Rama e Meta përshëndesin votimin në parim të reformës në drejtësi

9 Maj 2016, 12:40Politika TEMA

Miratimi në parim i reformës në drejtësi është përshëndetur dhe nga dy krerët e maxhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Tvvitter, Rama e quan një hap të madh përpara këtë të komisionit të posaçëm.

“Hap i madh përpara votimi në parim i draftit kushtetues të Reformës në Drejtësi nga Komisioni i Posaçëm, bash në ditën e Europës”, shkruan Rama.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta e quan votimin mesazhin më të mirë në ditën e Europës.

“Përshëndes miratimin në parim të Reformës në Drejtësi. Të vazhdojë me përkushtim miratimi përfundimtar i Reformës. Ky, mesazhi më i mirë në ditën e Europës”, shprehet z. Meta.

Këtë paradite komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi miratoi në parim draftin kushtetues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje