Një amerikan në oborrin e mbretit Artur

1 Maj 2016, 14:33Blog TEMA

Nga Arben Biçoku

Mu kujtua titulli i ketij libri te Mark Tuenit, kur pashe gazeten RD me emrin tim ne faqe te pare, krah per krah me marshallin.

Sigurisht qe as me kane ftuar e as me kane marre leje per te qene aty. Thjesht kane marre nje shkrim timin ne facebook dhe e kane botuar. E zakoneshme kjo nder anet tona. Por problemi pse po hedh keto rreshta nuk eshte ky.

Problemi eshte se per çfare po flasim ne te dy qe jemi ne faqe te pare, une edhe marshalli, “amerikani dhe mbreti Artur„. Une jam duke diskutuar se si mund te jete me i bukur qyteti im. Jam duke thene nese eshte projekti i paraqitur (nga nje studio europiane dhe me mjaft arritje ne arkitekture) i duhuri apo pretendoj qe ai te qe me mire se sa aq sa eshte paraqitur.

Kurse marshalli eshte duke diskutuar per bema me barut. Dhe po thote qe 14 shtatori do duket lule ne raport me ate qe ka ai tani ndermend. Ruajna zot nga mendjet e çartura dhe te rrjedhura!
Ne fakt nuk eshte hera ime e pare ne RD.

Zakonisht emri im ndodhej aty per tu share, per te me hedhur balte. Ka ndodhur per shume vite kjo gje. E ne asnje nga ato sharje nuk ka pasur asnje grime te vertete. E mua asnjehere nuk me eshte kerkuar falje per balten e hedhur. Por sot me eshte dhene privilegji per te qene “amerikani„ ne ate oborr. E sikur me vika mire e po dua ta shfrytezoj kete “privilegj„.

Po dua ta shfrytezoj per ti kujtuar marshallit se cila ishte bema e tij e fundit me punet e rendesishme publike ne qytetin e Tiranes, Xhamia e Namazgjase. Nje kopje e shemtuar dhe kitch e Xhamise Blu te Stambollit, sjelle nga shekulli XVI direkt e mu ne zemer te Tiranes. Pse jo, Tiranen qe na e permendin te lindur ne fillimet e shekullit te XVII, pse mos e çojme dhe me nje shekull me pare me nje xhami osmane? Nuk mori mundimin per opinionin e arkitekteve vendas se cfare mendonin. Ndersa sot qe arkitektet i bejne kritika Rames i ngrihen veshet perpjete. Rama te pakten pati kurajo qe edhe pse e kritikova te me therriste ne salle (pavaresisht se kritika ime sigurisht qe nuk i pelqeu).

Mundohem te kthehem pas ne kujtese e te kujtoj se kur ka qene nje rast qe marshallin ta kete kundershtuar nje nga te oborrit te tij per çeshtje arkitekture apo urbanistike, e aq me teper ta kete bere publikisht kete. Nuk me vjen ndermend asgje ne fakt. Ndaj po preferoj mos zgjatem ne argument. Thjesht po i them marshallit une do vijoj te diskutoj si mund te behet me i mire e me i bukur qyteti im, duke e lene marshallin me 14 shtatorin e me dite te tjera te ngjashme.

3 komente në “Një amerikan në oborrin e mbretit Artur”

  1. tani says:

    Marshalli beri 2 konkurse nderkombetare per parlamentin dhe pasi ju degjoi juve u terhoq packa qe si vinte mire. Ai e nisi xhamine por vizionaret tuaj paten forcen dhe kurajon ta bitisin megjithese ju ishit kunder. Stadiumi qe projektoi marshalli ishte padyshim zgjidhje shume me e mire sesa kalaja e propozuar nga bandat e arkitektures dhe biznesit. Mos ju lepi prape vizionarit Ben se ajo qe bere ishte e ndershme …. lere kryetarin e shoqates ta beje kete rol

  2. besiani says:

    bravo,artikull real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje