Analiza/ A është amnistia e Familjes që po e pengon reformën në drejtësi?

8 Maj 2016, 14:20Politika TEMA

Nesër është ndoshta dita më e rëndësishme sa i përket Reformës në Drejtësi. Komisioni i Posaçëm do të rimblidhet sërish nesër, për t’i dhënë fund një kalvari të gjatë pune nga ekspertët dhe vetë anëtarët e Komisionit. Mbledhja e nesërme vjen pas apovimit absolut nga ana e mazhorancës për miratimin e draftit për Reformën në Drejtësi dhe kërkesës së opozitës për ta riparë edhe njëherë se si ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT i kanë marrë parasysh rekomandimet e Venecias. Kjo duket sikur Partia Demokratike po i bën karshillëk ndërkombëtarëve. Karshillëk jo nga dëshira, por nga ethet e negociatave për amnisti, e cila mesa duket Berishës nuk po i jepet dhe për këtë kushtëzimi i reformës është sot e gjithë ditën fakt.

Flitet se Berisha ka kërkuar amnisiti për veten dhe familjen, duke kushtëzuar kështu votën e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi. Kjo amisti që kërkohet nga zyra ku ambasadori Lu shkel shpesh para se të shkojë në selinë blu për të takuar kryetarin zyrtar të PD-së, mesa duket nuk po i garantohet. Basha nga ana e tij është natyrisht i interesuar që kjo amnisti mos t’i garantohet nga ndërkombëtarët Berishës, sepse vetëm në këtë mënyrë, i pafuqishmi Basha do të mund të marrë PD-në në dorë, de fakto. Nga ana tjetër, duke parë të gjitha sondazhet dhe zgjedhjet e fundit të 2015-ës Basha është koishient që zgjedhjet e 2017-ës do të jenë një disfatë tjetër për Partinë Demokratike. Është matematikë e thjeshtë dhe Basha e di këtë. E vetmja mundësi që Basha të shpëtojë nga Berisha, mbetet dënimi i Berishës. Kjo është e kthjellët teksa në qëndrimet për reformën dhe në negociata me ndërkombëtarët dhe mazhoracën, PD-ja manifeston dy qëndrime.

Ish-kryeministri, ish-presidenti, deputeti Sali Berisha kërkon amnisti nga ndërkombëtarët, ndërsa ish ministri, ish deputeti, sot kryetar i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, kërkon garanci deri në momentin që të vijë në pushtet. Ky dualitet doli hapur sot në deklaratën e zyrës së shtypit të PD-së ku shprehej se: “Partia Demokratike e thekson se është për hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloji tjetër”. Kështu Basha tenton të vrasë amnistinë për Berishën për të shpëtuar karrierën e tij si dhe për të marrë garanci për veten e tij deri në ditën që ai do të vijë në pushtet.

Nga ana tjetër PD-ja sot po në deklaratën e saj për mediat u shpreh se “I vetmi kusht që ka pasur dhe ka Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet poltikisht nga Edi Rama”. Pra në asnjë rresht PD-ja nuk jep arsye reale se me cilin nen nuk është dakord që mban peng Reformën në Drejtësi. Natyrisht, këto deklarata politike flasin veçse për një garanci që kërkohet për Bashën. Atë-vrasja është në tentativë e sipër në Partinë Demokratike. Jo amnistisë për Berishën dhe tentativa për të marrë një garanci për Bashën është loja që po luhet në “kuzhinat” e Partisë Demorkatike.

Por maksimumi që ndërkombëtarët duket se i kanë ofruar Berishës është ajo që në pamje të parë duket si amnisti për ish-ministrat. Edhe kjo në fakt është krejt e pavërtetë. Është fakt që në draft parashikohet që ish-mnistrat që kanë mbi 3 vjet që kanë lënë detyrën nuk gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për funksionarët e lartë. Por, mjafton që të lexojmë nenin 25 (të cilin Lexo.al e ka Analizuar edhe në datën 6 maj) të cilin po e risjellim për të vënë në theks një detaj tjetër që tregon se amnisti nuk ka.

“Gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe e apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë, krijohet me ligj. Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.”

Çfarë vihet re?

Siç kemi nënvizuar edhe më lart, ish-ministrat nuk shpëtojnë nga sita e SPAK, sepse do të gjykohen si deputetë. Këtë Berisha e di shumë mirë dhe vështirë të mos e ketë nuhatur. Kjo sepse përveçse si ish-president dhe ish-kryeministër, ai mund të gjykohet edhe si deputet. Kjo rëndesë e trefishtë ja ka shumëfishuar shqisat Berishës i cili ka bërë zap Partinë Demokratike duke përdorur si peng ndaj ndërkombëtarëve për të marrë sigurinë e tij dhe të familjes së tij. Sepse përpos kësaj, asnjë nuk shpëton, as ministrat. Basha që as nuk do amnistinë e liderit të PD-së, por as nuk i kthen dot fjalë, manovron për të garantuar një garanci për veten. Ky është sikleti dhe dualiteti i PD-së, e cila publikisht deklaron se nuk ka asnjë nen konkret që e pengon reformën, duke pohuar njëkohësisht që ngërçi i reformës ka emër dhe mbiemër; ai është Sali Berisha.

Nesër, Komisioni i Posaçëm mblidhet për tu turpëruar ose jo në sy të shqiptarëve, SHBA-ve dhe BE-së. A do të çedojnë ndërkombëtarët dhe mazhoranca nesër tek Berisha? Presim deri nesër. /Lexo.al

15 komente në “Analiza/ A është amnistia e Familjes që po e pengon reformën në drejtësi?”

  1. Kris says:

    Analiza eshte e mire por jo e plote! Kuptohet, qe eshte Sala, ai qe e mban peng Reformen ne Drejtesi! Por jane edhe ata qe e sollen dhe e mbajten Salen ne PD ne pushtet! Bile “ATA” jane edhe shkaku kryesor! Ata po i vene nje mbrojtje Berishe qe te mos dale emri i “TYRE”!

    1. RamaMetaKUNDERreformes says:

      Populli kot e ka qe shpreson te kjo Reforme Pacavure e formuluar dhe bekuar nga parlamenti kriminel dhe ujqerit e Partive. Po pse budallenj jane ata tja fusin vetes. Pse i intereson EdiRames dhe Ilir Metes te kene nje reforme te forte dhe pa dallim. Pra, nuk eshte vetem Saliu e LULU qe e kundershtojne por vecanerisht RAMA-META + Nishanet.

  2. qetesohu!! says:

    Sakte! Luli do me ja ngul thiken saliut pas shpine. E kjo eshte e vertete. Po luli harron qe do iki dhe vete me reformen. PD i bie te shkrihet ndaj s voton. I vu perpara Ed Rama per at zoot

  3. shqipe says:

    Vazhdoni me shplarje truri !
    Dmth Mediun do ta akuzojn si deputet aktual dhe jo si ish-minister per gerdecin! ? Cfare kuptimi Ka kjo? Ne dime se ai Ka abuzuar si ish- minister dhe jo si deputet !
    Lum si Ju qe tallni lesht me shqiptaret dhe nuk Ju gjen gje. ……

    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM

    1. artiles says:

      Ke te drejte! Edhe une mendoj se kjo le nje shteg te madh qofte per te kufizuar fushen e gjykimit, qofte edhe per ti dhene argument te akuzuarve qe ata po denohen me te pa drejte. Si deputet, kushdo mund te thote qe me gjykoni per cfare kam bere ne sallen e parlamentit, jo ne zyren e shtetit.
      Po e lane nenin keshtu, eshte njelloj si ti fusesh mish dhie, duke krijuar kushte qe te kufizohet numri i te gjykuarve ne minimum, Sali, Fatos, Ilir, Lulzim e nja dy te tjere.

  4. niki says:

    Basha sa do te mundohet te shpetoj faktet jane fakte : vrasja e 21 janarit ishte minister i brendeshem, 220 milion euro ishte minister transporti, shitja e detit ishte minister i jashtem .Ka dy gjera perpara nje qenje kur arsyeton dhe sheh nga eshte e drejta ose rreziku dhe vepron . Basha, o eshte deficent dhe nuk arrin te kuptoj e te ndaj gjerat, ose i ka interesuar, dhe ka vepruar ashtu siç e dime te gjithe .Te na rroje zoti Malo

  5. durresi says:

    ishalla nuk miratohet kjo pseudo-reforma.

  6. shqip says:

    si pa sens duken te gjitha. e para, lu nuk shkon te berisha per ti thene ose ngushelluar, se burgu eshte per burra. as per ti lehtesuar shpirtin se do qendroje arrest shtepie. per bashen as mos t’ju shkoje nder mend se mund ti rreshqase saliut nen shale. basha eshte aty se ashtu e do saliu. basha ka gjynahe edhe me te renda se vete saliu , pasi eshte i perfshire direkt ne vrasje e ne vjedhje. ministrat e tij buratine nuk krruajne dot as hundet nese berisha ua kerkon. si kryefjala e termit i keq, saliu tere te keqiat e te veteve i ka ne kutine e pandores. nese ai e hap, ata jane te gjithe te hapur. ndersa per kampin tjeter mendoj se luan me kete reforme po aq ulet sa pd. rames do ti duhet te jape garanci per meten. ne realitet nje e mire nuk i mund dot dy te keqia. m.q.s. reforma nuk ka kaluar dhe nuk ka se si ne keto kushte, rama i trembet largimit te metes e bashkimit te tij me ustane e madh. po edhe nese kjo reforme ta zeme se kalon, çfare do ndryshoje valle. ligjet i bejne njerezit dhe i zbatojne po ata. kush me thote se ata “njerezit e tjere” nuk do ta shtremberojne ligjin siç rendom ndodh ketu e ne te gjithe globin. jo po s’do kete, jo po s’te le ligji, jo bkh, e te tjera. ore njerez, ligje ka edhe tani. po pse jemi ne kete gjendje eshte fale njerezve e jo pse s’bejne ligjet. qe te mos kete konflikt interesi tribalesh e klanesh otomane- sllavo- greke, vetem eulex ben pune per aq sa mund te beje. te tjerat jane bjeri, bjeri , se i bie bukur.

  7. shqipe says:

    Vazhdoni me shplarje truri!
    Dmth Mediun do ta akuzojn si deputet aktual dhe jo si ish-minister per gerdecin! ? Cfare kuptimi Ka kjo? Ne dime se ai Ka abuzuar si ish – minister dhe jo si deputet!
    Lum si Ju qe tallni lesht me shqiptaret dhe nuk Ju gjen asgje. ….
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM

  8. Mos te harroni Like Florin. Ne te SHBA-se e kemi te rregjistruar te parin per vendosjen e hekurave ne duar.

  9. joni says:

    zoti kryeminister kujdes !!!! mos u bej preh dhe pjese e pazareve te pista, per te anmistuar familjer legene dhe taboret e plakut qelbesire , zoti kryeminister kujdes !!! do gjesh belane si ti , dhe plaku qelbesire , te jesh i sigurt se ne ate post , te zgjodhi vota plebishitare e jona, coje rreformen e leri pordhet duke pyetur si alabak sali kerrmen, zoti kryeminister kujdes !!! reforma te votohet ose jo, por ti dergoe ne parlament , dhe jo me anmistira, ti nuk je zoti per shqiptaret , as nuk ke shkopin magjik kur e perdorje kete fjale pa kriter vend e pa vend, dhe tani me amnistine na del se ti e pake pasur dhe e ke shkopin magjik, por kujdes se ate shkop populli so ta fusi ne sume te jesh i sigurt, mos bej gafen e jetes ta besh anmisti reformen .

  10. astrit says:

    Zoti Analist. Dakord, por ate Nenin 25 sikur nuk e shpjegove qarte. Mire qe ish ministrat para tre vitesh denohen sepse jane deputete, po Basha, mbi te cilin rendojne disa akuza, duke mos qene deputet, del se do te amnistohet apo jo?

  11. Don says:

    Ne jurisprudencen shqiptare, europiane, amerikane, ne kanunin shqiptar, ne kanunin e vendeve muslimane dhe te krishtere, ne fiset Zulu ne afrike, vjedhja denohet si ves pa kompromis e me shume se vrasja DHE NE ASNJE RAST NUK AMNISTOHET. Keshtu ka qene DJE SOT DHE NE TE ARDHMEN. Mund te falet nje qe ka vrare sepse konsiderohen rrethana t te arsyeshme por jo nje hajdut e sidomos hajdute si keta tanet qe e kane te shoqeruar me sabotime ne ekonomi dhe tradhti kombetare.

  12. Alban2016 says:

    Po ti kerkon te na japesh MUT me luge te florijte o GAZETAR trap??????? PSE, PSE U DASHKA AI 3 VJETSH ATY????????? PSE MORE FUNDERRINA NDERKOMBETAR KOMBETAR DHE KUSHDO QE E KA BERE KETE REFORME – PAZAR????????????????

    Ne qofte se AMERIKANET dhe EUROPIANET do te lejojne PAZARE ne kurriz te Shqiptareve te varfer, te rrjepur, vjedhur, perdhunuar, dhe VRARE per 25 vjet, atehere urrejtja popullore do te shpertheje dhe do te nxjerre nga territori Shqiptar te gjitha AMBASADAT E KETYRE SHTETEVE QE PO LEGALIZOJNE MASAKREN 25 VJECARE MBI POPULLIN SHQIPTAR. Ne te semes te shkoje edhe dashuria per AMERIKANET. Me keq se kaq nuk do behet. Sali Serbi na beri qe te na duket DIKTATURA komuniste si PARAJSE.

    POPULLI ME PRO-AMERIKAN NE BOTE ESHTE POPULLI ME I VARFER I EUROPES. SI KA MUNDESI?????????????????????????????????????????

  13. gri says:

    Prisni, prisni! Akoma nuk keni pare gje!
    Keshtu foli EDI dhe qeshi Saliu!
    Po tani Zoti Sali! Qesh ti ore burre , mos lere Zonjen Jozefine qe te tallet sikur po te mbron! Eshte usatllesh e vjeter e Politikes! Ajo e di qe nese kjo referome po te realizohet tamam sipas frymes qe kerkohet Luli dhe Saliu jeni ne tave, mund te burgoseni, te largoheni nga P. , te merzitur p a buzqeshje, dhe aty do te kuptoni se cdo te thote tu heqesh shpresen njerezve te thjeshte shpresen dhe te ngresh ne piedestal llumin ( 5000- banda e SB). Ky do te jete edhe mesim per te tjeret!. Qe te qendrojne Sherbetor te popullit sic premtojne ne Fushata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje