Rrëfimi i ish-shoferit të Ramiz Alisë: Si ishte t’i shërbeje mbi katër rrota atij burri

7 Maj 2016, 17:52Politika TEMA

Nga Aleksandër Toti

Luan Kapllani është në mes të të gjashtëdhjetave. Edhe pse në prag pleqërie, punon ende, me duart mbi timon. Por të qënit shofer për të, ka qenë diç më tepër se një profesion i rëndomtë për të ushqyer familjen. Sepse ai timon, e bëri jo vetëm shofer të Ramiz Alisë, por dhe shokë të tij, mik të afërt. Për të gjithë ata që e urrejnë komunizmin shqiptar së bashku me ish-krerët e tij, përfshirë dhe Ramizin vetë, të ndjerë tashmë, rrëfimi i Luanit nuk ka pse t`i irritojë, meqë për atë ai ishte një xhanan burrë. Tek e fundit, ndodh që politika mos e reflektojë plotësisht atë që e ushtron atë, karakterin e tij. Pra ndodh ta nxjerr dhe të deformuar. Megjithatë, Luan Kapllani nuk futet në të tilla hollësira që i përkasin shkencave psikologjike dhe shoqërore. Ai rrëfen për Ramizin ato që ndjen dhe ato që ka përjetuar. Dhe thjesht si një shofer…                   

Si ndodhi që përfunduat shofer i Ramiz Alisë?

Kam qenë shofer në Komitetin Qëndror. Kisha rreth një vit që shërbeja një shefi të sektorit të edukimit në gjithë republikën. Dhe një ditë, kolegu im që ishte shofer i Ramizit, pak i moshuar, më tha për mua ekizston bindja që jam djalë i shkathët, pra për të   zëvëndësuar atë. Ndërkohë Ramizi ia kishte lënë në dorë atij që të zgjidhte dhe ai, Muherremi,  më zgjodhi mua.

Ditën që vendosët që merrnit zanatin e shoferit e kishit menduar këtë gjë?

Jo. Unë kam qenë një shofer i zakonshëm. Punoja me një Skoda. Por ishte një kohë kur puna kishte rënë dhe një të njohurit tim që punonte në komitet, i kisha thënë për ndonjë vend pune aty. Dhe kështu kalova nga kamioni në veturë.

Ndërsa tek Ramizi kalova pa ndonjë mik, përveç konsideratës së kolegut tim. Por babai, kur mori vesh se do bëhesha shofer i Ramiz Alisë, më tha që të mos shkoja, se isha më mirë aty rrogën, se me Skodën kisha dhe tre vende bosh që mund të merrja ndonjë pasagjer, se kush ka qenë shofer i politikës ka përfunduar keq etj., etj.

A kishit emocione në të ngarë me që pas kishit shokun Ramiz, dora vetë?

Ramizi ta hiqte emocionin, ai ta bënte shumë të lehtë ngarjen e makinës pasi ishte shumë popullor si natyrë. Ai e kuptonte kur mund të ndiheshe ne siklet apo kishe të kishe emocione. Kishte intuitë të rrallë e në të të tilla raste këndonte dhe ndonjë.

Ç’lloj mjeti ishte ai?

Mercedez-Benz model 380 SEL. Sigurisht që ishte dhe një makinë cilësore, ndoshta nga më të mirat që prodhoheshin  asokohe.

Rrugëve ka lloj-lloj të papriturash, jeni përballur me ndonjë situatë të vështirë apo delikate? Nëse po, na kujtoni atë që më shumë u ka mbetur si përjetim në kohë?

Të papritura mund të them se nisën të ndodhni aty nga vitet ‘89-’90, kohë  kur nisën dhe lëvizjet që më pas do sillnin pluralizmin, dhe situata nuk ishte më si më parë, pra aq e qetë. Kujtoj tani një rast kur shkuam në Shkodër, pas vrasjeve të 2 prillit. Me në udhëtonte dhe Dritëro Agolli. Përpara se të niseshim, Ramizi na thotë se në rast se dikush atje reagon me sharje fyerje a diçka tjetër, askush nga ne nuk duhet të reagonte . Pasi shkuam në Shkodër tek shtëpitë e familjarëve  të të vrarëve, u drejtuam për tek teatri “Migjeni” ku u mbajt një fjalim për Fishtën. Kur mbaruam aty dhe dolëm jashtë për të hipur në makinë, nja 20-30 vetë që ishin aty jashtë, sa e panë filluan duke sharë Ramizin. Ky nuk hipi në makinë, por nisi të shkojë drejt tyre, ndërkohë që Dritëroi e tërhiqte për xhakete:

“Ku shkon?”, i  thotë.

“Ik, më lërë”, i përgjigjet Ramizi dhe vazhdon ecjen drejt tyre.

Ata menjëherë u tërhoqën, ndërsa Ramizi  i përshëndet dhe u jep dorën. Kështu situata u qetësua. Ndërsa ditën tjetër, në disa nga faqet e para të gazetave ishte  shkruar se Ramizi ishte sharë e gjuajtur me tulla dhe gurë nga populli i Shkodrës.

Të jesh shofer i një udhëheqësi, normal që të bie të njohësh dhe disa aspekte të karakterit të tij, tabiate siç i thonë ndryshe. Cilat ishin ato të Ramizit, të cilat dhe i shfaqte gjatë udhëtimit?

Luan Kapllani

Karakterin dhe kulturën e Ramizit mendoj se e kishin të rrallë të tjerët, njerëzit e atij sistemi. Ishte shumë ikulturuar, i ndershëm shumë i thjeshtë, si dhe kishte një humor të hollë. Të tillë e kishte dhe të shoqen, Semiramisin, të bijën e profesor Xhuvanit, apo fëmijët dhe dhëndurët. Ai dëshironte të dëgjonte më shumë muzikë, nuk dilte as për gjah as për peshk. Shpesh luante tenis dhe ping-pong.  Cigaren dhe alkolin s’e pinte fare, kështu që ishte njeri me moral të lartë, me një karakter të rregullt e pa vese.

Po më thoni si ishte njeri me shumë humor, kujtoni ndonjë batut a shaka të tijën gjatë kohës që e shoqëronit?

Më kujtohet njëherë teksa e prisnim të zbriste poshtë nga shkallët e shtëpisë (rezidencës) ku rrinte, dhe rojen tek kabina e rojës e kish zënë gjumi. Ai i afrohet, i bie xhamit, tak-tak tak-tak, dhe kur ai zgjohet i trembur nga frika mos e kritikonte, Ramizi i thotë: “Kujdes se po vjen ministri mbrapa!” (nga pas vinte Hekuran Isai, ministër i Mbrojtjes).

Ndërsa njëherë tjetër, ishin vënë semaforët aty tek Ministria e Mbrojtjes. Në makinë ishte dhe Hekuran Isai. Po ktheheshim nga Pallati i Kulturës kur u ndez semafori i kuq. Unë ndala. Hekurani thotë “ec, ec, s’janë për neve këto”. Menjëherë reagon Ramizi: “E ka mirë Hekurani, s’janë për ne këto, janë për makinën”.

Ishte i heshtur kur udhëtonte, apo e kishte dëshirë të fliste?

Kur udhëtonim ai ishe njeri që e donte shumë muhabetin. Dhe kështu, udhëtimi me të ishte sikur të udhëtoje me një shok apo mik të zakonshëm, Pra nuk kishte fare komplekse.

Dhe cili ka qenë udhëtimi i fundit me të?

Unë i kam shkuar shumë herë pas, edhe deri nja dy muaj përpara se të vine në burg.

Madje, edhe kur ai e kishte lënë detyrën, dhe ditën e fundit që Saliu e nxorri nga rezidenca pasi ai dha dorëheqjen, ditën që e çova në shtëpi. E çova tek shtëpia e vjerrës pasi ai nuk kishte shtëpi. Dy vite ka ndenjur tek vajza dhe krushku. Edhe pse mund të duket e çuditshme për ju sot, ata nuk morën asgjë nga shteti, nuk ia pranonin apo lejonin vetes sepse ishin njerëz parimore dhe me ideale, dhe mbi të gjitha respektonin ligjin. Ata çdo gjë e paguanin me lekët e veta, që nga uji, dritat, ushqimi etj. E vetmja gjë që ai mund të merrte falas, ishte shërbimi i cili i vinte te shtëpia . Çdo gjë e paguanin me librezë, i paguaja unë. Madje pati njëherë një guzhiniere, vajzë e re, e cila e shpërdoronte ushqimin, dhe Ramizi e zëvëndësoi me një tjetër, Feriden, për të cilën thoshte: “Sa mirë na nxjerr Feridja, na nxjerrë lirë”.

Të ishe shoferi i sekretarit të parë në atë kohë apo presidentit më pas duhet të keni pasur dhe një rrogë të mirë besoj. Si paguheshe?

Ah, ç’të të them, as një gjë, një rrogë normale prej shtatëmijë e pesëqind e pesëdhjetë lekë. Biles po ta krahasosh me rrogën e mëparshme që kisha prej shoferi me Skodë, ishte më e vogël sepse merrja dymbëdhjetë mijë apo trembëdhjetë mijë lekë. Thjesht kur vdiq Enveri që më pas u bë sekretari i parë, merrja njëherë në dy vjet një kostum pune.

Dhe në fund si me shaka: shofer i kujt politikan do kishit dashur të ishit, për ta çuar makinën drejt greminës bashkë me të, sigurisht pasi të kishit dalë vetë që aty?

Janë shumë ata që e kanë shkatërruar këtë vend nga radhët e politikës.  S’do mjaftonte një makinë për t’i çuar në greminë, besoj… (qesh)! /tesheshi.com

15 komente në “Rrëfimi i ish-shoferit të Ramiz Alisë: Si ishte t’i shërbeje mbi katër rrota atij burri”

  1. tani says:

    hallall o plak burrat flasin te verteten

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    Ramiz aleja thuaj. Ai e coi vendin ne gremine

  3. hysni dajaku says:

    EDI RAMA I keput nje kokerr pordhe duke udhetuar me makine
    Shoferi hap xhamin per tu ajrosur.
    Kryeministri pet shoferin pse e hapi xhamin.
    Shoferi pergjigjet:-per tu ajrosur.
    Kryeministri kur arriten nE destination I thote :-ti nuk duron dot as pordhet e mija vaj halli te tjerat? ?
    Shoferi u zevendesua me nje tjeter
    Kjo eshte historia qe do degjoni kur te ket vdekur Edi Rama nga intervista me ish shoferin e tin
    “Qente le te lehin, karvani ecen para”

  4. iliri says:

    Ramiz Alia ishte ai person që e ktheu pa gjak, (pse doli Saliu hale nuk është faji Ramizit) ishte një nga politikanët që do ti duej Shqipërisë tani në këtë kohë.

  5. Ivani i madh says:

    Ti mor zotri di shume per bucen Alia se ai ishte shkaktari i shkatrimit te vendit e te ekonomise shqipetare. Duke emeruar dy kelyshet e tij Berishen e Nanon ne krye te dy forcave politike. Ai qen i bindur i UDB Jugosllave ishte kanceri i Shqiperise qe la pas semundjen e tij qe ka pllakosur vendin dhe ska qeveri e politikane shteti Europian e Amerikan qe i gjen diagnozen aq keq e ka felliqur ky qen bir qeni qe i umbte fare e fis bashke me kelyshet e tij. Kjo semundjen e bute dhe e hidhur me emrin buce Ramis Alia mori ne qafe Shqiperine nuk e mbron dot o ushtarit i bindur i tij sikur te shkruash romane te tera se ai eshte kufome qe edhe pse i ngordhur qelbet dhe kunderen. Idealizmi i tij ishte sherbimi ndaj Serbise dhe UDB dhe shperberjen e shtetit e kombit Shqipetar.

  6. Ivani i madh says:

    Ti mor zotri di shume per bucen Alia se ai ishte shkaktari i shkatrimit te vendit e te ekonomise shqipetare. Duke emeruar dy kelyshet e tij Berishen e Nanon ne krye te dy forcave politike. Ai qen i bindur i UDB Jugosllave ishte kanceri i Shqiperise qe la pas semundjen e tij qe ka pllakosur vendin dhe ska qeveri e politikane shteti Europian e Amerikan qe i gjen diagnozen aq keq e ka felliqur ky qen bir qeni qe i umbte fare e fis bashke me kelyshet e tij. Kjo semundjen e bute dhe e hidhur me emrin buce Ramis Alia mori ne qafe Shqiperine nuk e mbron dot o ushtarit i bindur i tij sikur te shkruash romane te tera se ai eshte kufome qe edhe pse i ngordhur qelbet dhe kundermon. Idealizmi i tij ishte sherbimi ndaj Serbise dhe UDB dhe shperberjen e shtetit e kombit Shqipetar.

    1. nikoll says:

      Ivani Madh me tru te vogel…

  7. Bambi says:

    Gabimi qe nuk i falet Ramizit, dhe atje ku eshte, ishte qe na la peshqesh Baba Sqap Saliun. E beri me qellim apo nuk e njifte mire, kjo duhet diskutuar…

  8. Arber says:

    Mos e ndyni gojen me nje shofer te thjeshte. Ramizi ishte skile e vjeter, nuk kishte qafe per kembore, sic i themi ne cobanet. Por eshte e cuditshme pse Enver Hoxha nuk mendoi t’i linte pushtetin brezit te femijve te tij, por u zvarrit deri me karroce dhe ia la pushtetin Ramizit. Ketu ka qene pune agjenture. Une dyshoj per agjenture sovjetike. Pra njeriu qe e shkaterroi Shqiperine qe po ai qe e ndertoi: Enver Hoxha. Pas meje the le te behet qameti. Dhe qameti u be. Shqiperia do te shkoje keq e me keq.

    1. Joni says:

      pergjigjen e merr shume thjsht Aeber – sepse Ramiz Alia ishte vertete nje njeri i zgjuar dhe me kulture qe shmangu dhunen dhe luften, sa per Saliun ishte fati yne keq dhe ca faji yne qe e mbajtem dhe vazhdojme ta mbajme ne kurriz …

  9. Heri says:

    Ca po thoni nuk po shiko i dhe degjoni cfar po behet

  10. nji uj selite te lutem says:

    POpse mer çun edhe per kto 25 vjet demokraci prap ENVERI e ka fain po kta qe kan vjedhur dhe perdhunuar lopen kto 25 vjet nuk kan faj fare.

  11. Rita says:

    Na la peshqesh Salen e Nanon thone komentatore te mesiperm ,,,more dritshkurter ,,,ne programin Katovice ,ne plan te pare ishte shpetimi i kokave te tyre ,,d.m.th. as burg te meritueshem ,e ne baze te krimeve jo pak dhe me denim me vdekje e me tej pronare te ardhshem e te rinj te ishin pinjollet e pasardhesit nga klasa e tyre !!! Ajo klase e diskriminuar ,dhe e internuar me dekada te jene jo vetem jo e jo ne poste shteterore por dhe sot te deklasuar qe vit pas viti mblidhen ne sheshe e vetflijohen per demshperblim !!! Pyes ,tashme a nuk ndodhen me te vertet keto qe shkruaj ???? krimet e Alise qe jane te njejta si te diktatorit parardhes ,shtohen dhe me pas viteve 1985–se ku kishte mundesite te dergonte fuqine puntore me marreveshje me perendimin e Ameriken me dokumenta e jo nje miljon shqiptare te arratieshin e te kalonin dhe nje sketerre te dyte per te paur nje dokument qendrimi e tj etj

  12. ;) says:

    Rpt
    Ivani i madh me tru te vogel…
    Paske marre ndo1 lek me be propagande

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje