Alarmi i Astrit Patozit: Nëse shkojmë në këto zgjedhje si në dy të fundit, do të asgjësohemi

9 Maj 2016, 16:03Politika TEMA

Deputeti Astrit Patozi u shpreh gjate mbledhjes me dyer te mbyllura se PD duhet të përqendrohet te reforma zgjedhore më shumë se te reforma në drejtësi dhe diskutimet mbi ambasadorët.

Ai tha se nëse për PD-në është e hidhur pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhje grupi, atëherë për PS-LSI-në është turp i ngrënë me bukë.

“Cilido qoftë fati i saj (reformës në drejtësi), ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale”, tha Patozi.

Ai theksoi se nëse PD-ja shkon në zgjedhjet e ardhshme njësoj si në dy zgjedhjet e fundit, opozita do të asgjësohet, raporton Panorama.

“Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi”, tha ai.

Sa i përket mbledhjes me ambasadorët, Patozi tha se PD-ja nuk ka zgjedhje tjetër, pasi pjesëmarrja e tyre është pasqyrë e katandisjes së Shqipërisë.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër. Është pasqyre e katandisjes së Shqipërisë. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se mazhoranca. Nëse për ne është e hidhur kjo gjë, për Ramën dhe Metën është turp i ngrënë me bukë”, tha Patozi.

Sa i përket miratimit në parim të reformës në drejtësi, Patozi tha:

“Nëse de do të refuzonim ndërkohë që PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord do të merrnim një faturë të panevojshme dhe të pamerituar. Duhet ta kishim ngritur më përpara idenë e reformës zgjedhore.

Unë për vete e kisha më të lehtë të bëhesha budist, sesa të pranoja këtë lloj trysnie.

Kemi edhe ne përgjegjësinë tonë që reforma në drejtësi u kthye gati në një fe apo ideologji sunduese. Po kjo tashmë ka kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani që arritëm në këtë pikë, duhet të marrim vendimet e duhura”.

4 komente në “Alarmi i Astrit Patozit: Nëse shkojmë në këto zgjedhje si në dy të fundit, do të asgjësohemi”

  1. nasi says:

    Dmth Patozi e thote troc fare, sna hy ne xhep reforma ne drejtesi sepse fundja ne i njohim prokuroret dhe gjyqtaret dhe ‘drejtesia’ do na jepet kur te kemi nevoje. Por reforma zgjedhore eshte e rendesishme thote ai, sepse do asgjesohemi si opozite dhe rrjedhimisht do na humbin dhe kontaktet me prokuroret dhe gjyqtaret.

    Hajde politikane qe kemi hajde. Ky e thote troc te pakten te shpetojme bythen tone pa populli ska problem.

    1. Kujtim says:

      O PANXHAR PO KETE LIGJ ZGJEDHOR VET E KENI MIRATUAR O GOMAR QE TE DUHET VETEM NJE SAMAR

  2. shqupasi says:

    Fati i reformies ne drejtesi dihet, doni apo nuk doni ju, dhe ardhja e ambasadoreve ne grupet parlamentare,qe eshte me te vertet nje turp , u be pikerishte se grupi i juaj opozitar nuk e do kete reforme, se dihet,qe jeni te zhytur deri ne gryk ne korupsion dhe me ne fund erdhi dita te pergjigjeni . Sa per zgjedhjet e ardheshme, ta garantoj se partia e juaj qe seshte vec nje bande kriminale do shperbehet e duhet te ishit cporrur kohe me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje