Unë nuk e besoj atë që Sali Berisha thotë, se Emiliano Shullazi është vartës apo epror i ministrit të Brendshëm, apo edhe më lart. Kjo është politikë Shullazërie…
Por unë besoj se Emiliano Shullazi ishte një strukturë “shtetërore dhe drejtësie”, ose me saktë një strukturë paralele që ofronte shërbime dhe bënte drejtësi sipas ligjeve të botës së krimit. Dhe shteti i Shullazit nuk varej shumë nga ndryshimet politike të pushtetit dhe qeverive. Për këtë aryse ai ka vepruar legalisht nën të gjitha qeverisjet dhe për këtë arsye dënimi i tij është sot një mision shumë i vështirë.
Hetimet po zbulojnë dora- dorës se Shullazi nuk ishte thjeshtë një zhvatës apo vrasës. Jo jo, ai ishte një studio e palicencuar që zgjidhte konfliktet mes njerëzve e sipërmarrësve që, ose nuk gjenin zgjidhje tek drejtësia e shtetit, ose nuk i drejtoheshin fare shtetit sepse ishin më zi se Shullazi në punët e tyre.
Në një vend ku bizneset u kanë po aq borxhe informale njëri-tjetrit, sa ç’kanë edhe nëpër banka me letra, konfliktet zgjidhen edhe me ndihmën e të fortëve. Në një vend ku të bësh biznes nuk do të thotë vetëm të konkurosh, por edhe të vrasësh apo dëbosh konkurentin nga biznesi, sërish hyjnë në punë të fortët.
Ata që sot konsiderohen si viktima të zhvatjes, në fakt, mund të jenë sa viktima aq edhe bashkëpunëtorë të Shullazit. Ata kanë ofruar shpërblime për punë që ua ka mbaruar Shullazi, pasi nuk ua ka dhënë zgjidhje shteti dhe drejtesia.
Me pak fjalë, Shullazi ka bërë drejtësi sipas mënyrës së tij, në një vend ku shteti dhe drejtësia nuk kanë funksionuar, si për të tjerët ashtu dhe për të. Ndaj dhe gjetja e dëshmitarëve për ti nxjerrë sot përballë Shullazit në gjyq do të jetë një mision i gati i pamundur.
Sepse Shullazi ka plotësuar një vakum të lënë nga shteti, duke ofruar një shërbim që kërkohej nga tregu i një ekonomie edhe informale edhe të inkriminuar.
pse s thu ti qe shullazi qenka me u shpall hero kombtar si skernderbeu sepse ka bo “shtet dhe drejtsi” te pavarur nga te huajt.
patriot po
trim po
inteligjent po
nonqim po
bravo dhe rrespekt er shullazin dhe te tijt!
ka bole tjetri dhe jo qese plastmasi mbush me uj prroji.
nji monument patjeter qe do t ja bejn shullazit skulptoret e piktoret me emer.
nje vjersh keng gjithashtu
edhe nje valle popullore ti “naploni” do I kcehet neper dasme
I nderuar,zoti Kikia,ju po thoni me fjale te tjera,pikerisht ate qe po thote opozita,me sakte Sali Berisha.Ne thelb,po thoni te njejten gje.
Ju,i nderuar zoteri,e dini se gjuha politike ka morfologjine dhe sintaksen e saj,qe eshte e ndryshme,ashtu sic ka edhe gjuha juaj gazetareske.
Cdokush po te ishte ne vendin e kesaj opozite,ne vendin e Sali Berishes,do te thoshte te njejtat gjera,domethene do te akuzonte qeverine per lidhje me banden dhe banditin.Cdo qeveri,absolutisht.Ne cdo vend te botes demokratike,absolutisht.Edhe ne vendet me demokratike perendimore,absolutisht.
Bile,i nderuar zoti Kikia,edhe vete kjo maxhorance,po te ishte ne opozite,edhe vete Rama madje,do te bente te njejtat akuza,sic po i ben Berisha atij.Madje do te shkonte me larg, shume me larg… aq larg sa mund te bente edhe nje 21 janar te dyte!
Gjuha politike shkon perhere me tej ne gjuhen akuzative.Kudo dhe kurdo.Ne cdo vend dhe ne cdo sistem politik.
Pse them une qe ju thoni,me fjale tjera ,ate qe thote Sali Berisha? Sepse,e thoni vete me gojen tuaj,citoj:”Shullazi krijoi nje “strukture shteterore dhe drejtesie” ose me sakte nje strukture paralele…!
Po a nuk me thoni i nderuar zoteri se a nuk ka ,te pakten,dy vite qe keto fjaje qe po i thoni ju,i ka thene e sterthene,deri ne merzi po deshet,Sali Berisha,cdo te enjte ne Parlament dhe cdo dite ne statuset e tija?!
Nuk dua te zgjatem me tej ne kete pike,sepse ne thelb do te perserisja te njejten gje.
Ajo qe dua te them,eshte se deduksioni i opozites,apo Sali Berishes si akuzatori kryesor,se Shullazi ka mbrojtje shteterore,eshte logjik,shume logjik,apo thjeshte logjike e paster.
Sepse,i nderuar,zoti Kikia,sic edhe e thame,kur denonconte Sali Berisha,per te gjitha “aferat” e Shullazit,te gjithe benin sikur nuk degjonin,qe nga Kryeministri,Min.i Brendshem e deri tek ju gazetaret.Edhe ne ato raste kur “degjonit”,talleshit,duke e kaluar me nenqeshje dhe batuta te pahijshme e duke i justifikuar keto me shprehjen standard te socialisteve: keto jane shpifje te Saliut,balte e hedhur nga Saliu!
Sepse,i nderuar,zoti Kikia,edhe kur e denoncoi vete ambasadori amerikan Lu,prape pati te njejtin reagim,si nga qeveria ashtu edhe nga ju gazetaret.
Pervec perfundimit logjik qe thame me lart,qe e ben opoziten te akuzoje qeverine,Ramen dhe Tahirin per lidhje me Shullazin, ka edhe shume e shume element te tjere te karakterit te proves,te faktit.
Si ajo e lirimit te Shullazit nga policia edhe pse ishte kapur ne flagrance ne nje perplasje me arme,ne dy madje,ku pati edhe te vdekur,dhe ku edhe ai vete ishte plagosur.Policia e Tahirit,doli e tha qe Shullazi nuk kishte te bente me ngjarjen,duke dhunuar keshtu edhe logjiken e qenve qe sillen verdalle neper rrugen e Tiranes,e jo me te qytetareve dhe gazetareve si puna juaj .
Ka kaq shume te dhena,qe jo vetem krijojne dyshime te forta per lidhjen e Shullazit me Tahirin, sa do te ishte naive qe opozita te mos kete ate qasje qe ka,ndaj saj.
Z. Kikia ka harruar apo anashkaluar me qellim nje sherbim shume te vyer te Shullazit – prishjen e mitingjeve, sigurimin e votave, etj., pra aktivitetin e tij si institucion politiko-elektoral! Kjo e ben Shullazin nje lobist tipik, madje te modelit amerikan. Cudi se si Ambasadori Lu nuk kerkoi “legalizimin” e Shullazit, ne vend qe te kerkonte arrestimin e kesaj gonxheje amerikane ne Shqiperi dhe me gjere…
teper e sakte!
Idiot, Shullazi ka hedhur ne ere njerin nga aksionerete TAR, ku ti merr rrogen .
Sakte. Ka funksionuar si shtet paralel, i cili sa kishte poushtetin banditi i Vicidolit, i sherbeu atij. Kur ky e humbi pushtetin, Shullazi po i kerkonte koken dhe pronat. Ketu qendron xhindosja e Berishes me Shullazin.
SKYPION,,,!
JE ZAGAR BERISHIAN,PA ASNJË DISKUTIM. DEL PROVO LIDHJEN E QEVERISË ME SHULLAZIN,PASTAJ DEL E KRUAJ B,,,N NË INTERNET.
A NUK E SHEH TI SHULLAZIN SI FENOMEN SEKSERO-BERISHIAN QE E BERI SHTETIN COPË -COPË,,,!Pse dje lindi ky fenomen,,,.? Çberi për 8 vjet Berisha yt i krimit po të gjitha baterditë që i ka bërë ose nuk i mbaroj në kohën e tij ,ja shet tani kundërshtareve politikë…,,?Kush pret të marrë mend nga ti more ,ne të gjithë të njohim ,ti je një spiun I ndyre qe të propozuan edhe për president,,,,!Apo jo z. Hoxha kështu jeni ju rrypat e demokratikes të njohim mirë në rolin e pistë të priftit,,,,,,!?
Eshte e vertete ajo qe keni shkruar Z.Kikia.Po puna eshte se ka dhe shume grupe e tjara te fortesh qe jane kthyer ne zyra permbarimi.Kjo gje lidhet me dobesine e sistemit te drejtesise , qe le shteg dhe per vete gjygjesi.Ne kete kuader duket si e pa mundur te arrihet konsensusi per reformen e Drejtesise, per derisa shumica e politikaneve e kane kaluar vijen e KUQE te korrupsionit dhe te lidhjes me krimin e Organizuar.Zgjidhja e vetme eshte nje Referendum popullor per reformen e Drejtesise dhe kalimi ne Shoshe e te gjithe zyrtareve dhe politikaneve qe kane shperdoruar pronat publike.Provat jane ne Mejdan.Ato perfaqesohen ne vilat ,tokat dhe kontot bankare si dhe me lidhjet OFF SHORE.