Kreu i PD Vlorë kundër Bashës: Do të humbasë zgjedhjet e 2017!

9 Maj 2016, 14:37Politika TEMA

Zërave kundër ristrukturimit të 21 degëve të PD në të gjithë vendin dhe hapjes rrugë zgjedhjeve të brendshme, i është shtuar dhe kreu i demokratëve lokalë të  Vlorës. Moisi Meminaj thotë se me këto veprime PD do humbasë zgjedhjet e 2017, ndërkohë që shton se nuk do të dorëhiqet.

“Riorganizim i Çorganizuar”, me këto dy fjalë e ka emërtuar vendimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për riorganizimi të strukturave drejtuese në 21 degë,  kreu i PD së Vlorës. Moisi Meminaj thotë se me këtë veprim, PD do jetë humbëse e zgjedhjeve të 2017, ndërsa me tone kritike thotë se në qendër janë formuar klane që punojnë për interesa personale, raporton Oranews.

Pas konsultimeve me struktrat e partisë në bazë konkuldojmë se riorganizimi i PD në disa degë është antistatuor.Riorganizmi është selektiv, i pakonsultuar me strukturat, por thjesht  bëhet me interesa të ngushte klienteliste. Për më tepër në prgaa të zgjedhjev parlamentare që është vetëvrasje e PD”, tha Meminaj.

Meminaj deklaron se nuk do të dorëhiqet por do te qendroje ne krye të PD-së së degës pasi  sic thotë, postin e ka falë votebesimit të anëtarësisë së Vlorës.

1 komente në “Kreu i PD Vlorë kundër Bashës: Do të humbasë zgjedhjet e 2017!”

  1. Janullatos KARatisti says:

    Me mendte qe kini ju, prape nje meleon gishta msume ju presin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje