Kam dëgjuar njerëz që e kundërshtojnë ndërtimin e stadiumit kombëtar nga një investitor privat, duke argumentuar se nuk i duhet falur një tokë e vlefshme publike një firme private. Sipas tyre, stadiumi duhet ndërtuar me paratë e buxhetit të shtetit dhe të UEFA-s, ose të ndërtohet me koncension, e t’i kthehet shtetit pas një periudhe 25-30 vjeçare. Këto ide janë shprehje e mendësisë etatiste që mbizotëron në Shqipëri dhe në gjithë të majtën e vjetër europiane, e cila sheh shtetin si shtyllën themelore të zhvillimit të një vendi, e jo sektorin privat.
Financimi i drejtëpërdrejtë nga buxheti kërkon që të shpenzohen dhjetra miliona euro për një stadium të ri, e të mos shpenzohen për funksionet themelore të shtetit. Ndërsa ndërtimi me koncesion kërkon që shteti t’i japë garanci financiare koncensionarit, sepse të ardhurat e parashikuara nga stadiumi nuk garantojnë një fitim të arsyeshëm nga investimi (Kompania italiane Serenissima u tërhoq nga ndërtimi me koncension pikërisht sepse FMN-ja i sugjeroi qeverisë shqiptare që mos ta jepte garancinë financiare).
Ndërsa modeli i partneritetit publik-privat, që është zgjedhur për ndërtimin e stadiumit kombëtar, nuk kërkon asnjë shpenzim nga buxheti i shtetit, por i jep investitorit të drejtën që, së bashku me stadiumin (që do të jetë pronë publike), të ndërtojë edhe ambiente komerciale private, të cilat do t’i sjellin atij fitimin që do të justifikonte investimin e dhjetra miliona eurove.
Ky është një model që po përdoret me sukses në vende të ndryshme të botës, dhe ka ndikuar në mbajtjen në kontroll të shpenzimeve buxhetore të tyre, ndërkohë që ka nxitur investimet private. Por a është duke u përdorur në vendin e duhur ky model, në rastin e stadiumit kombëtar në Tiranë?
Së pari, zona ku do të ndërtohet stadiumi (në vendin ku ekziston stadiumi i vjetër kombëtar) ka një dëndësi të madhe godinash të larta komerciale dhe rezidenciale. Shtimi i ambjenteve komerciale që parashikon projekti i publikuar i stadiumit, do ta rriste shumë ngarkesën e trafikut në atë zonë në çdo ditë të javës. Ndërsa në ditët e ndeshjeve të forta, trafiku do të ishte një ferr i vërtetë.
Së dyti, zona ku do të ndërtohet stadiumi është monumentale. Mballosja e ballinës së stadiumit të vjetër mbi ballinën e të riut nuk e shpëton ansamblin monumental të atjeshëm nga shpërfytyrimi.
Së treti, meqënse stadiumi i ri nuk do të ketë pistë atletike, do të ndërtohet një kompleks atletike në pjesën e parkut në jug të stadiumit. Kjo da ta kafshonte edhe më tej Parkun e Liqenit Artificial, i cili është kafshuar tashmë në shumë vende.
Me pak fjalë, modeli i zgjedhur për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar është i duhuri, por vendi ku do të ndërtohet nuk është i duhuri. Një vend i përshtatshëm për stadiumin kombëtar mund të ishte fundi i bulevardit të ri, që po ndërtohet në pjesën veriore të kryeqytetit.
Arsyetim i sakte, duhet te ndertohet ne nje zone periferike qe ti jap zhvillim te madh sepse te gjitha godinat qeveritare dhe bizneset jane te mbledhura vetem ne qender
Sakte Xhevrije
Stadiumi i ngjan me shume nje aeroporti,ose me mire nje qendre te madhe tregetare ose nje fshati tregetar,dhe eshte llogjike qe te jete ne nje distance jo te vogel nga qendra urbane,ose te pakten ne periferi te tij.
Jo me larg se nje dekade do te linde nevoja e nje stadiumi bashkekohor,standartet e te cilit nuk mund ti permbushe ky egzistuesi sado here te shtrihet dhe ringrihet.
Or taj. Stadiumi eshte aty ku ka qene gjithmone. Ka qene aty perpara se rrumpallat e ardhur nga cdo shpelle e Shqiperise filluan te ndertojne e ta rrethojne me monstra prej betoni. Jemi i vetmi vend ne Evrope qe nuk kemi nje stadium me parametrat e duhur dhe qe te perballoje kerkesat e tifozeve per nga kapaciteti.
stadiumi eshte nje histori
e paster e korupsionit te tmershem te njerezve te etur per para , perzier me arogancen e frikacakeve qe e ndjene qe do i largojne nga pushteti si mashtrusa ordinere!!!!!!!!!!!!!!!!!
Te lumte.Rrofte Shkelzeni dhe Argita.
Ky projekt ,per stadium te ri, fare mire mund te realizohet prane stadiumit “Selman Stermasi” (sic quhej me pare St: “Dinamo”)………..
po atje do behen kulla te tjera. tani eshte rasti ti veshin nje ekxtra kulle stadiumit Qemal Stafa, si project me I sikletshem per tu realizuar nga qiviria e Pustecit, duke e ditur qe vetem aty nuk duhej te behej.
Dinamo eshte nje project me pak I vonet dhe nuk do jete kaq me bela si Qemal Stafa
Po I lumte palloshit, e beri Shqiperine prone private, nga jugu ne veri
dhe per kete zaloshnjen, mos thuaj kam degjuar zera,,thuaj qe ekziston nje opinion teper negative dhe kundershtues per kullen.
dhe zerat e ketij opinion nuk jane pak, as aleate dhe bashkepuntore te Berishes, ata I ke tani ne qeveri, jane njerezit e thjeshte qe shikojne qe investimet nuk vene ne ekonomi, as per punesim as per rruge dhe sherbime mjekesore, vene per biznese personale.
Dhe keto lloj biznesesh dalin me kosto fantazmagorike, 50 milione Euro, per 20 mije vende
Ku do te kalojne 50 000 spektatore, tifoze, vettura, makina te policise dhe police, gazetare, ambulanca, zjarrefikese etj. etj.? Nuk eshte vendi i duhur. Ndertimi ne ate vend i ketij stadiumi te bukur dhe madheshtor eshte nje zgjidhje virtuale dhe aspak realiste. Nuk eshte i studiuar nga ekspertet e qarkullimit, urbanistikes, sigurise se qytetarit, etj. Ky ndertim i sherben vetem asaj kulle biznesi me te cilen fitohen miliona por nuk do te jete nje stadium apo arene funksionale. Duket vetem si nje ndertim mesjetar, brenda nje keshtjelle, ku banoret banojne ne keshtjelle. Per te arritur ne kete stadium te vendosur ne ate vend, me qindra e mijra makina do tu duhet te pershkojne tere Tiranen duke e shtuar ne menyre kaotike trafikun tashme te renduar te Tiranes dhe duke e ndyre edhe me shume ajrin e saj.
Nga Parku I Lojerave lali, nga Parku I Lojerave.
I tille eshte plani, sot e bejne park lojerash, neser Parkim.
Eshte llogaritur mire, po budallenjte perseri brohorasin.
Do e lidhi dhe pjesen e rruges se autostrades me Parkun, dhe mbaroi filmi.
o zaloshnja……merru me mire me statistika dhe ekonomi mbase………..lere urbanistiken se nuk je arkitekt!!! ke te drejte per pjesen e pare te arsyetimit……shume mire qe po e nderton privati…………….kurse per pjesen e dyte ja fut kot, flet teorikisht…….qe te ndertohet nje stadium ne periferi se pari duhet blere dhe shpronesuar toka……ketu shteti me zor po hap ndonje rruge te re……se te dalin cecenet qe kane zaptuar tokat me kallash dhe pronaret e duan cmimin e kripur, (ndryshe te padisin ne Strasburg)…………problem tjeter eshte transporti…… imagjino 20.000 veta dhe 5.000 makina ne Laprake ose Paskuqan??????,….. tek stadiumi ekzistues shkohet rehat ne kembe pa e nxjerr fare makinen nga shpia…………ti zaloshnja bie ne paradoks…..je dakort qe Stadiumin ta beje privati……por privati ka interes ta ndertoje VETEM ne zona qendrore……………dhe jo ne humbetirat rurale qe ska fare fitim……(eshte kollaj te besh artikuj si analist gjithollog)……puc puc Zaloshnja
Gazetare dhe opinioniste leshi. Perse kujtoheni tani? Perse nuk folet qysh para gjashte vjetesh kur tha Berisha se do ta shembim stadiumin dhe do ndertojme stadium te ri me rastin e 100 vjetorit?
Po te pakten edhe Rama ka nja gjashte muj qe e thote kete gje.
Jeni bere si qente. Sa fillon leh njeri, ja pret e gjithe tufa ham, ham, ham.
Ky stadium si arkitekture eshte nje shemtire e llahtarisur,Ngjan si zgavra e gojes se krokodilit ose si qafore qeni.E dyta i mungon pista atletikes,qe duhej te ishte pjese e pandare e ketij projekti per kushtet e nje vendi te varfer si Shqiperia,qe nuk ka hapesire dhe para per te ndertuar stadiume atletike.Une nuk e kuptoj heshtjen e federatave te Atletikes,neqoftese egzistojne,por edhe te atyre pak atleteve qe kane mbetur gjalle,qe nga koha kur mbreteresha e sporteve ushtrohej edhe ne stadiumin Qemal Stafa.