Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin kanë rënë dakord me tre partitë kryesore politike që t’i zhvillojnë nesër takimet me grupet e tyre parlamentare. Takimet ishin parashikuar për të premten, por ato u shtynë pas një tërheqje të grupit të PS.
Burime të lapsi.al bënë të ditur se ishte kryeministri Edi Rama ai që kishte kërkuar të enjten që mbledhja të shtyhej. Këtë e konfirmoi edhe ish kryeministri Berisha në parlament, ndërsa Rama tha se në PS ambasadorët e SHBA e BE do të vinin vetëm për të justifikuar mbledhjen me grupin e PD që nuk pranon të votojë reformën në drejtësi.
Takimet ambasadorët Lu e Vlahutin do t’i nisin në Selinë e PS. Ata do t’i drejtohen grupit parlamentar socialist në orën 13.30 ku kanë parashikuar të qëndrojnë afro 1 orë.
Në orën 15.00 ata do të jetën në Selinë e PD ku kanë parashikuar të njëjtën kohë qëndrimi sa në grupin e PS.
Në orën 17.00 ata do të jenë në grupin parlamentar të LSI.
Lajmi i pranisë së ambasadorëve në grupet parlamentare të tre partive të mëdha nuk kaloi pa debate dhe reagim në opinionin publik.
Deputeti Ben Blushi tha të enjten në parlament tha se ky është rezultat i pengimit të reformës në drejtësi nga klasa politike shqiptare. Ai e quajti praninë e ambasadorëve në këto mbledhje si tallje të ndërkombëtarëve me politikën shqiptare.
Pse ikni kot kur i keni amnistuar te gjithe! ? Normal qe ata do ta votojne nese i falni. …. Nese nuk keni force ti detyroni, atehere lerjani popullit mundesine ta votojne reformen
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
REFERENDUM
Nuk duhet te behet amnisti per vrasesit dhe hajdutet te cilet shkateruan Cdo gje ne Shqiperi
Populli nuk do t’is fali shumices ne parlament nqs do te miratoje kete reforme ashtu si kerkon SHQUPi
vend i pavarur,qe ne kohen e PRINC VIDIT.
Nuk ka pas faj Bismarku.
Tani na vjen kinezi Lu edhe i jep nje dore krimineleve se si te mos denohen.
Tallin me nderen me nje popull bole qe genjehet si indianet me pasqyra.
RROFTE REFORMA NE DREJTESI !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
RROFTE REFORMA NE DREJTESI
U MBARS MALI POLLI MI…
U NIS E VIRGJER.. DOLI RRUSPI
GEZO… FESTO SHQIPERI
CORBE DERRASH… TOLLOVI
AS REFORME.. AS AMNISTI !
Donald Berisha po me Sali Lu Lu do takohet?