Shullazi dhe padrinot e Mafias se Tiranes dhe “bandes se gangstereve” te saj

    Jo sot…
    1- Qysh diten kur ofendoi me gjuhe prej rrugaci kolegun e tij Hajdari ne mbledhjen e
    e prokuroreve te mbare vendit.
    2- Qysh diten kur grushtoi si nje halabak kolegun e tij Hajdari , Kryetar i Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise ne syte e lemerisur te prokuroreve Shqiperise…
    3- … Edhe nje rrugac ordiner arrestohet nga policia kur kercenon e aq me teper grushton nje qytetar tjeter jo me kryprokurori i Shqiperise Kryetarin e Shoqates e Prokuroreve te Shqiperise… Nuk eshte pa faj edhe Hajdari qe jo vetem nuk iu pergjigj me te njejten monedhe Adriatik Palles! Si mund te mbroje ligjin nje prokuror kur nuk eshte ne gjendje te mbroje vetveten!?
    4- Qysh diten kur “me urgjence” levizi, ngriti ne detyre e gradoi nje lukuni prokuroresh te perfolur e denoncuar jo vetem per paaftesi por edhe per afera korruptive sipas sherbimeve dhe tarifave, qe i kane paguar atij te njohura si “taksat e korrupsionit” dhe kontratave te fshehta me Padrinot e Mafias shqiptare Sali Meten per sherbime ne te ardhmen
    5- Qysh diten kur iu mohua viza kryprokurorit te Durresit nga Ambasada amerikane si pjese e “delegacionit” te tij per nje konference te nje shoqate nderkombetare juristesh e jo si i ftuar zyrtarisht nga FBI-ja amerikane, sic mashtroi Llalla ne Tirane dhe sic u detyrua te rrefehet nga “Zerin e Amerikes”.
    Kush pagoi per shpenzimet e udhetimit, tarifat e pjesemarrjes ne konference, per hotelet, dietat e sherbimit… Taksapaguesi shqiptar apo Llalla e co.!? Ta hetoje KL(e)SH i Leckajt!
    6- Qysh diten kur mashtroi shqiptaret per delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme qe do te takohej me drejtorin e FBI-se amerikane dhe nuk u prit as nga portieret e saj .
    7- Qysh diten kur u zgerlaq keqazi nga Zeri i Amerikes ne intervisten me te turpshme te nje funksionari te larte shqiptar qysh kur eshte krijuar ajo.
    8- Asnje pergjigje konkrete… Pergjigje kodra mbas bregut… Genjeshtra nga me te trashat per cdo pyetje te holle te saj.
    9- Qysh diten qe jo vetem nuk e pranoi ta nenshkruante por as ta takonte drejtori i FBI-se, syshqiponjave amerikane … Pse!?
    10- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, kryegjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per ta me shume se ai di per veten e tyre.
    11- Qysh diten kur Ana Veizi ( Ana Franku shqiptare ), nusja e vellai i Aleks Nikes, familjaret e 4 viktimave te 21 janarit dhe Gerdecit, te Otrantos e 1997-es u drejtohen Gjykates se Strasburgut ( ne fakt duhet ti drejtoheshin Gjykates Nderkombetare se Hages sepse behet fjale per krime te mirefillta kunder njerezimit ) e jo Prokurorise se Pergjithshme, Gjykates se Larte, KLD-es, kryetarit te shtetit qe i ekzekutoi pa gjyq e ne Bulevardin ku nuk guxoj te ekzekutoje as nazi-fashizmi dhe as komunizmi…
    12- Qysh diten kur nuk e besojne shqiptaret kryeprokurorin, krygjykatesin e larte, KLD-es, Presidentin jo vetem me te paafte te vendit te vet, si mund ta besojne amerikanet qe dine per te me shume se ai di per veten e tij.
    14- Qysh ditet kur Plaku nga Vicidoli dhe banda e tij kusare e vrastare, ” Qeveria e tij e gangstereve” dhe ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” kapi dhe nuk po leshon kurrsesi te gjitha hallkat e drejtesise dhe te shtetit shqiptar .
    15- Qysh diten kur ne vend te homologut shqiptar Adriatik Balla, Drejtori i Pergjithshem i FBI-se amerikane nenshkroi marreveshjen e bashkepunimit per Byrone Kombetare te Hetimit, me ministrin e me te suksesshem ne historine e Shqiperise Saimir Tahiri ne prani te kryeministrit Edvin Rama.
    Pse!? Sepse amerikanet si askush tjeter te shohin , te vleresojne punen e jo gunen e shqyer te nje kryeprokurori qe nuk ka nisur asnje hetim serioz per aferat me te renda te korrupsionit ne historine e Shqiperise duke nisur nga… Autostrada e kusarise se kombit e deri tek CEZ-i, nga Gerdeci e deri tek 21 janari, nga Fazlici e deri tek Fullani, qe nga vrasja makaber e gjyqtarit Ikonomi e deri tek ekzekutimi nen hunden e tij i Artan Santos, qysh nga shkarkimi i Ina Rames e deri tek vete emerimi i tij me kontrate besnikerie e impuniteti nga Mafia politiko- financiare e Tiranes e me tej.
    Cdo njeri prej fakteve te mesiperm do te mjaftonte qe Adriatik Llalla sot te ishte ne burg e jo ne krye te organit qe ka per detyre te shenjte e ligjore hetimin, ndalimin dhe goditjen e krimit dhe korrupsionit qe po ia ze frymen e merr shpirtin demokracise shqiptare.
    Shqiptaret jane ngopur me sirenat e alarmit dhe “mbledhjet urgjente” te nje kryeprokurori sharlatan qe prodhon show mediatik, por qe nuk ka hetuar, kopsitur asnje dosje te plote ne keto pese vjet… Te pakten te kishte apeluar vendimet skandaloze te gjyqtareve te sterkorruptuar te dosjeve te Fullanit, Tafajt.
    Me siguri keshtu do te veproje edhe me ceshtjen e Kseres, per te cilin edhe amerikanet kane informacion te sakte se, midis te tjerash bashke me sekseret e tij, eshte marre edhe me trafik njerezor duke shitur viza amerikane, deri ne 25 mije euro copa per shqiptare qe kurre nuk kane punuar ne ministrine e tij.
    Kaq eshte edhe cmimi qe paguajne shqiptaret tek Mafia italiane dhe Greke e pasaportave dhe vizave per ne SHBA.
    Ne vend te flinte pas kangjellave te burgut Adriatik Llalla jo vetem po fle por edhe po majmet nga kllapia e tij totale mbi dosjet e krimit dhe korrupsionit.
    Me kete mbledhje urgjente Adriatik Llalla dekonspiroi edhe me keq veten si kryeprokuror me kontrate nga Mafia politike e Tiranes…
    Sa leshoi ajo nje pordhe me ere plaku i Vicidolit per Shullazin , u ndezen dritat e emergjences ne zyrat e pergjumura te Llalles.
    E cdo shqiptar, pervec Adriatik Palles e di dhe sheh se Shullazi eshte vetem nje cironke perballe peshkaqeneve e Padrinove te Mafias se Tiranes dhe “bandave te tyre te gangstereve”, sic e pat quajtur plot 20 vjet me pare ” The Times” e Londres qeverisjen e Sali Berishes !

    Petrit Vjosa, London

  6. marko says:

    PO MIRE O NJEREZ E ZEME SE SALIUN DO TA FUTE NE BURG? PO ILIR METEN CDO TA BEJE? NJE NGA SHKAKTARET MORAL TE 21 JANARIT ESHTE ZOTI META. SEPSE NE ATE KOHE ISHTE ZEVENDES KRYEMINISTER DHE JO VETEM QE NUK DHA DOREHQJE POR E MBESHTETI ME TE GJITHA FORCAT E TIJA. PRANDAJ TE DASHUR BASHKOMBASIT E MI: MOS MENDONI SE REFORMA NE DREJTESI DO SJELLE NO NJE CUDI TE MADHE. ASNJE POLITIKAN SKA PER TE DENUAR, DHE ASNJE POLITIKAN SKA PER TE PAGUAR.. PRAPE NE FAKIRAT DO TA HAME……. MOS ME KEQKUPTONI. FALEMINDERIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje