Pëllumb Xhufi: Ky është shteti esadist i fanatikëve, i njerëzve të liq, që thërrasin “dum babën”

9 Maj 2016, 09:43Politika TEMA

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet pesimist për situatën në Shqipëri.

Ai thotë në një intervistë për gazetën Dita, se ky është një shtet esadist dhe i njerëzve që thërrasin “dum babën”.

Me përjashtim të reformës që ju përmendët të fundit, asaj në polici, së cilës qytetarët ia shohin efektet, reformat e tjera janë vrarë që në embrion nga paqartësia, paaftësia e pavendosmëria e qeverisë, nga refuzimi i tërbuar i opozitës për të pranuar edhe ndryshimin më të vogël dhe nga shteti paralel që drejtohet nga ish-Kryeministri dhe që është mbjellë prej tij me kujdes maniakal në të gjitha institucionet publike përgjatë këtyre 25 vjetëve të tranzicionit. Ky është shteti esadist i fanatikëve, i të paditurve, i njerëzve të liq, pa ndërgjegje e pa atdhe, që vazhdojnë edhe pas 25 vjetësh të thërrasin “dum babën”, pavarësisht se ndërkohë “baba” e ka djegur dhe e ka pjekur nja tre herë Shqipërinë, e ka varfëruar, degraduar e shpartalluar shtetin dhe i ka shkaktuar një krizë identiteti të pashembullt qytetarit shqiptar, të cilit i merret goja kur i duhet të pohojë identitetin e vet.

Por, mos harrojmë që ngërçi në realizimin e reformave vjen edhe nga politikat e gabuara, me bazë antipopullore  e antidemokratike të mishëruara në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të bëra kokë më kokë, buzë më buzë e vesh më vesh me “anti-shtetin”, d.m.th. me Sali Berishën. Nëse sot qeveria e Edi Ramës nuk bën dot një hap përpara në reformën në drejtësi, kjo vjen ngaqë atë e pengojnë një president, një KLD, një Prokurori apo një Gjykatë që janë pjellë e drejtpërdrejtë e atyre ndryshimeve kushtetuese, me të cilat Berisha, e jo Edi, e kapi shtetin në të gjitha hallkat e tij. Nëse tek ne zgjedhjet nuk pasqyrojnë vullnetin sovran të popullit, nëse parlamenti është shndërruar në një palestër harbutërie, nëse partitë politike janë shndërruar në detashmente besnike të kryetarëve të tyre, kjo ka ardhur gjithashtu nga flirti pranveror i vitit 2008, kur vesh më vesh e buzë më buzë u sajua një kod zgjedhor e një sistem zgjedhor, që i bënte dy kryetarët e partive të mëdha titullarë të vullnetit e të sovranitetit të popullit”, thotë profesor Xhufi.

Në lidhje me thirrjen e Berishës për të rrëmbyer armët kundër qeverisë, Xhufi shprehet:

“Që mos ta fsheh, kur dëgjova piskamat për armatosje të popullit, aty për aty mendova se z.Berisha po zbatonte porosinë e radhës. Pastaj, me mendje më të ftohtë, solla ndërmend se në ditët e fundit të prillit 1945, Hitleri pati një “ndriçim hyjnor” që i pëshpëriti se faji për humbjen e Gjermanisë qëndronte tek ushtria dhe tek populli gjerman, të cilët nuk kishin luftuar e nuk kishin sakrifikuar sa duhet për atë, Hitlerin. Atëhere, ai filloi të shohë ëndrra me armë të tmerrshme, që do të shkrinin planetin e gjithë njerëzimin, duke filluar nga gjermanët e tij. Kështu, gjykoj unë, edhe zotit Berisha nuk i del inati që populli shqiptar u tregua “mosmirënjohës” ndaj tij duke i treguar derën disa herë në këto 25 vjet. Dhe si njohës i mirë i letërsisë serbe mbi shqiptarët, ka mësuar prej Gjeorgjeviçëve e Tomiçëve të saj, se për të zhdukur popullin shqiptar nuk është nevoja të shpiken armë të shkatërrimit në masë: Mjafton t’i armatosësh të gjithë, e vrasin njëri-tjetrin. Diçka nuk funksionoi në vitin 1997 dhe shqiptarët nuk e vranë njëri-tjetrin. Siç duket, kësaj radhe z. Berisha ka gjetur formulën e duhur për ta zbatuar siç duhet idenë serbe të tij”, thotë Xhufi.

Ndërsa për reformën në drejtësi, ai shprehet se ka frikë se mund të mbyllet me ndonjë pazar:

“Nëse shohim pikën nga nisi reforma në drejtësi, dhe pikën ku ka mbërritur, mund të konstatojmë rënien në pikiatë të saj dhe, ka të ngjarë që kjo reformë të përfundojë në xhepin e atyre që parashikohej të ishin objektivi dhe viktima e saj. Përfundimisht, kjo klasë politike nuk e do reformën në drejtësi, ajo nuk do të bëjë harakiri duke shkruar ligje e duke ngritur struktura që godasin atë vetë. Në këto kushte, më ngjalli shpresë thirrja e kryeministrit për t’iu drejtuar referendumit popullor. Por me sa duket, ishte një thirrje sa për të larë gojën, sepse nuk po e dëgjoj më. Dhe më duket se edhe kjo histori do mbarojë me një nga ato pazaret “buzë më buzë e gojë më gojë”, ku për faj të miopisë e paburrërisë së shumicës, edhe njëherë Berisha do imponohet mbi të gjithë: mbi vullnetin popullor për t’i dhënë fund pushtetit të padrejtësive e të zullumeve, mbi dëshirën e mazhorancës për ta realizuar, gjithsesi, këtë reformë jetike dhe “estetikisht” të dobishme, dhe mbi vetë vullnetin e ndërkombëtarëve për ta konsideruar reformën në drejtësi një kusht të pakapërcyeshëm për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit. Shpresoj që referendumi popullor për kalimin e variantit fillestar të reformës, të atij që nuk është bërë pis nga Berisha, vazhdon të jetë një opcion i mazhorancës”.   

23 komente në “Pëllumb Xhufi: Ky është shteti esadist i fanatikëve, i njerëzve të liq, që thërrasin “dum babën””

  1. Janullatos KARatisti says:

    Rrespekte profesor

    1. KTHIMI! says:

      Shiko, shiko! Xhufi! Po ti je i pari qe ke dashur “baben” dhe me “babe” nuk nenkupton Berishen e as Enverin…..por Erdoganin!
      E paske kthyer me duket. Mire xhanem, me mire vone se kurre!
      Mireseerdhe ne atdheun e Skenderbeut!

    2. tfgs1 says:

      keta jane sumcpuaret sunite…….duan babe Doganin dhe pseutoistoriani Xufi kete e di mire!

  2. Popull says:

    Nuk e di pse, sa here lexoj Pellumb Xhufin ne mendimet e tij, nuk dua ti heq as edhe nje presje. Sikur shkruan ato qe mendoj une, qe per fat te keq, ngaqe s’jam shkrimtar, historian apo gazetar, nuk i formuloj dot. I lumte ?

    1. Agron says:

      Po sepse je popull (d.m.th trap) prandaj…

  3. iliri says:

    Bravo, analizë perfekte.

  4. zhaku i pamposhtur says:

    Z xhufi shteti i kalbur ne te cilin ben pjese efhe ti gjendet perpara nje humnere te madhe…ne shqiptatet jemi koshiente per ato qe na beni por jemi te paafte qe te veprojme…ky shtet vertet ulerin qe do baben por koherat ndryshuan dhe baba nuk kthehet dot sepse eshte i lidhur me zinxhire dhe jep llogari per poshtersit qe u ka ber shqiptareve….pra enveri eshte baba i rilinfasit edi rama..i saliut i fatosit i nanos i cekes i gjinushit…eshte edhe baba yt z xhufi…gazetat dhe media shqiptare nuk i ndani dita dites shkrimet e permalluara per baben tua i cili ishte mjeshter per te qeverrisur..ku eshte pare e degjuar qe nje ambasador te beje nje revolucion personal?

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Vazhdon…pra revolucioni eshte arma e vetme dhe e drejta e cdo kpmbi per te permbysur diktatorin e tij mirepo ne tastin tone populli shqiptar rdhte i rrahur aq krq dhe pa mrshire sa nuk ka kurajon ta shikoje ne sy xhelatin e tij….ne keto kushte edhe pse pak me vonese amerika vendpsi te beje disa nderhyrje kirurgjikale per te shporrur kete kancer qr ka bere metastaze ne trupin e ketij populli…eshte turp per popullin tone qe detyrat e shtepise te na i beje ambasadoriLu por me mire me turp sesa me kancerin e babes hoxha dhe pasueseve te tij qe kane leshuar rrenje te thella duke marre morfi si nje shtet i rregullt me gjykata te pavarura me media te pavarur me historiane etj etj…si nuk doli nje gazetar shqiptar qe ta beshtyj ‘baben’??askush…..po a beshtyhet baba qe na beri me pare kaq te madhe? Po a beshtyhet baba qe na la trashegimi nje popull te tere skllav??pra ky eshte baba i vertete z xhufi…baba i paptekshem qe askush nuk mund ta preke…eshte baba qe mesoi saliun dhe edin dhe fatosin sesi te bejne lojen e bukur qe tia mbajne karroten brenda ketij populli…

    1. mirel says:

      Cfare idiotizmash qe shkruan. mendje me te semura nuk gjenden ne planet

  6. the Punisher says:

    Kete artikull duhet ta lexojne jargelepiresit e Asfalise Greke. Te mesojne dhe te hapin syte sa nuk eshte vone, Pellumb Xhufi nuk eshte islamist. Dumbabistet tani jane kthyer tani ne dumanastasiste. Dilni ju wanabe Gayreek te hani mut tani te Tema.

    1. RamaMetaKUNDERreformes says:

      Sunit shqipfoles heronj oligonucleotide-dardan we ka njnjohur Al – Albanistan:
      1. Hamza Kastrioti
      2.Ali Pashe Tepelena
      3. Ahmet Zogu
      4. Esat Pashe Toptani
      5. Ismael Kemal
      6.Isa Bolja
      7.Saleh Berisha
      8. LulximBasha
      Qazim Mulleti, Skender Chihuahua,Kastriot Islamic,Namik Dokle,Kreshnik Spahiu, Mehdiu, Zabit e Sabri Godo e Fevzo e Xhufa

      1. Shahisti says:

        Enver Gjirokastren e ke harruar, apo e ke lene jashte listes kastile?

        1. undefined says:

          Enveri ishte nje e keqe e madhe per zhvillimin dhe perparimin Evropian te Shqiperise qe me idjotizmin e tij dhe mentalitetin feudal ose tipik shqiptar prej bajraktari trasheguar nga sundimi Otoman, zgjodhi komunizmin dhe jo Evropen e perparuar si aleat ose rruge zhvillimi.Ashtu si sot kur aleati yne ende eshte Turqia dhe pertej oqeaneve, USA.
          Te mbrosh Enverin do te thote te besosh te Saleh Berisha , Edrama dhe Ilir Meta.

          Greker jane minoriteti grek ne shqiperi dhe jo djemte e Gjergj Kastriotit o shqipfolesa sterniper te Hamza Kastriotit. Vetem 3 qelbesira njeh historia jone :
          1. Koci Xoxe
          2.Fatos Nano
          3.Edi Rama

  7. titi says:

    Te lumte, PROFESOR! Pellumb Xhufi doktor i vertete shkencash, dhe jo si ata te dale nga sqetulla e Bishes. Por mbi te gjitha, ai eshte nje person me integritet te plote dhe mendje te kthjellet. Gjithmone lexohet e ndiqet me shume interes, atdhetar i vertete!

  8. Larry says:

    Perfekte.larry

  9. Larry says:

    Arguments bindes,te vertete shkencor.Prof. Xhufi gjithmone I perkryer.Bless you sir. Larry

  10. mirel says:

    Profesor? Shumica derrmuesr eshte e semure menderisht. Fatkeqesisht duhet ti ruani mendimet tuaja pet nje periudhe tjeter historike pwr shqiptaret l, te cilet ndodhen ende ne fazen e histerise kolektive. Prandaj do mbijetoje Berisha. Sepse ai eshte nje produkt o tille.

  11. mirel says:

    Profesor? shumica derrmuese e shqiptareve eshte e semure menderisht. Fatkeqesisht duhet ti ruani mendimet tuaja pet nje periudhe tjeter historike pwr shqiptaret l, te cilet ndodhen ende ne fazen e histerise kolektive. Prandaj do mbijetoje Berisha. Sepse ai eshte nje produkt o tille.

  12. Akilis says:

    Zoti Pellumb (peristeri)nje mendim kam per ju.Provojme njehere ate Varesen e Harmonise simbolin e nenes se Ilirios ne qafe te Presidentit, mbase ne ecen fati te clirohemi nga Turqia, te tjerat jane hidh uje ne fuci te cpuar.
    Mbase e di ty si historiane qe kete varese te gjetur ne Itali ne 450-440 B.C qe Poliniqi ja dhuroj Erifilit dhe quhet the Neclace of Harmonia nena e Polidhoras, Agavi, Aftonol, Ino, Semili dhe Ilyrios.
    Tane zgjidh e merr ose Erdogan ose Zeus ne Olimpos dhe jo Aliu ne mal te Tomorit.

    1. mirel says:

      Aqili qetesohu. Poliniqi e te qiret e tjere. Ceshtjet tusja prej minorikaresh.diskutohen ne vend tjeter

  13. Agron says:

    Ky eshte ai historiani i leshit?

  14. Thanasi qe ta plasi says:

    Kam patur mendimin se ke qene nje njeri dinjitoz. E kuptova qe qenkam gabuar kur pashe ne kete artikull se si po i lepin bythen Edi Rames.

  15. Treviso says:

    Jane ushtaret besnik te kryekriminelit qe nuk jane dakort me mendimet e zotit Pellumb Xhufi.
    Une do te thoja se zoti Xhufi ka dhene mendimin e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje