Sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar para disa javësh në Shqipëri, tregoi se vetëm 0.9 milion votues janë të kënaqur me punën e qeverisë apo të opozitës (rreth 600 mijë me punën e qeverisë dhe rreth 300 mijë me punën e opozitës). Ndërsa rreth 1 milion votues janë të pakënaqur me të dyja palët dhe rreth 300 mijë s’janë as të kënaqur e as të pakenaqur me ndonjërën prej tyre (rreth 1.2 milionë votues të tjerë jetojnë jashtë Shqipërsië dhe shumica dërrmuese nuk marrin pjesë në votime).
Kjo radiografi e elektoratit shqiptar që bëri sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan tregon se ekziston një terren mëse i mjaftueshëm për një lëvizje të re politike, që mund të ishte konkurruese në 2017-ën, në qoftë se do të merrte votat e një fraksioni të 1.3 milionë votuesve që jetojnë në Shqipëri, dhe që s’janë të kënaqur me ndonjë nga forcat politike aktuale. Por problemi është se një lëvizje e tillë nuk duket në horizont.
Ben Blushi ka një vit që jep sinjale se mund të bëhet nismëtar i një lëvizje të re politike që synon të tërheqë votat e të majtëve të pakënaqur me qeverinë. Por ende sot, zhvillon takime të vakta me përkrahës të tij, ku më shumë mundohet të ankohet për referendumin e PS-së, se sa të bëjë hapa konkretë për strukturimin e një lëvizje të re politike.
Edhe Gjergj Bojaxhiu ka një vit që jep sinjale se mund të bëhet nismëtar i një lëvizje të re politike që synon të tërheqë votat e të pakënaqurve me të dy krahët e politikës. Por në vend që të kishte bërë hapa konkretë për strukturimin e një lëvizje të tillë, e sheh sot veten duke u mbrojtur ndaj akuzave për pastrim parash dhe evazion fiskal.
Të dyja këto figura publike mund ta zyrtarizojnë, secili më vete, nga një lëvizje politike para zgjedhjeve të 2017-ës, por gjasat janë që asnjëra prej tyre nuk do të jetë në gjendje të marrë shumë vota nga 1.3 milionë votuesit që s’janë të kënaqur me partitë aktuale. Sepse i pari duket se mban ende shpresë që një ditë të arrijë majën e PS-së dhe i dyti do duhet të harxhojë më shumë kohë duke mbrojtur veten në publik e prokurori, se sa të frymëzojë ndjekësit për t’u shtrirë në gjithë Shqipërinë.
Na ndajnë edhe 14 muaj nga zgjedhjet e 2017-ës, që janë mëse të mjaftueshëm për krijimin e një lëvizje të re politike, në kushtet kur 1.3 milionë votues s’janë të kënaqur me partitë aktuale. Mjafton që ta marrin inisiativën disa njerëz me integritet moral e me guxim e energji për t’u përballur me partitë aktuale, sepse po filloi topi i borës të rrokulliset, orteku rritet vetë me borën e kudondodhur rreth e rrotull…
Përndryshe, thjesht do të presim se ç’do të bëjë Meta pas zgjedhjeve – nëse do ta bëjë qeverinë me Ramën apo me Bashën.
Nuk do te komentoj per shkrimin, por per nje shkrim tjeter qe gazeta nuk na lejon te komentojme: Rudina Xhunga ka shkruar per Kadarene dhe e ka çuar ne maje te Olimpit, pavaresisht se ai eshte gjalle dhe veç shkrimeve te tij, nuk kam pare asgje tjeter qe ti sherbeje shqiptareve, sikur te kishte vendosur dhe ndonje tulle ne shtepine e tij ne Gjirokaster, por shteti me parate e fukarenjeve ja beri kulle baronesh! Pse keto hymne te pamerituare dhe keto kulte?! Kete pergjigje le ta japi vete Rudina dhe ata qe e ngrene ne qiell per te pare Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem ashtu si ai e la atehere kur e pa se çdo gje po rrukullisej duke pare nga interesi tij i çfrenuar e duke derguar citate nga Parisi. Kadare eshte bashkekohes i yni prej vitesh; kjo eshte fatkeqesi per te se i kemi pare, lexuar dhe degjuar te gjitha çka shkruar, thene dhe ka bere. Nuk i mohoj penen, por njerzillekun, por dhe pena eshte ngjyer ne shume bojera sipas interesit. Dhe ne fund, per te mos u zgjatur, pa Kadarene do te ishim keta qe jemi apo me ndryshe ne qytetaret e thjeshte shqiptare? Pergjigja ime do te ishte: Do te ishim keshtu si jemi. Edhe diçka per moderatorin e gazetes; shkrimet per Kadarene, shpesh, nuk kane vend per komente, pse? Se mos u a kritikojne?! E di qe komenti nuk do te publikohet, por moderatori, besoj se do ta lexoje. Vetem kaq mjafton per mua.
PD + LSI + PS, parti politike qe nuk kane bere asgje per vendin dhe popullin, ku sot jemi vendi dhe shteti me i dobet, me i varfer, i mjeruar dhe pa zhvilluar ne Ballkan dhe ne Evrope. Vetem kreret e tyre me bandat e tyre mafioze jane pasuruar nga pasurite kombetare dhe nga taksa paguese shqiptar duke i vjedhur, grabitur dhe shperdoruar ku korrupsioni eshte tejskajshem ne te gjitha hapat e jetes se shqiptarit. Tani duan te shkaterrojne edhe biznesin e vogel, ne menyre qe gjithcka te jete biznes i madh monopol dhe pjesa e tjeter te jene skllever, bujkrob dhe punetor me meditje te koheve moderne. FASONERIA krenaria e politikes shqiptare. Ku kete lloj biznesi e kane vetem vendet dhe popujt me te shkaterruar, me te mjeruar te botes ne Afrike, ne Ameriken Latine dhe disa shtete Aziatike.
Tani ndodhemi dhe kemi arritur ne fund te tunelit, jo qe fundi i tunelit nuk ka drite, por edhe hapesira eshte e pushtuar nga mjegulla dhe erresira.
Kete e patem peshqesh duke mos mbaruar korrupsioni, me te pangopur kurre si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Kjo eshte situata kurse ato me te shkathtit dhe me te zgjuarit nga populli shqiptar, mbi 1’500’000 ja mbathen eksod dhe emigracion kudo neper Evrope dhe bote. Sot, me zi jemi 2’800’000 banore ne Shqiperi me probleme te medha ekonomike, financiare, mireqenie, sociale, shendetesie, arsimi. Kudo shikohet pa pasterti dhe pisllik. Vetem nje gje duhet falenderojme evropdeputetet sllovene TANJA FAJON qe me grupin e saj lobues arriti qe shqiptareve te Shqiperise te na hiqen vizat ne Hapesiren Shengen. Se per reformat qe jane kryer dhe zbatuar nga politika dhe qeveria shqiptare jane te ngelur ne klase si nxenes ngelesa, te dobet, te deshtuar dhe gangstera.
Tani, po del deri projekt ligjet per dekriminalizim qe duhet te plotesoje politika shqiptare si pozita dhe opozita ka deshtuar se dy persona nuk deshirojne ta bejne si EDI RAMA dhe SALI BERISHA, sepse i preken interesat e tyre personale, te familjeve biologjike dhe klaneve te tyre mafioze. Si perfundim Ambasada Amerikane ne Tirane dhe ambasadori i saj DONALD LU po e kupton qe ka deshtuar me keto dy persona dhe me nje pjese te politikes shqiptare, eshte tallur dhe perbuzur keq. Sepse keto jane persona qe nuk duan reforma, por gjendje te fjetur dhe uje te qelbur.
Per kete ambasadori amerikan DONALD LU, ka njoftuar Departamentin e Shtetit Amerikan, Shtepine e Bardhe ne Uashington mbi gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe sociale, kriminale dhe korruptive qe ka pllakosur Shqiperine dhe eshte ne pritje te direktivave dhe udhezimeve te reja. Fatkeqesia e jone eshte dhe nuk kemi rruge tjeter te presim, sepse jemi popull amorf dhe i pergjumur, i lodhur. Tung.