I njohur si model i vijës së ashpër dhe “të fortit” në politikëSali Berisha nuk ka surprizuar aspak me thirrjet e tij të përjavshme nga foltorja e parlamentit për “Revolucion popullor me të gjitha format”. Për të mbajtur të “karikuar” militantët tashmë duhej një retorikë edhe më e ashpër dhe kërcënuese. Por thirrja e tij për armatosjen e popullsisë civile e argumentuar si masë “për t’u mbrojtur nga bandat” kaloi çdo cak dhe vuri në lëvizje ambasadorët.
Me sa duket i papërgatitur për këtë reagim që bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, Berisha u detyrua të bëjë një farë tërheqjeje: Jo nga presioni për armatosje, por propozimin e vendosi në korsi ligjore. Gafën u mundua ta zbusë duke sjellë si shembull modelin amerikan për mbajtjen e armëve me leje nga civilët. Madje ky propozim tashmëështë kthyer në kauzë të opozitës.
Por çfarë ka prodhuar modeli amerikan. Mjafton ti referohemi mediave të këtij vendi, dhe shohim se tragjeditë janë thuajse të përditshme me autorë njerëz normalë që posedimi i një arme në një moment të vështirë psikologjik i ka kthyer në kriminelë.
Mediat amerikane raportuan për një ngjarje tronditëse ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar, shkrehu armën që mbante në makinë nëna e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. Të shumta janë rastet kur nxënës apo studentë kanë bërë kasaphana në ambjente arsimore. Ngjarje të tilla kanë mbajtur të hapur debatin në Shtetet e Bashkuara për ligjin e armëve. Përherë e më shumë po shtohet presioni kundër armëmbajtjes nga civilët.
Edhe pse as vetë demokratët nuk e kishin menduar ndonjëherë një nismë të tillë, ku u detyruan të investohen pas gafës së Berishës, ata as më shumë e as më pak po mbrojnë një “projekt” që edhe në vendin me mekanizmat më të forta të kontrollit duket i dështuar dhe problematik.
Gjithmonë nëse e kanë seriozishit nismën demokratët, pyetja që ngrihet është se si do ta përshtasim ligjin me realitetin shqiptar? Apo do bëjmë të njëjtën gjë siç bëjmë prej 25 vitesh, kopjojmë ligje “shumë të mira” nga vendet perëndimore dhe i implementojmë në një mjedis të destinuara për të dështuar.
Larg qoftë-nëse grupimi që është alternativa e shqiptarëve e ka seriozisht këtë propozim, a i ka analizuar disa të dhëna rreth treguesve të konflikteve në shoqërinë shqiptare?
Çfarë do të ndodhte nëse civilët paiseshin me armë…?
Nëse i referohemi statistikave, vitin e kaluar 39 % e vrasjeve ndodhën për motive të dobëta. Pra një konflikt i çastit në rrugë, dhe personi i armatosur nuk ka nguruar ta përdorë nga gjaknxehtësia. Konfliktet e çastit janë me mijëra në shkallë vendi, dhe vetëm një pjesë e tyre përfundojnë në ndjekje penale.
Nëse qytetarët do të kishin armë, a mund të mendohet se sa krime të rënda mund të ndodhnin nga gjaknxehtësia?
A i ka analizuar opozita këto të dhëna kur kërkon të armatosë civilët…?
Referuar sërish të dhënave zyrtare, vetëm në një muaj në Shqipëri policia ndërhyn mesatarisht në rreth 3500 konflikte në muaj, prej të cilave ¼ lidhen me problemet e pronësisë. Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë do të kishin armë?
Po rastet e dhunës në familje a i ka studiuar opozita kur propozon nismë ligjore për armatosjen?
Vitin e shkuar 31 % e vrasjeve ishin krime brenda familjes. Në të gjitha rastet autorët kishin përdorur armë zjarri. Ndërkohë, vetëm në një ditë, policia procedon të paktën 10 raste të dhunës në familje. Numri më i madh i rasteve nuk denoncohen fare.
Nëse familjet shqiptare do të kishin armë, çfarë do ndodhte gjatë konflikteve masive në familje në momente gjaknxehtësie…?
Nëse shqiptarët do të kishin armë, çfarë do të ndodhte kur qytetarët konfliktohen për një gërvishtje makine…?
Çfarë do të ndodhte kur qytetari i armatosur ligjërisht ndesh në rrugë një person me të cilin ka konflikt të vjetër…?
Nuk mendoj se ata që sot propozojnë ligj për armatosjen e popullit i’a kanë bërë vetes këto pyetje. Jo, sepse propozimi për ligj është thjesht “gjethja e fikut”, -siç do të thoshte Berisha, për të mbuluar një gafë.
Po, atë që ndodhi pas shpërthimit të depove të armëve në vitin 1997 e kanë menduar kur propozojnë ligj për armatosjen…?
As më shumë e as më pak, ligjërimi i armatosjes do të ishte ligjërimi i çmendurisë që do të sillte pasoja katastrofale!/ Javanews
dmth ti po na jep mend qe USA eshte keq se ka armet??? shif tani do te vi nje oferte pune nga huffington post ty andi mbaje mend, se je shume i zgjuar… kishe ngelur ti per ti dhene mend usa-s
ps: ne shqiperi normal qe duhet nje ligj per armet, per sa kohe ka njerez si shullazi qe kapen ne makine me arme dhe lirohen sepse nuk ishte e veta por e makines arma.
heren tjeter kapet me makinen vrima vrima dhe me gezhoja plumbash brenda ne makine (qe do te thotw ka qelluar dhr ai) dhe jo qe lirohet por as nuk merret ne pyetje nga policia. kush do na mbroje ne ?kjo polici?
atere sic thote nje shprehje shqiptare, zoti per te gjithe secili per vete
undefined
O loli leshi!
Berisha nuk ben thirrje per pajisjen nga shteti te shqiptareve me arme,se sot ne Shqiperi te gjithe e kane nga nje arme!
Berisha e ka fjalen,qe t’u beje thirrje shqiptareve qe ato arme qe kane t’i perdorin per te rrezuar kete qeveri me dhune!
Llafet e tjera,jane sa per te mbuluar mutin me shurre!
Berisha duhet te ishte thirrur ne prokurori qe ate dite per te deshmuar,por puna eshte se edhe ata te prokurorise jane …USHTARET E ARMATOSUR TE BERISHES!!!
Po ku jemi gjakenxehte ne shqiptaret? Mos ia fut kot o Andi.
Ne, po, jemi trima.
Ta bejme shqiperine si tropoja.vriten me njeri tjetrin ,por natyrisht me ndinmen e politikes.Saliu vrau mbi 150 vete ne Tropoje,po ne te gjithe Shqiperine…..me mijra,e me mijra.Llogjka e njeriut te semure.
Ketu tek ne s’eshte se kemi vetem Qen Berishen e vici-dolit te semure mendor,kemi edhe shume zagar te Tij qe I shkojne mbas eres se prapanices.Maloket qe Jane ne gjak me njeri tjetrin kete po presin t’a zhdukin rracen e tyre te ndyre.
C’eshte ky IDIOT qe merr persiper te komentoje cfare kane sjelle armet ne USA kur nuk e ka haberin fare!!! Cfare bere “google” se cfare thone “Mediat” ne Amerike per armet? Po, ik, o trap, ti s’e paske haberin si funksionojne gjerat, dhe shkruan artikull per te. Pfffffff!
Eshte e turpshme, antiligjore, fashiste thirja e plakut te dale mendsh Berisha, qe beri thirje per armatosjen e popullsise me cdo kusht. Ky qen plak ka mare persiper qe etem te shaje , shpife, mashtroi qytetaret deri edhe me thirje naziste si hitleri, per te rrembyer armet dhe per te rreuar qeverine, pore nese populli dota degjonte dote ishte nje Vaterlo e vertete , bile me shume, sepse pa armatosjen e gjithe popullates, shqiptaret po vrasin njeri tjetrin, krimi i vrasjes , ka hyre ne familje. E gjitha kjo histeri e fashisti Berisha behet per te terhequr emendjen nga problemet madhore qe ka vendi , sikurese jane rreformat, ndersa, saliu eshte ne skaljo te pare, me presjone, shantazhe, shpifje e kercenime, benjamini i tije lulushi i vogel, ka mare per detyre te josh qytetaret, ben premtime maramendese, qe po erdhi pd ne pushtet shqiptaret dote hane me luge floriri, parat dote bien a qelli, shqiptaret do hane, pine e do bejne qef. Pika qe su bie more mafjoze e mashtrus, a nuke ishte pd para dy vitesh qe e beri shqiperie lesh e li, ku se merte vesh qeni te zone, ku qytetaret, vithnin cte mundenin, spaguanin drite , uje, krimi dhe koorupsjoni e renditi SHqiperine ne vendin e pare ne evrope. Me thirjen per armatosje te popullates , sali berisha dhe zagaret e tije qe i vene pas edhe ne keto dite qe eshte denuar nga parlamenti per mosepjesmarje ne punime per 10 dite deshmojne per destruktivitein e kesaj partie, qe kerkon te mare pushtetin me dhune dhe duke u vrare shqiptert me njeri tjetrin. Vetem nje drejtesi Amerikane, evropjane dhe zbatimi imodelit Kroat, Rumun dotja tregoi vendin keti krimineli dhe bandes te tije qe kerkojne destabilizimin e SHqiperise, se kryeprokurori LLalla, eshe bere hire dhe po e pine lopet, derisa nuke vepron ndaj thirjeve antikushtetuse dhe me dhetra akuzave, deshmon se eshte pale me sali berishen.
Andi Malasi
Regullojeni pak te lutem kete shqipen, gjuhen e nenes. Nuk shkruhet “ka surprizuar” por “ka cuditur”. Deri sa egziston ne shqip perse perdorni keto terma te cuditshme????. Apo per te treguar se nga qe dime shume gjuhe te huaja na ngatrohen fjalet. Mos harro qe ai qe nuk shkruan ne menyre te sakte gjuhen amtare lere mos e pyet per gjuhet e huaja. Prandaj I nderuar autor meso ne rradhe te pare gjuhen tende amtare pastaj shiko te mesosh ndonje gjuhe tjeter te huaj. Kur ta kesh bere kete atehere fillo te shkruash ndonje artikull ku te shprehesh mendimet e tua politike.