Rovena Dilo: Përgjigjja ime për burrat mizorë Ndriçim Babasi, Tom Doshi dhe dajën mafioz

7 Maj 2016, 09:23Politika TEMA

Prej ditësh qarkullon në media konflikti i pronës që ka Rovena Dilo me dajën e saj, i cili u prononcua dje për gazetën “Panorama”. Mbi këtë çështje prononcohet vetë këngëtarja sot në një intervistë në “Panorama Plus” duke sqaruar këtë histori, ku në mes janë edhe Tom Doshi me Ndriçim Babasin.

“Unë e dija që “zotërinjtë e politikës”, që duan të vjedhin pronën e familjes sime, do të reagonin në këtë mënyrë. Frikacakët fshihen gjithmonë pas dikujt tjetër dhe këtë herë, si çdo herë tjetër në këtë çështje, përdorën dajën, veglën dhe viktimën e tyre. Daja im është një burrë i moshuar, i pamartuar dhe pa trashëgimtarë, dhe është një nga 8 fëmijët e gjyshit tim të ndjerë, Naim Vreto. Ai, në pronën në fjalë dhe në të gjitha pronat e gjyshit tim, ka vetëm 1/8­tën”­ thotë Rovena.

Ajo tregon se nëpërmjet një akt dhurimi totalisht të pavlefshëm, ai pretendon të jetë i vetmi përfitues.

“Kjo çështje është në një proces gjyqësor themeli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës. Nuk është hera e parë që ai është i paditur dhe çështja është fituar, një herë në 2004, atëherë kur familja për të parë zbuloi mashtrimin e tij dhe më vonë në 2007, ku ajo u pushua me kërkesën e tij përpara trupit gjykues, me premtimin përpara fëmijëve të tjerë se gjithçka do ta zgjidhte ai vetë me mirëkuptim”­ thotë ajo.

Rovena sqaron se “Kjo pronë është një pasuri familjare. Si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj”

9 komente në “Rovena Dilo: Përgjigjja ime për burrat mizorë Ndriçim Babasi, Tom Doshi dhe dajën mafioz”

  1. Shqipari says:

    Shume e sakte… Ska nevoj per shume koment. Keta Batakçi politikanesh siç i quan Gjergj Fishta, kane formulen e grabitjes: Gjejne antarin e familjes qe i pershtatet karakterit te tyre nga ana morale dhe dobsia, e fusil ne loje duke i marre nje firme, dhe fillon loja. Ngatrrime me dokumenta, sherr ne familje, genjeshtra (ku genje shume sepse diçka mbet), korrupsion Gjykatesve, te cilen jane te paret per burg, dhe kshtu me rradhe. Pra kjo eshte Shqiperia per ne Europe por me kulture Aziatikesh…

    1. gazetar i kristalizum says:

      rovena kujt I plasi ?

  2. Treviso says:

    Kjo zoje nuk thote as me shume dhe as me pak nga ajo qe eshte e shkruajtur ne ligj. Problemin e krijojne ato qe nuk duan te zbatojne ligjin, por duan te mbushin xhepat duke shkelur ligjin.

    1. Ela says:

      Ligji thote se prinderit ne se lene testament mund tja lene kujt te duan pronen! Jo vetem njerit nga femijet po edhe shtepise se femijes ose komshiut qe eshte perkujdesur er ta p.sh

      1. AY says:

        Jo ne fakt nuk eshte keshtu. Lexoje dhe do habitesh. Nese prindi do te lere jashte trashegimise nje nga femijet, kjo do jete e pavlefshme persa kohe ai femije ka nje femije minoren sepse minoreni eshte automatikisht trashegimtar i pasurise se gjyshes/gjyshit.
        Ligji ne ShBA te lejon qe t’ja lesh pasurine komshiut dhe shtepise se femijes, por ne Shqiperise prona duhet trasheguar brenda familjes, nuk e le dot per komshiun pervecse ne rastin kur nuk ka 6 breza njerez te aferm. Ashtu si dhe ty, une mendoj se ligji eshte absurd, por keshtu eshte. Une arrij te kuptoj qe prindi nuk heq dot nga trashegimia femijen e vet minoren se e ka per detyre ta rrise, por detyra e tij mbaron ne momentin qe femijet i jane rritur dhe nuk i ka asnje borxh sterniperve e stermbesave qe shpeshhere nuk i kane shkelur as ne dere te shtepise.

  3. Pilo lala says:

    Mua me duket sikur Tom Doshi eshte ne te njejten rruge si Shullazi
    Me duket e njejta metode.

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    Procesi eshte hapur perpara apo pas shitjes? se procesi i fundit thuhet qe u mbyll per tu marre vesh me mirekuptim dhe pas kesaj nuk merret vesh ne ka apo jo proces tjeter dhe kur eshte hapur ky proces nqs eshte hapur, perpara apo pas shitjes se truallit? Ne hipoteke prona ne emer te kujt ekziston? as kete nuk na e thote rovena. nqs akti i dhurimit eshte fallco ath pse nuk eshte hapur gjyq kunder aktit te dhurimit? dhe ajo qe eshte e paqarte fare, ti mund te mashtrosh nje, dy ose tre persona e tju marresh nje akt dhurimi por jo 8 veta. Shkurt muhabeti rovena, daja do i gezoje leket qe ka marre nga shitja e tokes se gjyqi nuk mbaron para se daja te nderroje banese per te vajtur tek ajo banesa e fundit. doshit me babasin ske c’ju ben se ata e kane blere sipas ligjeve te shtetit shqiptar e nqs ka ndonje parregullsi ajo i ngelet ne kurriz dajes i cili do i kete bere leket rrushe kumbulla nderkohe. edhe ne rastin qe gjykata do e quaje blerjen te pavlefshme kush do ja ktheje leket doshit me babasin? ti jo nje here dhe askush nga trashegimtaret e tjere. ath i bie ti ngelesh borxh doshit dhe babasit dhe te jesh ne borxh me ata tipa nuk eshte ndonje haber i mire. Megjithate daja pa dashje tha nje gje te vertete, ai lart vonon por nuk harron per te gjithe ata qe kane ngrene ne kurriz te popullit fukara, ketu perfshij ty, dajen dhe te gjithe ata qe ne keto 25 vjet shkelen ligjet e shtetit, perfituan me pa te drejte dhe nga pa breke ne bythe na u gdhine biznesmene dhe milioner. ishalla kapeni per leshrash te dy palet se si thote ajo fshatarka tek 14 vjec dhenderr, uahahahahahahaha ohhhh çu kenaqem.

  5. Call of Duty says:

    Ku ka arritur SHqiptari, daja quan mbesen mafioze kurse ata qe i kane marre pronen, njerzit me te nderuar ne bote.

  6. azgan says:

    Mos u habitni,o shqiptare!
    Ja arritem me ne fund te prekim LUMTURIN qe kerkonim tere jeten:
    -“KY ESHTE NJERIU I RI KAPITALIST”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje